Jorida Tabaku: Po ndërtojnë një Republikë të të korruptuarve

16 Shkurt 2026, 14:00Politika TEMA
Jorida Tabaku: Po ndërtojnë një Republikë të të

Në vijim të debatit për projektligjin e Qeverisjes Elektronike në Komisionin e Ligjeve, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e thelloi kritikën e saj duke ngritur dy çështje thelbësore: mungesën e auditimit në AKSHI dhe kalimin e infrastrukturës kritike në një strukturë me elementë privatë.

Tabaku theksoi se, pavarësisht hetimeve dhe akuzave të ngritura për tenderat e teknologjisë, nuk ka pasur asnjë auditim të plotë e të pavarur mbi mënyrën si janë shpenzuar fondet publike.

Sipas saj, përpara se të krijohen struktura të reja apo të zhvendosen kompetenca, duhet të bëhet transparencë e plotë mbi 500 milionë euro të menaxhuara ndër vite.

“Ato tendera 500 milionë euro që jepte AKSHI, që deri dje – ashtu siç thotë edhe SPAK – janë dhënë nga një grup i strukturuar kriminal,” – deklaroi Tabaku në komision .

Deputetja shtroi pyetjen thelbësore: nëse një institucion është nën akuzë për shpërdorim dhe lidhje kriminale, përse nuk kryhet më parë një audit i thelluar financiar, teknik dhe i sigurisë? Për Tabakun, mungesa e auditimit krijon dyshime të forta se reforma synon të zhvendosë përgjegjësinë, jo ta sqarojë atë.

Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për kalimin e infrastrukturës kritike digjitale – databazat, sistemet shtetërore, rrjetet e komunikimit – në një shoqëri aksionere me përfshirje private.

“Kush do të kujdeset për sigurinë kombëtare? Kush do të kujdeset për të dhënat e shqiptarëve që mos dalin sheshit?” – pyeti Tabaku .

Sipas saj, në vendet e Bashkimit Europian infrastruktura kritike digjitale është 100% nën kontroll shtetëror, pikërisht për shkak të ndjeshmërisë së të dhënave dhe implikimeve për sigurinë kombëtare. Transferimi i saj në një strukturë hibride publik-privat, pa garanci të qarta dhe pa konsultim me autoritetet e mbrojtjes së të dhënave, përbën një precedent të rrezikshëm.

Në përfundim, Tabaku e lidhi këtë zhvillim me një model më të gjerë qeverisjeje që, sipas saj, po e dobëson kontrollin parlamentar.

“Ligje që e kanë kthyer parlamentin në noter,” – theksoi ajo, duke shtuar se kjo nismë është një hap tjetër drejt institucionalizimit të pandëshkueshmërisë

14 Komente

  1. T
    Trapajane hesapi

    Jeni ju, Pd me Saliun ne krye dhe bythelepiresit si puna jote, qe keni ndertuar republike e te korruptuar e. Dhe keni hyre kaq thelle sa nuk ka la ire si ti dhe burre nene qe ta ckorruptoje. Je teresisht nje hale e Tabakhones.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tabaku eshte karrieriste e koruptuar ne gen

      PS te kerkoje hetimin e lejeve te ndertimit qe ka marre Tabaku ne kohen e Lul Bashes, dhe do zbulohen e konfiskohet pasuri te medha te saj te vena me korrupsion!

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tironsi denbabaden

      Kur dhe kjo do te jape mend duket qe ka marre m.ti shalet

      Përgjigjjuni
      1. s
        sali

        Ike moj zhabe

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Kane te drejte te thone,korrupsionin nuk e sillem ne por e gjeten nga ju.Nje nder kryesoret e kesaj Republikë eshte kryetari yt i partise familjarisht te akuzuar dhe non grata

          Përgjigjjuni
          1. T
            Timi

            Kjo ka hallin e vet e jo te korrupsionit. Thjesht për vëmendje flet. Karrierë ka bërë në çerdhen e korrupsionit.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cecua

              Femer ordinere .

              Përgjigjjuni
              1. g
                gjergji

                ZONJE JU PRAKTIKISHT JENI NJE PARTI PLOTESISHT E KORRUPTUAR e qe drejtoheni nga nje drejtues super i korruptuar ,mashtrues ,rencak manipulator,vrases e terrorist.Si rregull partia e juaj apo me mire te themi partia salukjane mund te shpallet organizate apo parti terroriste.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sadiu

                  Po kjo e republikës së vrasjeve me në krye nongratën. Po çfarë laraske. Vrasjet në 1997 janë mbi 4000 veta, grushti I shtetit, vrasjet e 26 vetave në Gërdec, vrasjet në bulevard. Moj korbi Po Idhullin tënd Saliun nuk e kanë marrë për korupsin shtetëror e familjar, po sa po ndjek moj bashkudhtare e krimit SPAK, tek partia tënde. Bjeri legenit se i bie bukur o njerz të futur në llumb.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Elisa

                    Gjithë jetën vrer ke vjellë kundër Shqipërisë. Sa je e re bëhu pak më atdhetare. Mos u bë kaq armiqsore me fatet e Kombit, se ju nga etja për pushtet këto refleksione i prezantoni edhe në arenën ndër kombëtare.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Agron

                      o laraske ,propozo nje ligj qe vallja e sali berishes te hap cdo koference tendet ku del per tu dukur ,se ato qe thua shqiptaret i din me mir se ty

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Skraparliu

                        Po e ke filluar vete ti bashke me pd republican e te korruptuarve filoje nga vetja je apo jo ne cfare rrepublike I fillove marjen dhe ndertimin e pallateve vilen ne gjirin e LALEZIT je e re per kaq shume pasuri nuk vihen me djerse kaq shpjete kjo pasuria jote moj TABAKE bolle dhe mend per ndershmeri se nuk te beson njeri sepse atje ku ti fle me qente ne mengjes je gdhire dhe ti me mora ose beje trasparencen per pasurite qe ke vene rroge shteti nuk vihen po do thosh ti me KREDI po do hash do vishesh. Po femijet etj.apo ti dha halla daja xhaxhaj mos u lodhe kote je e korruptuar sic jane shumica e politikaneve te korruptuar duke ngrene djersen e Shqiptareve.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          NACIONALISTI

                          Korrupsioni filloi me firmato piramidale dhe VAZHDON dhe do te VAZHDOJE pa u ndalur deri sa SHQIPERI ta rjepin deri NE place

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lida

                            Ja dhe kjo gënjeshtarja profesioniste, që ka marrë gjoba pa fund për shpifje. Jorida kur do na e kërcesh edhenjëherë si balerinë vallen me këngën për Sali Berishën ?

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje