
Nga Marko Caka
Pengesa e gazetarëve shqiptarë në doganën e Kapshticës nga ana e policisë greke, rizgjoi edhe njëherë atë veprimin cinik dhe të ulët kur qeveria greke nisi të hakmerrej ndaj palës shqiptare për diçka që nuk i përshtatet politikave të saj apo që nuk kanë gjetur zgjidhje në rrugët diplomatike. Kjo histori ka nisur qëmotit, atëherë kur qeveria shqiptare kërkonte të zgjidhte një çeshtje të mbajtur peng nga shteti grek, apo anasjelltas kur shteti grek nxitej nga pakënaqësitë e pakicës së saj në Shqipëri si dhe nga ndonjë incident, duke bërë që autoritetet greke të hakmarren me pretekstin e prishjes së kompjuterave duke shtrënguar masat e kalimit në kufi me mbylljen e sporteleve dhe bllokimin e mijëra emigrantëve shqiptarë duke krijuar në kufi radhe të gjata kilometrike që shkonte deri në Gjirokastër. Një hakmarrje që e bënin në periudhën e festave dhe në pushimet verore ku fluksi i lëvizjes së emigrantë ishte shumë i madh. Kjo më tepër ishte në një kohë kur qeveria shqiptare e qindra problemeve të brendshme, të zhytur në llumin e korrupsionit të saj ishte një peqe leqe e qëndrimeve ekstremiste të homologëve greke që hakmerreshin shumë më lehtë duke goditur në pikën më të dobët, ndaj emigrantëve shqiptarë meqenëse vendi i tyre ishte i dyndur nga emigracioni i huaj. Kjo histori vazhdoi pothuajse për dy dekada deri kur ekonomia e greke filloj të tkurrej për shkak të skandaleve të korrupsionit të qeverive të tyre dhe në fundin e dhjetëvjeçarit të 2000-shit nisi tronditja e fuqishme ndaj bankave dhe e falemintitimit të arkës së shtetit grek që deri atëherë mbahej gjallë me fondet e BE-së. Kjo situatë e rëndë ekonomike që e kishte shpënë shtetin grek shumë pranë greminës, ishte një arsye e madhe pse autoritetet greke kishin ndaluar "huqet" e tyre për tu shfryrë ndaj popullsisë emigruese shqiptare si një hakmarrje ndaj mos pëlqimit të politikave të qeverisë shqiptare. Por këto hakmarrje ekstreme nisën të zbeheshin atëherë kur shtetin helen e pllakosi kriza e tyre më e madhe ekonomike, duke bërë atë që shumë shqiptarë nisën të braktisnin shtetin fqinj, ku disa u kthyen në vendlindje dhe disa u larguan në vendet e tjera europiane më të zhvilluara për një jetë më të mirë.
Duhet theksuar se që me ardhjen në pushtet të Kryeministrit socialist Rama, i cili duke vendosur raportet e reciprocitetit, qëndrimet e grekëve filluan të ndryshojnë kurs dhe sjellja e tyre u bë akoma më e butë sesa ishte më përpara , sado që në pak raste kishte disa përplasje deri në incidente diplomatike. Por me ardhjen e Ramës qeveria shqiptare solli një personalitet në politikën e jashtme që di ti thotë gjërat troç pa maska dhe me negocim të barabartë me homologët. Sepse në filozofinë e Ramës është më e rëndësishme fryma pozitive dhe harmoniteti i dy popujve fqinjë të përjetshëm sesa mosmarrëveshjet dhe problemet historikë që prodhojnë vetëm tensione e kriza politike, kur ato shumë mirë mund të gjejnë një zgjidhje atëherë kur ulesh dhe diskuton në tryezën e përbashkët nën frymën e bashkëpunimit. Prandaj kryeministri Rama është parë me sy të mirë nga perëndimorët por edhe tek shumica e grekëve sado që disa i duan përjetësisht marrëdhënjet e me shqiptarët të tensionuara me atë shpirtligësinë e superioritetit që e kanë ndaj kombeve të tjera. Me shumë pozitivitet kanë qenë marrëdhëniet me qeverinë e Cipras, i cili edhe ai kishte pak a shumë të njëjtën filozofi me Ramën se po nuk zgjidhe problemet me fqinjët nuk mund të jesh më i dobishëm me të tjerët që janë më larg oborrit tënd. Ishte i vetmi kryeministër grek që zgjidhi problemin e emrit me fqinjët e Maqedonisë Veriore duke sjellë më afër popujt e dy vendeve. Kishim një Aleksis Cipras që u distancua menjëherë nga nuancat nacionaliste që sillnin pakica e djathtë dhe ekstreme e minoritetit, në vend që të ishin urë lidhëse ata ishin një tomorr që ishte i destinuar vetëm për të prodhuar kriza ndërmjet dy popujve fqinjë. Pra ish Kryeministri Cipras si një reformator i moderuar ishte më i angazhuari për të afruar më shumë nevojën e popujve me kombësi të ndryshme që duan harmoni e prosperitet sesa për të mbajtur afër problematikët që duan vetëm kriza por që ka kosto elektorale për qeverisjen e tij. Pra ai pranoi më mirë harmoninë me fqinjët sesa pajtim me ekstremistët antifqinjë që e pagoi me kosto duke ja dhënë pushtetitin të djathtëve konservatore të Micotaqis.
Të kundërtën e tij po bën Kryeministrit i tanishëm Kiriakos Micotaqis i cili i ka dhënë më rëndësi kësaj pakice ekstreme për hir të votave elektorale sesa për nevojën që ka vendi për një harmoni me fqinjët veriorë. Rasti i Belerit duke e vënë si përfaqësues i partisë konservatore në Parlamentin Europian është shembulli më i keq sesi Micotaqis është më i prirur për të mbajt pushtetin me disa vota të këtij komuniteti, ku shumica ishin bashkëpunëtorë të Agimit të Artë që vijnë nga bota e errët e krimit sesa të ndërtojë një marrëdhënie të harmonisë së konsoliduar me fqinjët për të ardhmen e zhvillimit të dy vendeve.
Tani tek rasti i fundit e pengimit të gazetarëve shqiptarë që ishin nisur për të mbuluar kryeministrin e tyre Edi Rama në fushatën e tij me diasporën në Selanik është akoma më i rëndë për Greqinë e Bashkimit Europian duke ditur sesa të favorizuar janë gazetarët kudo që të jenë në lëvizjen e tyre të lirë dhe dhe tek drejta e lirisë së shtypit. Dhe kur ato cenohen në vendin ku ka lindur demokracia dhe si vend i aderuar në principet themelore të Bashkimit Europian, kjo tregon që sa mbrapa ka mbetur politika greke për fajë të disa politikanëve që nuk bëjnë kurrë një hap para për të hyrë realitetin e kohës. Por kjo ishte e vetmja mundësi sesi mund ti hakmerrej Ramës dhe institucioneve demokratike shqiptare në hatërmbetjet e tyre si me drejtësinë e re apo në mosmarrëveshjet e tyre të vjetra që kanë ku me qeverinë e tanishme greke vazhdohen të jenë akoma më të thelluara. Ky është rasti i parë që i ndodh një grupi të gazetarëve shqiptarë sepse ishte pengesa më e lehtë për autoritetet greke, meqenëse nuk është periudhë fluksi ku ata dinë ta përdorin me dorën më të ashpër ndaj popullsisë së pafajshme të emigrantëve shqiptarë që vitet e fundit është rrudhur, dhe tani ka më shumë kosto për ekonominë grekë e cila vuan për fuqinë e krahut të punës.
Z.Marko.Per kandidimin e antishqiptarit Beleris nuk mund te fajesohet asnje pervecse dy me antishqiptaret MERISHA DHE META.Mbas tyre jane te shiturit disa te vetequajtur ANAL-ISTE pa asnje lloj kualifikimi shkencor ,qe mendimin e tyre vulgar e shesin te pagesa me e pare.Kujto ish ministrin MANJANI qe kalonte sa ne nje studio ne tjetrin,sa ne nje miting te antishqiptareve ne tjetrin ne mbrojtje te antishqiptarit BELERIS.Kujto thenien e Konices ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE JANE VETE SHQIPTARET