VIDEO/ Rama: Absurd ndalimi i gazetarëve shqiptarë në kufirin grek! Nesër i dorëzojmë qeverisë greke kërkesë për…

3 Nëntor 2024, 10:29Politika TEMA
VIDEO/ Rama: Absurd ndalimi i gazetarëve shqiptarë në kufirin

Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Selanik të Greqisë, në kuadër të turit me diasporën.

Rama komentoi ndalimin e gazetarëve shqiptarë në kufirin grek, teksa tha se kjo situatë është absurde, dhe se Shqipëria nuk është bërë pengesë për hyrjen e gazetarëve grekë në territorin shqiptar.

Rama shtoi se do t’i drejtohet zyrtarisht qeverisë greke për rishikimin e vendimit të vitit 2011 që ndalon gazetarin Marin Mema të hyjë në Greqi. Ai theksoi se Mema nuk ka kryer asnjë krim dhe se puna e tij si gazetar pas historisë së shqiptarëve nuk mund të shërbejë si justifikim për bllokimin e lirisë së tij të lëvizjes.

''U shpreh keqardhjen gazetarëve nga Shqipëria, që u bllokuan për disa orë në kufi, për arsye të panjohura për ne, por duhet të falënderoj ministrin e jashtëm grek për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin një situate absurde që kurrë si ka ndodhur dhe s’mund ti ndodhë për asnjë arsye asnjë gazetari grek në kufirin hyrës të Shqipërisë.

Meqë po flasim për gazetarët dhe lëvizjen e lirë të gazetarëve dua të besoj se ministri i jashtëm i Greqisë, vetë qeveria greke, do t’i përgjigjen me logjikën e shëndetshme europiane kërkesës që do t’ia drejtojmë zyrtarisht që nesër për rishikimin e një vendim absurd të autoriteteve greke 12 vjet më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema të futet në Greqi.

Marin Mema nuk ka kryer asnjë krim, ai nuk ka bërë asgjë më shumë dhe asgjë me pak se sa punën e tij si gazetar i apasionuar pas gjurmëve të historisë së shqiptarëve.

Nëse këndvështrimi i tij i historisë është i ndryshëm ndaj kujtoftë në Athinë që ka nxitur apo ka marrë vendim absurd për ti ndaluar hyrjen në një vend të BE si Greqia, ky s’mund të jetë shkak për ti hequr një gazetari lirinë europiane të lëvizjes. Është masë ekstreme antidemokratike, që bie ndesh me çdo vlerë dhe parim të komunitetit europian.", tha Rama. 

5 Komente

  1. T
    Trojan

    Ke falenderon more ,ministri duhet ti kishte paraprire ketyre gjerave ,a e mendon dot se c kane hequr shqiptaret neper kufijte greke apo dhe brenda per te kaluar ,apo dokumente ?Kerkon vota tani ? Do maresh nje mut ,votat do vene vetem per te rinjte

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqip

      Trojan-Rama ka nje zakon qe te vret me pambuk. Ka vite qe e ka bere kete me greket dhe serbet dhe gjithmone jua ka lene kopilin ne dere. Para tij, asnje K.Minister shqiptar nuk ka luajtur me keto fqinje problematik sic ka luajtur me sukses Rama dhe per kete ka marre edhe admirimin e kolegeve te tij europiane. Rames mund ti numerosh shume kusure, por sa i perket politikes se jashtme, eshte njeshi.

      Përgjigjjuni
      1. R
        RAIFI

        Shqip, admirimin Rama e ka marr nga përendimoret për faktin se u ka bërë lëshime dy armiqve kryesor të shqiptareve,serbve dhe grekëve të cilve po Evropa u ka dhënë më tepër se gjysmën e tokave shqiptare.Përendimoret po e duan Ramën se po realizohen synimet e tyre shekullore kundra shqiptarëve por tani përmes një shqiptari.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Detari

        turkoskiptaret u futen te gjithe ilegalisht nga malet ne greqi. nqs kerkon reciprocitet 100% Greqia duhet ti deboje qe neser te gjithe allvanosat dhe te gjobisi albanistanin.

        Përgjigjjuni
      3. V
        VINI GISHTIN KOKES

        Keto qe po thua zotrote @Trojan nga Vicidoli , I ka bere vite me pare idhulli yt , Sali Berisha kur ishte president , pastaj k/minister dhe se fundi u fut edhe me thelle ne gjirizin e ujrave te zeza te Athines , duke u bere edhe ,me grek se vete Micotaqi ! Me cfar logjike po i kerkon llogari k/ministrit te sotem qe po kryen me dinjitet detyren e ngarkuar ?!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje