VIDEO/ “Pa SHBA e BE nuk do nënshtronim dot ata që ulërijnë nga penxheret”, Rama: Nëse do kishim kapur drejtësinë, s'do kishte 'koka të prera' nga radhët tona

3 Nëntor 2024, 11:53Politika TEMA
VIDEO/ “Pa SHBA e BE nuk do nënshtronim dot ata që

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat e bëra nga Sali Berisha dhe Ilir Meta se drejtësia është e kapur nga qeveria.

Ai tha se nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë, nuk do të kishte të hetuar nga radhët e mazhorancës, por vetëm nga opozita. Rama theksoi se një mbështetje të madhe në luftën kundër korrupsionit ka dhënë BE dhe SHBA.

“Pa mbështetjen e SHBA dhe BE ne nuk do tja dilnim dot kësaj reformë pse sepse nuk dot ta nënshtronim dot rezidencën e paepur të atyre që sot ulërijnë nga penxheret e kateve të larta. Por të mendosh se kjo do ndodhte pa PS dhe të mendosh se Shqipëria sot ka një tjetër forcë përveç PS, është si ajo shprehja merre me lëng se mishi mbaroi.

Nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë gijotina e një drejtësie teatrale që do dirigjohej nga qeveria nuk do kishte prerë koka nga radhët tona. Nëse qeveria ka kontroll mbi drejtësinë, drejtësia nuk hyn dot në radhët e njerëzve të qeverisë.


Ka edhe një ekstrem tjetër që reformën e bëri Amerika, edhe kjo është pa aq e vërtetë, se aty ishte Amerika para se ne ti hynim detit në këmbë. Amerika është aty edhe në vendet e tjera të Rajonit, por vetëm në Shqipëri është bërë e mundur ajo që po ndodh.

Pyetja është e thjesht: nëse Amerika pse nuk na e solli më parë, por na la të jetonim nën thundrën e korrupsionit për kaq shumë vite? Sepse as Amerika dhe as BE as mund ta bënin dhe as nuk e bëjnë dot këtë reformë nëse nuk gjendet forca e brendshme për të udhëhequr këtë proces. Shqipëria e ka këtë forcë të brendshme”, tha Rama.

1 Komente

  1. R
    Real

    Ti ke shkuar per lesh me kete cfaqje delirante.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje