Juristi Romeo Karaj ishte ai që e kallëzoi Ilir Metën për aferën CEZ-DIA një vit më parë. Qëkur është denoncuar Meta, shpeshherë e ka sulmuar juristin, duke thënë se është i dënuar për dhunë në familje e për shpifje.
Edhe në letrën e dy dite më parë, Meta tha të njëjtën gjë. I ftuar në në Dritare TV, zoti Karaj i përgjigjet akuzave të Metës.
Juristi thotë se Meta e sulmon atë personalisht sepse nuk sulmon dot argumentet e ngritura kundër tij.
“Ilir Meta aty e ka maçokun tek emri im sepse i kam dalë përballë. Ai burracak ka qenë gjithmonë përballë meje se e njoh që i vogël.
Por e ka harruar kur më vlerësonte. Kur nuk sulmohet argumenti, sulmohet argumentuesi. Unë e siguroj gjithë popullin që nuk jam i dënuar.
Unë kam publikuar edhe dëshminë e penalitetit. Por Likja nuk është nga ata persona që e njeh argumentin. Pastaj çfarë pret nga një njeri që nuk i ka lënë kusur familjes dhe gruas së tij.
Ai është njeriu më burracak që njeh Shqipëria. Edhe mos i kishte bërë vetë, ai mban përgjegjësi për gruan edhe fëmijët.
Me mendjen tij ai do i çojë në burg edhe fëmijët sepse i futi në biznese të çmendura imobiliare edhe ata. Ai e ka ditur që unë e kam kapur aty ku nuk lëviz më.
Janë 4-5 raste me njerëz të detyrës, spiunë, ordinerë, që dalin edhe nëpër televizione, mercenare, që nga Meta e tek Ambasada ruse që vinin për të marrë vesh çfarë thosha unë edhe jashtë prononcimeve publike.
Kanë gërmua minjtë e tij dhe të Berishës, nuk kanë gjetur gjë dhe janë çmendur së unë jetoj si asket. Unë jetoj si shqiptarët e tjerë, me punën time”, tha ai.
A...Romeo, Romeo! Ke vjedh edhe kumbulla te dega qe dilte te muret e komshiut. Mos e moho!
Dhuna ne famille ne Shqiperi nuk eshte fenomen i rralle ,te gjithe shqiptaret jane machiste dhe te dhuneshem . Ajo qe avokati bene eshte denancimi per nje afer korruptive. dhe Méta duhet ta kundershtoi me kunder- argumente e jo me çeshtje personale , pasi nese meremi me Moniken sa i kane hipur dhe sa i kane zbritur apo breket te makina e Fatos Nano behen shume . Te akuzone per korrupsion kundershtoje per çfare te akuzone.
E njoh mirë Romeon por nuk me hyn ne pun jeta e tij private as aroganca e tij. Per mua eshte vertet hero. Bravo i qofte qe denancoi kete spordhjak Skrapari . Mos harojm qe vuri jeten e tij ne rezik. Se po të bejm nje skanim të ngarjeve kuptojm se ku jan ata qe kan kundershtuar Meten dhe Berishen. Bravo Romeo
E pershendes komentuesin me iniciale @ per shkrimin e tij, ne adrese te Juristit Romeo Karaj; " Shqiperia me shume se kurre ka shume nevoje per poletikane intelektual , sic eshte Juristi Karaj... E ndjek vazhdimisht ne portale, dhe jam e mendimit, qe te formoje Partine e tij, per te miren e ketij vendi, qe ka 34-vite e nuk po ngre koken ,nga te pangopurit.....!!!!????
O Fjona ti do jesh vete Romeo qe i ben elozhe vetes. Ku e pe intelektualin tek ky fytyre hardhuca ti qe te vriste per Saliun para disa vitesh.
Z. or Zoti komentues, une jam nje shqiptare e moshes 83-vjecare... Kam 34 vjet ne mergim te larget... E kam ndjekur vazhdimisht Z. Karaj neper portale, dhe kam mendimin tim pozitiv per kete Jurist; qe te verteten, heret apo vone, nuk e "varros" ka kurajon dhe e thote... Pershendetje..