Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, ka prezantuar një nismë ligjore që synon plotësimin e një boshllëku në nenin 242/2 të Kodi i Procedurës Penale, i cili rregullon masat ndaluese, përfshirë pezullimin nga detyra.
Sipas Manjës, pika 1 e këtij neni përcakton kompetencën e gjykatës për të vendosur masa si pezullimi apo ndalimi i ushtrimit të detyrës, ndërsa pika 2 parashikon se masa e pezullimit nga detyra nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral.
"Është një nisëm që synon të plotësojë një boshllëk ligjor në nenin 242/2.
Ky nen ka të bëjë me masat ndaluese që ka kodi i procedurës penale. Në pikën 1 të këtij neni sqarohet kompetenca që ka gjykata në masat, pezullimi nga detyra dhe ndalimi i ushtrimit nga detyra. Ne jemi tek pezullimi nga detyra.
Në pikën 2 të këtij neni thuhet se masa e pezullimit nga detyra nuk shtrihet ndaj personave të zgjidhur sipas ligjit elektoral.
Referuar kodi zgjedhor sipas ligjit elektoral sot në Shqipëri zgjidhen anëtarët e këshillit bashkiak, kryetarët e bashkive dhe deputetet.
Ne propozojmë që në pikën 2, pra të shtohet rrethi i subjekteve ndaj të cilave nuk mund të jepet si masë pezullimi nga detyra. Ky rreth subjektesh shtohet me presidentin, avokatin e popullit, kryeministrin, zv.kryeministrin dhe ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarin e KLSH.
Pra nga tre subjekte që neni 242 i kodit të procedurës penale e përjashton masën e pezullimit nga detyra i shtohen edhe 7 subjekte të tjera. I jemi referuar strikt kushtetutës së republikës dhe që përbejnë shtyllat kryesore të shtetit të së drejtës.
Qëllimi i ndërhyrjes është garantimi i funksionimit normal dhe kushtetues të institucioneve të larta të shtetit, duke ruajtur të paprekura kompetencat e prokurorisë dhe gjykatës për hetimin dhe ndjekjen penale.
Ndryshimi nuk synon të kufizojë juridiksionin penal, dhe as të krijojë paprekshmëri individuale, por të vendosë balancë mes ushtrimit të funksioneve kushtetuese dhe nevojës për të garantuar rendin juridik në përputhje me nenin 7 të kushtetutës që sanksionon parimin e ndarjes dhe balancimin e pushteteve." - u shpreh Manja.
Plehra Antishtet!
Funksionimi normal por nqs pesimist me karrige është në aferë korrupsioni me fakte si I bëhet? Të vazhdojë funksionimi normal??
Ha Ha Ha ...pasi te miratohen keto , e sigurt qe Saliu do e coje ne Gjykaten Kushtetuese dhe aty s'dihet c'ndodh pastaj............O moj Bela , ngrite ne kembe shtetin e trazove tere Shqiperine.........keto nisma ligjore , me duken tamam si thenia e Tano Karidit ne episodin e fundit te "La Piovra 10" : "....Paligjshmeria me e madhe sot eshte ...ligjshmeria. Nuk ka me nevoje te perdorim mjete te paligjshme , do te detyrojme shtetin te beje ligje sipas avazit tone..." !!!!
Maloku Ulsi me patllake ne bythe?!?!? Ah mor mjerane qe jeni ne ate vend. kURRE nuk ka per tu bere ai vend. Zoti e ruajte!!!!!
Kot i kanë rënë kaq gjatë, le të shpallnin vjedhjen dhe korrupsionin si veprime të lejuar me ligj dhe kështu të gjitha palët binin rehat. Sepse tek e fundit, ky ndryshim ligjor vetëm për këto dy fenomene bëhet, vepra të tjera joligjore janë shumë të rralla për shtatë subjektet që ai prek.
Ky Manja ësht komplet i paaftë si shumica e juristëve apo magjistrave në Shqipêri.. ligji mbronte personat e zgjedhur ( ku kushtetuta fut dhe ministrat) pavarsisht funksionit. që kryejnë psh nqs një i zgjedhur në kshillin bashkiak nuk mund të pezullohet nga puna si mësues . Tani me keqinterpretimin e ligjit dhe ligjin e ri ky person i zgjedhur pezullohet Ja çbën padia
Perveç 7 subjekteve qe shtohen, ( ska burre qe I denon per vjedhje) duhet patjeter te shtohen edhe bashkeshortët apo bashkëshortet, kunetërit apo kunatat, me raste edhe dashnoret.( kete e percakton Rama ) Keshtu bini rehat fare. Ulusiu ngarkohet te shkrije te gjithe drejtesine. Ajo kalon ne dore te Sulltanit te Surrelit.
Po shyqyr qe u bete burra , te mere neperkembe nje pocaqi prokuror apo gjykates qe jsne td perlyer koke r kembe.,!!
Por ja, janë edhe 3 vjet këta Sulltanët e Surrelit dhe Sulltanët e rrugës Matohiti, paskëtaj, a do jetë i ndërgjegjshëm publiku shqipëtar që të votojë vetëm forcat e Reja politike, sepse po na çudisni me Sulltanët dhe Nongradat, bile Nongrada familjare që vetëm për Shqipërinë ekzistojnë ?
Kryehajduti mbron hajdutet me ligj në mes të Europrs. Ky sekt hajdutesh u eshte mbushur mendja se janë të përjetshem dhe Shqipëria eshte plsçkë e vjedhur. Deri jur do vazhdojë kjo 'Kur nga populli i vuajtur te dalë një Avni Rustem qe ti qerojë. Historia përseritet.Eshte ligjësi.
Po drejtoreshën e AKSHIt pse e latë pa mbrojtje? Shpirt ka dhe ajo
Ja, vetëm kështu mund të ç'armatosen Saliistët, brënda organeve të drejtësisë të cilët, në bashkëpunim me kryekriminelin e kombit tonë, Sali Shpellar Brisha, po mundohen të shembin Rendin Kushtetues.
Tani "aspaku" do kape te korriptuarit e there so kamariere, fatorino, police trafiku etj. bravo reforma , rrofte BE dhe USA
Po eshte ulsi. Ma ja jurist un jam kryejuristi nderkombetate absolut o Shqiperi te Jan ngjitir shushunjat e mijera ti dhe ne
Plotesimi i Kushtetutes me nje nen te tille nuk perben ndonje gje qe nuk dihet.Mendoj se drejtesia duhet te plotesoj kuadrin ligjor (nepermjet propozimit ne Kuvend) me ligjin:1-Vjedhia eshte e drejte e kujtedo qe ka pushtet.2-Cdo prokuror kur i do qejfi te arestoj pa vendim gjykate cdo te pandehur (me dyshime te arsyeshme). Ky nuk eshte shtet por nje vend ku interesat e ngushta te kujtedo mund te te japin ose te marrin jeten (LIRINE).
Si nuk ngrihet njeri, t'i shpoti këto mostra 35 vjecare. Që e shkaterruan këtë vend e këtë popull.
Ky ligj cenon parimin kushtetues te barazise para ligjit. Psh, nese me ligj ndalohet pezullimi nga detyra e ministrave edhe kur vjedhin , sic eshte rasti i zonjes se nderuar Balluku, atehere duhet te ndalohet edhe pezullimi nga detyra i bashkepunetoreve ne vjedhje pasi kane qene pjesetar te nje grupi. Une si popull propozoj i Kuvendit te Shqiperise te shtojne nje nen ku perjashtohen nga pezullimi nga detyra i bashkepunetoreve ne vjedhe te te ministrave dhe kryetareve te bashkise. Arrestimi i bashepunetoreve ne vjedhje te ministrave i detyron keta te fundit te gjejne e pregatisin bashkepunetore te rinj ne vjedhje duke i futur edhe keta ne mekat keshtu eshte me mire ta leme grupin e vjedhjes te vjedhin deri sa te ngopen sesa te pregatisim hajna te rinj.
O Ulsi dil njehere andej nga Dibra se eshte shembur rruga e re e Ramuutit, dil nga zyrat e Kuvendit se u qelbe, parfumosu sa te duash po era perc dhie do te bihesh, si ka pas thone Sefer Daja, "Katunar me 7 lekura qytetar nuk bohesh kurre".