Jorida Tabaku: Taksa të ulëta, rregulla të qarta dhe ekonomi të lirë për të gjithë

16 Shkurt 2025, 17:47Politika TEMA
Jorida Tabaku: Taksa të ulëta, rregulla të qarta dhe ekonomi

 

Gjatë prezantimit tw programit ekonomik tw Partisw Demokratike, Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, foli mbi sipwrmarrjen dhe modelin ekonomik qw ofron PD duke paraqitur një vizion të qartë për një Shqipëri me ekonomi të lirë, konkurruese dhe të drejtë për të gjithë qytetarët. Ajo theksoi se PD është e vendosur të rikthejë rregullat e lojës në ekonomi, duke krijuar një mjedis të ndershëm për sipërmarrësit dhe duke luftuar klientelizmin dhe monopolin.

Kodi i ri Fiskal – Kushtetuta e re e Taksave

Një nga pikat kyçe të programit të prezantuar nga Tabaku ishte krijimi i Kodit të ri Fiskal, një reformë e thellë që do të rregullojë të gjitha politikat tatimore mbi baza të qarta dhe të parashikueshme për bizneset dhe qytetarët. “Ky kod nuk do të ndryshohet sipas interesave të pushtetit, por do të jetë një kornizë e qëndrueshme ligjore që garanton taksa të drejta dhe konkurrencë të ndershme,” u shpreh Tabaku.

Ajo nënvizoi se ndryshimet e shpeshta në legjislacionin fiskal kanë krijuar një sistem të padrejtë dhe të ndikuar nga klientelizmi. Për këtë arsye, PD angazhohet për një taksë të sheshtë 10%, e njëjtë si për individët ashtu edhe për bizneset, duke ulur kështu barrën e tepërt fiskale që ka dëmtuar sipërmarrësit e ndershëm.

Rimodelimi i ekonomisë – Heqja e barrierave për biznesin dhe konkurrencë e ndershme

Sipas Tabakut, shteti është pengesa kryesore për sipërmarrësit. Ajo denoncoi subvencionet klienteliste dhe kontratat korruptive të qeverisë socialiste që kanë krijuar një ekonomi të pabarabartë, ku vetëm një grup i vogël përfiton, ndërsa shumica e biznesve përballen me vështirësi.

PD propozon eliminimin e kontratave korruptive të PPP-ve, një rishikim tërësor të buxhetit dhe shpenzimeve të shtetit, si dhe një qeverisje më të vogël dhe më efektive që vendos theksin tek inovacioni dhe zhvillimi ekonomik. Tabaku gjithashtu premtoi reformimin e tregut të pronës, për të siguruar një mjedis të favorshëm për investime afatgjata dhe formalizimin e ekonomisë.

Një tjetër pikë kyçe e programit ekonomik të PD-së është digjitalizimi i plotë i shërbimeve për bizneset, duke lehtësuar procedurat dhe ulur korrupsionin administrativ. “Bizneset nuk mund të vazhdojnë të jenë viktima të inspektimeve të porositura nga qeveria, prandaj ne do të vendosim rregulla të qarta për kontrollet tatimore, të cilat do të bazohen vetëm mbi analiza risku dhe jo mbi shantazhe politike,” u shpreh Tabaku.

 

 

Një ekonomi e lirë dhe e fortë për një Shqipëri evropiane

Në përmbyllje të fjalës së saj, Tabaku theksoi se modeli aktual ekonomik nuk mund të vazhdojë të funksionojë vetëm për një pakicë të privilegjuar. “Ne nuk mund të kemi një ekonomi që punon vetëm për 100 biznese dhe lë të tjerët jashtë garës. Shqipëria duhet të shkëputet nga ky model dhe të kalojë në një ekonomi të lirë dhe konkurruese,” deklaroi ajo.

Programi ekonomik i PD-së synon të sjellë barazi mundësish për të gjithë qytetarët, tërheqje të investimeve, rritje të prodhimit vendas dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, duke e përgatitur Shqipërinë për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian.

“Një ekonomi e fortë do të thotë një Shqipëri e fortë. Ky është angazhimi ynë dhe ne nuk do të ndalemi derisa të bëhet realitet,” përfundoi Tabaku.

 

Fjala e mbajtur:

Tani dua t’i drejtohem sipërmarrësve të ndershëm, që cdo ditë nga mëngjesi në darkë mbajnë gjallë ekonominë e vendit, punësojnë paguajnë taksa ndershmërisht dhe përballen me një një sistem të pandershëm, që nuk punon për ta dhe që është produkt i ligjeve klienteliste dhe me porosi, të cilat kanë vrarë ekonominë tonë dhe mbi të gjitha shpirtin sipërmarrës. Ata përballen përditë me një sistem të pandershëm taksimi, një sistem të pandershëm incentivash ekonomike dhe taksash që nuk I ndihmon por I dekurajon në punën e tyre.

Prandaj, e kemi të nevojshme dhe most ë domosdoshme për t’I ofruar mundësi të barabarta të gjithë sipërmarrësve dhe atyre që kanë në gen sipërmarrjen dhe të bërit biznes; krijimin e një Kodi Fiskal që do t’u shërbejë atyre dhe padyshim edhe Shqipërisë. Një ide që PD, flaë edhe z. Florion Mima, e ka pasur me kohë dhe ai ka insistuar me kohë për këtë kod.

Po çfarë është Kodi fiscal? Një kushtetutë taksash që vendos parimet e shkruara të t ëjgiht politikave fiskale dhe duke ndërtuar rregulla të qarta loje për këdo.  Kodi I procedurës tatimore është ndryshuar 140 herë ndonëse ka 130 nene në tërësi dhe në raste të shumta kanë qenë ndryshime me porosi. Gjithashtu ligjet me porosi, ligjet që nxisin një ekonomi të kapur për interesa të caktuar të disa bizneseve do të eleminohen. Një taksë e sheshtë, e përmendur pak më herët, do të vendoset njësoj si për të ardhurat personale edhe për ato nga biznesi dhe do të jetë 10%. Reformimi I strukturës së taksës së karburantit dhe gjithë barrës që nuk shkon në ekonomi porn ë pak duar. Sikundër dhe një sanksionim të qartë ligjor për kontrollet tatimore që do të aktivizohen vetëm në bazë të një risku. Duke hequr gjithë taborrin e zyrtarëve, tatimorëve që sot shkojnë tek bizesi. Rimbursimi i TVSH i garantuar brenda afatit dhe automatik Eleminimi i gjithë përjashtimeve nga TVSH përpos dy elemntëve që do jenë parësore dhe do rregullohen me rimbursim; shporta ushqimeve dhe energjia.

Synimi është vendosja e rregullave të qarta loje, për të pasur një reformim fiskal dhe një garanci për këdo që do të luajë në treg dhe konkurenca e ndershme.

 

Së dyti, pengesa më e madhe sipërmarrjeve është shteti. Penguesi dhe shkelësi më i madh i ligjit është shteti. Ai pengon konkurencën dhe meritokracinë ndaj ne kemi menduar si ti ndryshojmë këto pika. E para, heqja e subvencioneve klienteliste që prekin një apo dy biznese. Shteti po e prish këtë konkurencë në treg. Digjitalizimi i plotë për biznesin, ulja e kostove të energjisë për bizneset prodhuese dhe përpunuese për të nxitur industrializimin dhe prodhimin vendas.

Rishikimi i të gjitha PPP-ve për të eliminuar kontratat korruptive dhe për të ristrukturuar projektet që dëmtojnë tregun e lirë. Shqipëria ka nevojë për një ristrukturim efektiv të qeverisë dhe ristrukturim të buxhetit nga shpenzimet e kota. Kjo nis nga të gjitha shoqëritë që zotërohen nga shteti, deri tek pronat shtetërore.

Reforma e tregut të pronës për të formalizuar ekonominë dhe për të stimuluar investimet afatgjata.

Ristrukturimi i gjithë shpenzimeve të shtetit drejt një qeverie të vogël. Njëkohësisht dhe në reforma reale derregullatore pasi hiperrregullimi i kushton shtrenjtë sipërmarrjes shqiptare por edhe biznesit shqiptar.

Shqipëria duhet të shkëputet nga një ekonomi e mbështetur në monopole dhe industria duhet të rivitalizohet dhe adaptohet për të kaluar në një ekonomi moderne dhe konkurruese.

Duhet të dalim nga ky model ekonomik ku punohet për 100 biznese dhe për të ndryshuar këtë model ekonomik arrihet përmes inovacionit dhe zhvillimit ekonomik që mungon në tregun shqiptar dhe që modeli ynë ekonomik bazuar mbi këtë program e mundëson.

Pasi duhet t’i japim fund një modeli ekonoik që përmison jetën dhe bilancin e 5% ndërsa pjesa tjetër punon për to.

Beteja jonë nuk është vetëm kundër qeverisë së dështuar socialiste, por për të ardhmen e Shqipërisë. PD nuk do të ndalojë derisa çdo shqiptar të ketë të njëjtat mundësi për sukses, sipërmarrja të dhe ekonomia shqiptare të jetë e denjë për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Një ekonomi e fortë do të thotë një Shqipëri e fortë!

Shqiptarët nuk kërkojnë asgjë më shumë se të kenë një ekonomi që punon për ta. Ne angazhohemi që ky vizion të bëhet realitet.

Një ekonomi e lirë dhe e fortë do të thotë një Shqipëri më e fortë!

27 Komente

  1. A
    Ana

    Pra zonje ju thoni qe biznesi i vogel, qe perfaqeson rreth 90% te sipermarjeve private te tatohet 10% te fitimit, nderkohe qe ka qe ne 2020 qe eshte 0%. E kjo do vazhdoje keshtu deri ne 2029 nese ne pushtet do jene socialistet.

    Përgjigjjuni
    1. S
      SPAK - Bande kriminale e Rama hajdutit

      Ca thua moj koqe . Biznesi i vogel tatohet 20% ndersa biznesi i oligarkeve qe gjasme jane strategjije , nuk paguajne taksa fare se jane shoket e Rama hajdutit

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Provoje te mendosh nje çike me thelle para se te kepusesh traplleqe.Po u ulen taksat sic thote kjo ekspertja e ekonomise,kush do i zevendedoje ato qe do mungojne ne arketime?? Po te doni sherbime duhen taksa,se pa ato nuk ka sherbime,nuk ka ushtri polici,mjekesi,arsim,dhe ne kete rast te ketyre propozimeve dikush tjeter di i paguaje,kush??!! Problemi eshte me ata qe i vjedhin dhe i shperdorojne taksat,dhe ketu eshte problemi per Tabaket,se ne qofte se qahemi prej ketyre qe sot jane ne pushtet, ç'fare duhet te bejme me keta qe ofrohen si alternative,si zgjidhje, e qe e dime se si qeverrisin,sepse jane po te njejtet,kusare,bandite,hajna,qe ishin me pare dhe i njohim mire!!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ana

          O SPAK i Rama Hajdutit qenke edhe veshderr. Ka nja 5 vjet qe biznesi i vogel e ka ZERO tatimin mbi fitimin dhe deri ne vitin 2029 sipas shkelqesise se tij Rama do vazhdoje te jete ZERO! Kjo jo se eshte e mire per shoqerine, por per idiot si ty dhe qe jane shumica eshte e mire. Ndaj, nese zonja do te donte tju afronte prane saliut, do te duhej te deklaronte jo 10% por - 5%!

          Përgjigjjuni
        2. S
          Spak, ta mban ta hetosh Tabakun

          Po viles se Tabakut ne Gjirin e Lalezit si i behet? Spaku gestapoja akoma nuk e ka ne liste Tabakun? Turp te kete Spaku legen i nongrates. Breket e Tabakut blihen 1 mije euro pala tek dyqani i Liri Berishes. Keshtu edhe Tabaku kontribuon pjesen e saj per LaCiviten e ftohur ne tajare.

          Përgjigjjuni
        3. 0
          007

          Kjo laraska po kjo eshte Nafije Dybeku e grupit Ciftelia te Sali NonGrates se Vic Vici i Vicidolit.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sylvinio

            Tabakut i doli fjala kur i tha Lali Erit qe “ Rama do ju fusi te gjitheve ne burg”.

            Përgjigjjuni
          2. 0
            007

            Kjo laraska po kjo eshte Nafije Dybeku e grupit Ciftelia te Sali NonGrates se Vic Vici i Vicidolit.

            Përgjigjjuni
            1. 0
              007

              Kjo laraska po kjo eshte Nafije Dybeku e grupit Ciftelia te Sali NonGrates se Vic Vici i Vicidolit.

              Përgjigjjuni
              1. 0
                007

                Kjo laraska po kjo eshte Nafije Dybeku e grupit Ciftelia te Sali NonGrates se Vic Vici i Vicidolit.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  K O R C A

                  Kaq budallaqe te jesh ! Saliun e njeh mire bota e jo me pastaj shqiptaret . Cfardo qe te thoni e te premtoni , jini 100% te pa besueshem . Qofte gjate kohes si president , qofte ne dy mandate si k/minister , Saliu edhe keshilltaret i mbante prane jo qe te mesonte e merte keshilla prej tyre , por qe t`iu jepte keshilla e mesime , perndryshe i flakte . Kur ishte president , Ai arriti deri atje sa qe e rrahu nje ekonomiste te talentuar korcare (s`me kujtohet emri per momentin), te cilen e vleresonin si valute , per te vetmen arsye se nuk fliste e vepronte me logjiken shtazarake te nje bajraktari mesjetar , deri sa e tmerruar ajo kerkoi azil politik ne SHBA , ku eshte edhe sot . Kurse ti kukumjace kerkon te bindesh shqiptaret se ujku qenka bere qingj !

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qytetari

                    Si vajte i bere prape follow Sales ne insta? E pafalshme.

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      drejtesia

                      Largohu moj pisevenge,ty nuk te flet inteligjenca por servillleku,sa turp! Te quaj truthare me vjen keq se nuk je,por qe trurin ta perdorin te tjeret kjo kuptohet lehte dhe qarte! Jeni bere te gjithe utirak ku dhjet Berisha,per nje cop vendi deputeti! Nuk vdes njeri dhe po te mos jesh,por jeni mesuar te pervetsoni dhe shqyeni vendin si hijenat ne mish te ngordhur! Turp tju vij gjeriz kaluar gjerizit!

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gjyshja e kësaj ka qënë çingije

                        Pse nuk thua që do hamë me lug floriri si në kohën e sekretarit PPSH Sali kriminel berisha

                        Përgjigjjuni
                        1. x
                          xoni

                          Pirdh se lirohesh moj balonë pa terezi.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Demokrati i zhgenjyer

                            C'fare thote kjo byth shtrembesira , apo kujton se nuk i njohin shqiptaret keta terrorista . Ketyre u ka plasur cipa fare ps ua ka hequr fare taksat biznesirt te vogel kjo shurra thote do e veme ekonomine ne shina d.th do te paguajne 10% nga zero qe ezhte sot . Vazhdoni beni plane se ate me te gj . . .in do te merrni sepse i keni dhene provat qe jeni mjeshtra per te vjedhur e shkaterruar e per te vrare . Erdhi 11 maji e do ta shihni kur shqiptaret do ju nxjerrin me keq se ne 97 tamam si e meritoni .

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Demokrati i zhgenjyer

                              C'fare thote kjo byth shtrembesira , apo kujton se nuk i njohin shqiptaret keta terrorista . Ketyre u ka plasur cipa fare ps ua ka hequr fare taksat biznesirt te vogel kjo shurra thote do e veme ekonomine ne shina d.th do te paguajne 10% nga zero qe ezhte sot . Vazhdoni beni plane se ate me te gj . . .in do te merrni sepse i keni dhene provat qe jeni mjeshtra per te vjedhur e shkaterruar e per te vrare . Erdhi 11 maji e do ta shihni kur shqiptaret do ju nxjerrin me keq se ne 97 tamam si e meritoni .

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Munika

                                Duhen vendosur ca taksa edhe per seksin Nuk duhet te kete me qirje gratis.

                                Përgjigjjuni
                                1. .
                                  .........

                                  Po ik moj ...se nuk mbeti ekonimia ta shpjegosh ti....

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    SHAMI KUQJA E PD

                                    Z Tabakone me sa shofe une tani qe keni marre dhe strategun e fitores Trump,mendoni qe te beni sa me te besusheme ne fushaten tuajen anen ekonomike te partise qe ju aderoni.Une e shofe thjesht dhe vetem mashtrimin e rradhes qe ju po mundoheni ti spiegoheni njerezve te cilet as nuk te kuptoin dhe as kane per tju kuptuar.Thjesht propanganda qe beni per kete popull kure nuk keni per ta rregulluar por ne te kunderten siçe keni dhene prova e keni çuhar ekonomine e shiptarve ne kolapsin me absurd qe mundet nje parti si ajo e juaja.Jeni zero te besushem dhe te pa votueshem me keto mashtrime qe predikoni qe do realizoni.Kure nuk keni shanse te vini ne pushtet.Jeni partia me skandaloze ne keto 34 vjet.Kushdo mundet te vije ne pushtet,ndersa ju kure per sa kohe do ju dreitoj 80 vjeçari NON GRATA

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Ndekua

                                      Obobo si nuk hoqën dorë nga gënjeshtrat këta udhëheqësit e PD. Kjo aman moj ekonomistja me e madhe ekohës ku ke shkëlqyer tiv Asgjkundi ti po për të bçr presion e për të bër vila je e morë në fakt ti.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. (
                                        (***)

                                        Kodi i ri fiskal, - Kushtetuta e re e taksave. --------------- Si mund ta kuptojë një votues shprehjen: taksa të drejta dhe konkurencë të ndershme. Nëse flasim për taksa të drejta (numri shumës), atëhete kjo bije poshtë me taksën e rrafshtë 10% për të gjithë të punësuarit dhe punëdhënësit. Pra, nuk bëhet fjalë për disa lloje taksash, por për një lloj. Këtu dalin dy çështje. Së pari, pse 10% dhe jo më pak apo më shumë. Luli psh thotë 8%; thatë fare, nuk do t'u votonin ju. Së dyti, është e sigurtë, me këtë projekt për taksat, të mbulohen proporcionalisht nevojat e shtetit? Sa përqind të buxhetit mbulon shteti me mënyrën ekzistuese të taksimit dhe sa me atë të renë. Përdorni togfjalëshin "konkurencë e ndershme" dhe besoj se me të nënkuptoni të privilegjuarit në treg. Edhe konkurencë edhe të ndershme nuk ka. Konkurenca në kuptimin ekonomik është vërtet me rregulla, por e pa ndershme në përgjithësi me rrenga e truke ndaj konkurrentëve, si në një ndeshje futbolli, shahu, apo dominojë, edhe në lojën tresh, po të duash. Kurse të privilegjuar në treg, sidomos në sistemin që jetojmë do të ketë gjithmon. Për financuesit ka një bilanc, sa hedh në treg dhe sa fitoj, por ka edhe garanci, por ka edhe njohje të fushës, por ka edhe korrektësi e kosto. Prandaj psh prodhimet "firmato" janë dhe më të shtrenjta, prandaj prodhime dhe investime të caktuara u besohen ofruesve më të mirë, të njohur, të fushës ku porositet investimi. * Nga kuptimi i përgjithshëm shoqëror, për të cilët u digjet barku përditë, taksat e rrafshta dhe aq më shumë të trumbetuar nga ju, janë formë e taksimeve të djathta dhe ua kalojnë barrën shumicës së popullsisë me të ardhura të ulta; po e quajmë të atyre me të ardhura nën kufirin e taksimit të nivelit të sotëm, për të mos u futur në politikë dhe të themi klasave të shfrytëzuara. Kjo është e vërteta që edhe nëse nuk e kini kalkuluar, po ta kalkuloni do ta vërtetojë katërcipërisht këtë. Kjo është brenda intetesave që përfaqësoni, të atyre pakicave të privilegjuara e të mikluar nga qeveria e sotme edhe pse i quani "oligarkë" të konkurencës së pandershme. Nëse do mendimin tim, ta kam thënë edhe disa herë të tjeta: puna nuk duhet të taksohet fare, se, duke krijuar mbivletën, është taksuar një herë, që në çmim të plotë të produktit; fitimi duhet të taksohet, se është pjesë e mbivlerës. ---------------- Rimodelimi i ekonomisë. Shteti është pengesë për sipërmarrësit, shprehet znj Tabaku. Pra nuk je për shtet? Dy janë grupimet që synojnë shuarjen e shtetit: anarshistët, që synojnë menjëherë, pas marrjes së pushtit dhe komunistët i japin afat pak të largët dhe pranojnë se do të ekzistojë edhe për një kohë pas marrjes së pushtetit, deri në zhdukjen vetvetiu të tij, kur njerëzimi nuk do të ketë më nevojë. Shteti në asnjë rrethanë nuk i pengon sipërmarrësit, pasi shteti janë vetë ata, e kundërta ndodh dhe siç thoni kuptimisht edhe ju, ca prej tyre i përkëdhel. Kthimi pas nuk është një rimodelim i ekonomisë. Kthimi pas është modeli i një Shqipërie gropë, tek shkatërrimi i asaj që është ndërtuar, si shkatërrimet tek "Zogu i Zi", tek pushimet masive për "një shteti të vogël", tek Sudet, tek Bektelët, tej '97-a, '98-a, Gërdeci, 21 janari, grabitjet si tek klubi Partizani,etj . Sa i takon anulimit të kontratave me PPP-të, kjo edhe mund të ndodhë, por, nëse këto anullime janë brenda klauzolat ligjore dhe nëse qeveria nuk heq dorë nga shërbimet që ofron kjo formë organizmi ekonomik, madja i përmirëson dhe i ul kostot e shërbimit; ndryshe do të kishim një hap pas. Znj Tabaku, nuk reformohet tregu i pronës nëse nuk vendoset në rradhë të parë renta diferenciale e tokës, llogaritur sipas tri llojeve të saj mbi pronarët e tokës, pas klasifikimit të saj. Mbi dhe nën të kryhet e gjithë veprimtaria prodhuese dhe ekonomike e vendit - një bazë e mirë për shfrytëzimin e saj dhe shtimin e të ardhurat e shtetit. Kjo është dhe një bazë për sigurimin e një ambjenti të favorshëm dhe të investimeve afatgjata, moslënien e tokave djerrë dhe formalizumin e ekonomisë. Pra si do ta reformoni konkretisht tregun e pronës, nuk na e thoni, se ndryshe, është njëjtë si të thoni: do të shkojmë në hënë. Me gjithë absurdin e kësaj të fundit, konstatimet nuk janë program. Dixhitalizimi i plotë i biznesit, nuk e ul aspak korrupsionin administrativ, në të gjitha kuptimet e përdorura. Ai mund të ulë korrupsionin formal, por jo atë informal, sa ekziston përvehtësimi privat i fitimit. Bizneset nuk mund të jenë viktima të qeverisë për sa kohë punojnë në përputhje me ligjet në fuqi, pa abuzime e informalitet. Kontrollet e qeverisë duhet të jenë të rrepta dhe të herëpashershme, të befasishme dhe të kujdesshme, dhe është mirë të bëhen për periudha mes dy inventaresh. Kontrollet tatimore në bazë risku s'janë veç farsa "ekonomike" dhe janë njëlloj me ato politike, që përmendni ju. Por nuk kemi përfitime politike, por përfitime ekonomike ndaj të kontrolluarve tatimor. --------------"Një ekonomi e fortë është një Shqipëri e fortë", na siguron znj Tabaku, por në programin e saj nuk na thotë drejtimet e zhvillimeve ekonomike, që do ta bëjë të fortë Shqipërinë. ---------------- Pastaj, si shpall sentencën e më sipërme, pa na dhënë spjegime si e qysh dhe, si i ka sharë 100 sipërmarrësit (uau, qënkan goxha, pata përshtypje se do të qenë pak, fare pak, po ndo nja 20 - 30 copë) e privilegjuar nga shteti, por që sipas programit të saj, do t'ua ulë barrën e taksës, duke u lënë një fitim më të madh, u drejtohet sipërmarrësve të ndershëm, se këta të njëqind janë në rreth, si Zapata, si të pandershëm. ----------------- Kështu, kështu, mi zyshe, sidomos sugjerimet e Florianit, që e ka pas n'men nji manual kodimi fiskal, qysh kur ka maru shkollën, por që nuk mujti me e hartu kur ishte në pushtet e tëhu, se i humbi livorja dhe nuk i lanë me e hartu, kto, socialistët e marum me një ekonomi të dështuar.------------------- Po ç'thua moj, që del si orakulle ditë pas dite e na thua po të njëjtat gjëra por me fjalë të tjera, që konceptualisht as vetë nuk i kupton dhe mjaft të varfra profesionalisht, e na i paraqet si programe partie dhe për popull dele. Por të gjithë që kanë një nivel të caktuar shkollimi e që është normale për shtresën e mesme, e dinë, që ky pusht është i të pasurve dhe ata më të pasurit kanë edhe fuqinë më të madhe në pushtet, prandaj dhe qeveritë përkrahin dhe "provilegjojë" këta, të sërë tuaj, të djathtët, privatin e pasur, se ai i ka mundësitë dhe sigurinë e porosive të shtetit; kaq e thjeshtë është. Tash, ju, ç'far do të bëni më mirë se këta që janë në pushtet, këtë na thoni; kthimet pas janë të rrezikshme dhe ende nuk jemi të gatshëm të përballojmë eksperimente të tilla, si ato të Florianit për kushtetutën e re të taksave, që përmend brenda programit ekonomik.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. r
                                          raul

                                          Eshte ngritur goca nones , Ne mes te nates nga gjumi, Tabakhonja e Tiranes, Ka marre rrugen tek merhumi, Ka pare enderr goca e shkrete, Se me ne fund po vjen fitorja, Ka pare enderr me pushtet, Ka kthyer bythen nga foltorja, Por harron kjo goce e shkrete, Se perbindeshi i foltores, S'vjen me kurre ne pushtet, Kryeplaku i bathores, Se pelcet kercet furtuna, Fryhet vjosa derdhet Buna, Se po vjen 11 maji , Edi Rama prap n'pushtet, Ne foltore ka plas vaji, Vaj medet ku kemi mbet.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            NA GENJEJNE !!! MOD MOS U BESONI !!!

                                            Jorida ka te drejte dhe flet . Fajtore jemi ne , qe nuk levizim vendit , Na mashtrojme , e dime dhe heshtim. Thote Balluku, 25% e punimeve ne rrugen Tirane -plepa.. ka mbaruar . Ke genjejnẽ…..?!? Vetẽm 4 km rruge eshte hapur dhe po punohet . Jane 30 km gjithẽsej . Si u dalin hesapet ketyre mashtruesve ?!?

                                            Përgjigjjuni
                                            1. .
                                              ...

                                              O Na gënjen!!! Nëse janë 30 km, nga Kthesa e Kamzës deri në mbikalimin e Rinasit, janë nja 6 km, më duket, shtoi kësaj edhe nga Tirana tek Kthesa e Kamzës, sa bëjnë? Le që punimet po shtyen më tej. Kështu që i bije më shumë të kesh gënjyer ti se ministrja.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. O
                                                O MAGJAR !!

                                                RRUGA E NDROQIT, JO AUTOSTRADA.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. .
                                                  ...

                                                  O magjar (merret edhe gomar edhe hungarez: Magyer - Magjar), ndjesë, se ky, që "na gënjen...", na orjenton gabim, kur thotë Tiranë-Plepa, se më duket se tek plepat dilet edhe nga autostrada, apo jo, se rob i padalë unë. Sa për saktësi. Rruga e Ndroqit është tjetër gjë, por afërsisht me të njëjtën përmbajtje. Projekti është Kombinat (jo Tiranë) - Ndroq - Plepa 27, 3 km. Po kryen punime në rreth 5 km, loti i parë, nga Komnbinati tek kthesa e Pezë Helmësit dhe është projektuar të përfundojë në maj 2026. Nuk di për cilën pjesë është shprehur ministrja, por përderisa ajo flet për kryerjen e 25% të punimeve, besoj se e ka fjalën për këtë segment: Kombinat - Kthesë Pez Helmës, ku dhe po punohet. Gjithsesi ndjesë për shqetësimin e lënë me një nofkë mbresëlënëse për mua, por edhe për ty, shprehur me gërma të mëdha.

                                                  Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje