Kreshnik Spahiu: E turpshme që opozita mbajti dje krahun e Greqisë dhe jo gazetarëve shqiptarë

3 Nëntor 2024, 12:50Politika TEMA
Kreshnik Spahiu: E turpshme që opozita mbajti dje krahun e Greqisë dhe

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi incidentin me gazetarët shqiptarë, të cilët u mbajtën për rreth 3 orë në kufi nga pala greke, ndërsa ishin nisur drejt Selanikut për të ndjekur takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët.

Spahiu tha se është e turpshme se si opozita shqiptare nuk pati një reagim mbi këtë incident duke mbajtur krahun e Greqisë dhe jo të gazetarëve shqiptarë.

“Pse opozita shqiptare dhe Berisha s’kanë dalë me një deklaratë për të mbrojtur gazetarët që u bllokuan në kufi.

Opozita që proteston me mosbindje për shumë problematika hesht kur ka shkelje të të drejtave të njeriut në raport me Greqinë.

Opozita mbajti krahun e Greqisë dhe jo gazetarëve të Shqipërisë”, tha Spahiu.

2 Komente

  1. c
    ce

    Pritet qe perbindeshi i vicidolit te dale neser ne dritare tek tyrbja e katit te 8t dhe te deklaroje se permbytjet apokaliptike ne Valencia te Spanjes jane porositur nga Edi Rama me ane te inteligjences artificiale. Dhe trushplaret bushkolas poshte ballkonit do ta gelltisin si te vertete dhe kete shpifje ashtu sic gelltisin shpifjet absurde cdo nate se jane te droguar nga trute.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Atdhetari

      Ka thënë një të vërtetë dhe s'e luan TOPI! Opozita dhe koalicioni opozitarë janë antishqiptarë, zorraxhinj dhe të shitur tek Athina. Fytyra e pëdësë është fytyra e fred bejdhjerit. Kaq mjafton!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje