Ylli Manjani: Pyetjet që lindin për nismën ligjore antipezullim të PS

16 Shkurt 2026, 10:40Politika TEMA
Ylli Manjani: Pyetjet që lindin për nismën ligjore antipezullim

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ngritur pikëpyetje mbi nismën për saktësimin e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, duke paralajmëruar se ndalimi i pezullimit nga detyra mund të çojë në një zgjerim të tërthortë të imunitetit përtej anëtarëve të qeverisë dhe Presidentit.

Manjani pyet përse mbrojtja duhet të kufizohet në disa institucione dhe jo në të tjera, duke përmendur edhe rolin kyç të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në periudhë zgjedhore. Ai ngre shqetësimin se ndalimi i pezullimit mund të shtyjë drejtësinë drejt përdorimit të arrestit si alternativë më të ashpër.

Megjithëse e konsideron të domosdoshme ndërhyrjen ligjore, Manjani kërkon që ajo të mos jetë e nxituar dhe të shoqërohet me një rishikim më të gjerë të Kodit, për të shmangur pasoja të papritura.

Postimi i plotë i Manjanit:

Pyetjet që lindin për nismën ligjore antipezullim të PS janë:

1. Përse duhet të shtrihet mbrojtja ligjore përtej anëtarëve të qeverisë dhe Presidentit të Republikës ndalimi i Pezullimit?! A po e zgjerojmë disi konceptin e imunitetit edhe ndaj zyrtarëve dhe funksioneve jo politike?!

2. Pse janë 7 dhe jo më shumë ose më pak?! Përse jo të gjitha institucionet Kushtetuese?!

3. Po institucionet monokratike që nuk i përmend Kushtetuta, por që janë po aq të rëndësishme, fjala vjen kryetari i KQZ, si do trajtohen?!  

Dëmi që sjell ndalimi i ushtrimit të detyrës të KQZ në periudhë zgjedhore është shumë më i madh sesa pezullimi i të gjithë institucioneve Kushtetuese të marra së bashku... 

4. Mos ndoshta duke ndaluar përdorimin e pezullimit vendimmarrja politike po nxit drejtësinë të përdorë arrestin?! Tani, jemi pro apo kundër praktikës së arrestit?!

***

Mendoj se nisma për saktësimin e nenit 242 për Ministrat dhe Presidentit është e domosdoshme në kushtet kur Gjykata Kushtetuese nuk i dha drejtim. 

Padyshim duhet kjo nismë. E mira e do që të ishte bashkë me ndryshime të tjera të rëndësishme që Kodi i Proçedurës i kërkon. Sidoqoftë edhe ashtu e veçuar, është domosdoshmëri. 

Vetëm se pyetjet e mësipërme meritojnë vemendje... 

Nuk mundet që një sulmi të nxituar ti përgjigjesh me ndërhyrje të nxituara, sepse bën të njëjtin gabim si "sulmuesi"...

10 Komente

  1. Z
    Zeus

    Pyetja kryesore eshte Pse duhet te ken Imunitet te gjithe kta parazite ? Zgjedhja per te be politikanin, Pra te zgjedhurin dhe perfaquesesin e popullit eshte dicka me deshire, nuk eshte noj profesion me rendesi jetike sic eshte profesioni i Mjekut. Imuniteti qendron e mbrohet vetem sepse i GARANTON mos ndeshkim e perparsi per Vjedhje e Korrupsion te pafund.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Ram (a) Berisha

      Ha Ha Ha ...pasi te miratohen keto , e sigurt qe Saliu do e coje ne Gjykaten Kushtetuese dhe aty s'dihet c'ndodh pastaj............O moj Bela , ngrite ne kembe shtetin e trazove tere Shqiperine.........keto nisma ligjore , me duken tamam si thenia e Tano Karidit ne episodin e fundit te "La Piovra 10" : "....Paligjshmeria me e madhe sot eshte ...ligjshmeria. Nuk ka me nevoje te perdorim mjete te paligjshme , do te detyrojme shtetin te beje ligje sipas avazit tone..." !!!!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parku Rinia

        Po nqs nje mjek specialist, e/o nje Komision Mjeko-Ligjor, do te kerkonte/insistonte/vendoste qe nje antar i Qeverise / Keshillit te Ministrave te pezullohet nga detyra per rrezik jete e shendeti ..... cili imunitet fizik (personal e Kushtetues?!) e le akoma ne detyre?! ------------------ Mos Edvin Kristaq Rama do te akuzoje Mjekun Specialist e/o Komisionin Mjeko-Ligjor per sulm ndaj Pushtetit Ekzekutiv ?! ... ... ... e do te ndaloje me cdo kusht vendimin e Mjekut e/o te Komisionit Mjeko-Ligjor ... e deri per te here me radhe te vete ¨pacientes¨ qeveritare ?!

        Përgjigjjuni
      2. z
        zeri i arsyes

        Imuniteti i deputetit ka rrenje te thella. nje situate hipotetike. Ka nje votim, shume te rendesishem, dhe 1 ose 1 vota bejne diferencen. Ate dite, nje prokuror, i shtyre nga dikush, nxjerr nje urdher arresti per nje ose 2 deputete, dhe ata nuk shkojne dot ne votim, apo komision etj, etj. Ndaj dhe ka imunitet deputeti, dhe kur flet pa dogane, ka nje arsye parimore.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zeus

          Justifikime dhe vetem justifikime. Kan fuqine te anullojne votimin nese x prokuror ben padrejtesi ndaj y deputeti. Boll më me mashtrime e justifikime. Imuniteti i deputeteve eshte thjesht MBUROJE ndaj hetimeve per krime te cdo lloj natyre.

          Përgjigjjuni
          1. E
            E

            Eshte hequr imuniteti si deputete apo pezulluar si ministre? Me duket e dyta. Boll mashtruat. Turp. Pyetja e dyte: a eshte shqetesuar dhe a ka reaguar ndonjehere KM per padrejtesi te ndonje qytetari shqiptar. Me sa dime jo. Bie ere e qelbur kjo nisme.

            Përgjigjjuni
        2. M
          Mos u nxitoni .

          Ylli ka te drejte . Pleqerojeni mire .

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Po mesoje more tru peshk, se kjo behet per te ruajtur prapanicen e te gjatit, dhe permenden edhe gjoja te tjere. Per rastin Balluku nuk ka force ky ndryshim. Ndryshimi eshte per te ardhmen. Ja ndien lageshtiren , thote fjala.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Leka Lato

              Perballe. Me Keta juriste e magjistrate z Manjani, sduhet lene asnje hapesire Jane gati te pijne gjak’

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje