“Berisha proteston për hallin e tij, jo për shkodranët”, gazetari: Bashkë me Metën janë të akuzuar dhe duan liri

3 Nëntor 2024, 09:07Politika TEMA
“Berisha proteston për hallin e tij, jo për

Mbështetës të opozitës dhe qytetarë të Shkodrës dolën këtë te shtunë në një marshim, te thirrur nga drejtues të PD, pas atentatit me tre viktima që ndodhi disa ditë më parë në lagjen Dobraç.

Lidhur me këtë marshim, gazetari Fatos Mahmutaj ka thënë në “Ora e Fundit” se Sali Berisha proteston për hallet e veta dhe jo për shkodranët.

Ai ka deklaruar se Berisha dhe Meta janë të barabartë me eksponentët e krimit që qëlluan mbi trupat e viktimave dhe të dy hanë nën akuzë.


“Berisha proteston për hallin e vetë, nuk proteston fare për qytetarët e Shkodrës. Duhet të biem dakord që rasti i Shkodrës është rasti ekstrem i krimit në Shqipëri.

Pra, krimi i tejkaluar të gjitha limitet në Shqipëri dhe unë personalisht do të isha i mendimit për të protestuar kundër krimit.

Qytetarët e Shkodrës e shohin që Berisha ka hallin e vetë, nuk ka hallin e qytetarëve. Nuk ka hallin e funksionimit të rendit publik në Shkodër, funksionon a jo.

Halli i Berishës është lirimi i Berishës, lirimi i Ilir Metës, këto janë halle personale. Atëherë nuk mund ta udhëheqin kauzën personat që janë të inkriminuar.

Pra, imagjino sikur Berisha dhe Meta të ishin ata që qëlluan mbi ata njerëz. Ata janë të akuzuar dhe kanë hallin e tyre, jo të shqiptarëve, të shkodranëve”, tha Mahmutaj.

2 Komente

  1. D
    Dardan

    Tani topi eshte ne fushen e Drejtesise Demokratike te Shqiperise; le te shpresojme se deri per vit te ri, biri dhe dhenderri i Serbise, kreu i agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekrimineli dhe kryehajduti Salih Vuk Berisha do te prese bileten per ne Rec!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Moj Vlore e bukur ne grope ...

      P0 ata pak qe iu pergjigjen , c'jane , se qe Berisha Po perpushet e Po kafshon , aq sa mundet , dihet dhe nga bufi pse e Ben ....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje