Kandidatja për presidente Kamala Harris, përmes një letre, shpreh mirënjohje për kontributin e paçmuar të komunitetit shqiptaro-amerikan. Ja letra që vjen në prag të zgjedhjeve në SHBA:
"Shqiptaro-amerikanët kanë dhënë kontribute të paçmuara për vendin tonë për breza të tërë, duke treguar një përkushtim të thellë ndaj familjes, komunitetit dhe luftës për liri. Janë qindra mijëra shqiptaro-amerikanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe qëndrueshmëria e komunitetit tuaj vazhdon të na inspirojë të gjithëve.
Shqiptaro-Amerikanët kanë bërë kontribute të rëndësishme në strukturën e kombit tonë, duke pasuruar komunitetet me shpirtin e tyre ndërmarrës, vlerat e forta familjare dhe një përkushtim të thellë ndaj arsimit dhe angazhimit qytetar. Nga pronarë të bizneseve të vogla tek profesionistë në mjekësi, drejtësi dhe shërbim publik, Shqiptaro-Amerikanët kanë luajtur një rol kyç në zhvillimin e ekonomive lokale dhe forcimin e strukturës sociale të qyteteve dhe fshatrave të panumërta në të gjithë vendin.
Për më shumë se një shekull, duke filluar që nga Konferenca e Paqes në Paris pas Luftës së Parë Botërore, Amerikanët dhe Shqiptarët kanë ndarë një lidhje të veçantë. Deri në ditët e sotme, Shqiptaro-Amerikanët kujtojnë që ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që dolën në mbrojtje të pavarësisë së Shqipërisë në atë moment vendimtar.
Dua të ritheksoj partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shqipëria është një aleate e palëkundur e NATO-s, dhe unë jam mirënjohëse ndaj Shqipërisë për promovimin e stabilitetit në rajon, si dhe për udhëheqjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë muajve pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia.
Shtetet e Bashkuara kanë udhëhequr gjithashtu aleatët dhe partnerët evropianë për të mbështetur pavarësinë historike dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe vazhdojnë të mbështesin një Kosovë shumetnike, demokratike, të integruar plotësisht në komunitetin ndërkombëtar.
Unë i kuptoj sfidat unike me të cilat përballen shumë prej komunitetit shqiptaro-amerikan dhe jam e përkushtuar ndaj politikave që mbështesin komunitetin tuaj, përfshirë mbështetjen për një ekonomi me mundësi të barabarta dhe mbrojtjen e të drejtave civile për të gjithë. Pjesëmarrja e shqiptaro-amerikanëve në demokracinë tonë është më e rëndësishme se kurrë. Së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme që pasqyron vlerat dhe aspiratat tona të përbashkëta. Faleminderit për gjithçka që kontribuoni për këtë vend të madh!"

Anon po i bone presidente Po deshe hiqjani no gratin spiunit serb Se ngeli ne dritaren e katit tet si lakuriq note me kok poshte
Ajde futje kot....Kosove shumetnike? Kur 90% e popullsise eshte etnikisht e paster shqiptare.
Ishte duke qeshur kur shkruajti letren shqiptareve! Por para se tja shkruanin, i premtuan gjatoshin!
Kurse mutsire Kalec, ti ishe duke pare gruan tende duke ta shkerdhyer ne goje zezaket.