Juristi: Meta është drejt arrestimit, po vepron si i pandehur

26 Prill 2024, 13:55Politika TEMA
Juristi: Meta është drejt arrestimit, po vepron si i pandehur

Juristi Romeo Kara ka deklaruar se kreu i PL, Ilir Meta kërkon të shpëtojë nga lobimi dhe politika që do ta bashkojë me Sali Berishën te ballkoni është destabilizimi.

Ai ka theksuar se Meta vetëm sulmon SPAK dhe nuk flet me argumente, po vepron si i pandehur. Sipas juristit, LSI është një “gjellë” e vjetër, që Meta po e përdor dhe bashkë me të dhe familjen e tij.


“Është një fortunë e krijuar nga Meta, kemi gruan e tij që ka dal nga kjo situatë. Unë mendoj që personi më i zhurmshmi nuk është më i fuqishmi, është më i pasigurti dhe Meta po kërkon të shpëtojë nga lobimi.

Ai kërkon gjithashtu që nëse do të arrestohet të lërë dy persona që nuk janë të përfshirë. Mendon ta përdori LSI si estabilishment, ai dhe Berisha kanë kërkuar të përdorin kartën që në këtë vend nuk do të ketë asnjëherë drejtësi.

Ai po flet si i pandehur nuk dëgjon më, është bipolar. Ia hedh fajin të tjerëve, duke e ditur shumë mirë që kallëzimin e kam bërë unë në 2017 dhe jo në 2019 dhe kam emisionin ku kam dalë. Po kapet pas fijes së barit, kur nuk sulmon argumentin, sulmon argumentuesin. Unë e pranoj fjalën e tij, por dhe ai duhet të pranoj fjalën time që është hajdut.

E ftoj të ballafaqohet me mua me këtë emision dhe të dalim dhe të shohim se kush është ky burrë që po akuzon”, tha juristi në “Tirana Live” . 

Më tej, Kara theksoi se Meta është afër arrestimit dhe do të marri atë që meriton.

“Ka dhe njerëz të tjerë si unë, që janë të ngopur si unë. Të marri dhe Berishën, mundësisht dhe Ramën. Unë kur dal nga shtëpia mendoj dhe që mund të mos kthehem më.

Atë rraqe të qelbur LSI nuk e do asnjëri. Mendoj që jemi afër një arrestimi, mund të jetë ai lajmi që ka dhënë dje Anduena Llabani që ka paguar një prokuror për të shtyrë arrestimin.

Këta janë në fund, e ka SPAK në dorë e ka dhe ky popull. Do të marrin atë që meritojnë më në fund këtij populli do t’i kthehet drejtësia, që kurrë të mos përsëritet kjo epokë e zezë”.

5 Komente

  1. b
    borsh

    Romeo te bekofte zoti ty dhe familjen i ke bere nje sherbim te jashtezakonshem shqiperis bravo

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fernanda

      Qe ta dish ti "borsh" , ti "Emigranti" dhe ti o "Pensionisti" ky juristi Romeo Kara eshte nje cope mish me dy sy qe e komandon si papagall prej 7 vjetesh Tauland Balla! Te fala liderit global dhe lali Erit.

      Përgjigjjuni
    2. E
      Emigranti

      Flm romeo!. Mos u dorezo!.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti

        Romeo eshte shpirti i se vertetes! Ka qendruar dhe qendron si hero perballe terroristit agush-like-mona Metaj, i metë dhe i rrezikshem, po aq edhe i çmendur. Drejtesia duhet te marre ne konsiderate deshmite e nje juristi te vendosur, te drejte dhe te pamposhtur. Te gjithe jane ne mbeshtetje te juristit Rome Kara.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbeni

          Fernanda ku i ke shkruajtur këto rreshta,mos tek semafori ku je duke pritur ndonjë klient ? Nga i di ato që thua për juristin moj buçe,apo t’i ka thënë like floriri ?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje