Rama në Uashington dhe sinjali politik për Shqipërinë

15 Shkurt 2026, 22:28Politika TEMA
Rama në Uashington dhe sinjali politik për Shqipërinë

Ftesa për Edi Ramën nga Donald Trump ne Bordin e Paqes nuk është rastësi. Është rezultat i një profili të ndërtuar me vite.

Duhet thënë: Rama është lojtar i mirë në diplomacinë ndërkombëtare.

Ai ka treguar aftësi për të lëvizur në terren kompleks, për të komunikuar me liderë të krahëve të ndryshëm politikë në SHBA dhe Europë, për të mbajtur Shqipërinë të pozicionuar qartë në boshtin euroatlantik. Kjo kërkon instinkt politik, durim dhe fleksibilitet.

Në një botë ku fuqitë e mëdha përplasen dhe ku vendet e vogla rrezikojnë të mbeten jashtë tavolinës, të jesh i ftuar do të thotë se je i vlefshëm.

Kjo nuk është çështje simpatie politike. Është analizë e ftohtë.

Një vend i vogël si Shqipëria fiton kur ka një lider që di të luajë në skenë të madhe pa e humbur orientimin strategjik. Dhe në këtë aspekt, Rama ka treguar se di ta bëjë.

Sigurisht, sfida është që ky kapital diplomatik të përkthehet në përfitim konkret për vendin: investime, mbështetje strategjike, rol më të qartë në rajon.

Por si moment politik, kjo është një pikë që duhet njohur.

Sepse në diplomaci, të jesh i ftuar në tryezë do të thotë se të konsiderojnë pjesë të lojës.
Dhe Shqipëria sot është në lojë./ Dritare.net

7 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Kur lajmet shndërrohen në hiperbolë. Rama atje vlen për numër, sepse nisma shihet me skepticizëm nga shumë shtete me peshë dhe numërat, fillimisht kanë rëndësi ashtu siç kanë kokrrat e rërës për krijimin e dunave. U kthye lajmi në qilim fluturues për të gjithë ata që i kanë qejf fluturimet.

    Përgjigjjuni
    1. p
      poshte komunizmi

      kuj ja thua shpellareve sllavo-komuniste

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Y

        Edi Rama eshte lojtar i zhdervjellt,di te lozi dhe di te fitoj,ka lartesuar Shqiperine dhe veten.Edi Rama eshte dinjitoz ne takim me personalitete boterore,dhe ka fituar respektin e tyre. Saliu ne rapport me personalitete europiane ka qene servil deri ne peshtirje

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni

          BE i tha jo. Nese Shqiperia do te jete ne BE si i behet?

          Përgjigjjuni
          1. K
            Komentuesi

            PSE MO SALIU NUK ISHTE????? NE KONFERENCEN ISLAMIKE MO , SHOK ME BINLADENIN MO ????

            Përgjigjjuni
            1. k
              km

              Sa per numur? Pse, ka vene kusht njeri, o do te jete numur 60 ose nuk ka Bord paqeje? Le ta themi ndryshe:Trapi ka nevoje per Edin. Ndaj dhe e ftoi. Sa per Europen. Italia eshte caktuar mbikqyrese e bordit TE paqes. Ketu Jane interesant, mbi te gjitha perpjekje per ndalim in e refugjateve, nepermjet investimeve per zhvillim ne keto zona.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Emigranti

                Rama loz bukur në kurriz të shqiptarëve. Janë lekët e shqiptarëve që do paguaj ai

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje