Si u nda opozita në Kuvend, për një dekret të Bajram Begajt

2 Nëntor 2024, 15:51Politika TEMA

Si u nda opozita në Kuvend, për një dekret të Bajram Begajt

Në seancën e të enjtes pati një dyzim qëndrimesh brenda opozitës, në lidhje me një dekret të Presidentit të Republikës Bajram Begaj, i cili ktheu me dekret ligjin për Inspekktimin në vend.

Ligj, i cili eliminon të gjithë inspektorët e dikastereve, apo edhe të bashkive, dhe i vendos të gjithë në drejtimin e një insitucioni të veçantë, i cili nuk është i pavarur por autonon më mënyrën e funksionimit.

Presidenti Begaj e ktheu në Kuvend ligjin, me një dekret të cilin e mbrojti këshilltari ligjor i tij Ilir Rusmali, e që pati mjaft replika në komision parlamentar me kryeinspektorin Shkëlqim Hajdari.

Por në fund Parlamenti me 74 vota rrëzoi Dekretin e Presidentit të Republikës dhe la ligjin në fuqi. Kunder dekretit të Presidentit votuan edhe 5 deputetë të opzitës Flutura Acka, Arbi Agalliu, Merita Bakiu, Gëzim Ademi dhe Nusret Avdulla.

Në shpjegimin e votës, deputetja Flutura Açka tha se kjo bëhej për të demonstruar një pajtim me kreun e shtetit, i cili duhet të ndërhyjë për ligje të rëndësishme për të drejtat e njeriut dhe publikun, e jo për çështje administrative.

Ndërkaq, Jorida Tabaku, ka qenë pro dekretit të Begajt. Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se “Ky dekret i rrëzuar përbën miratimin "de facto" të një ligji që krijon amulli dhe katrahurë, me përgjegjësi të paqarta dhe një dublim rolesh që nuk ofron zgjidhje, por vetëm kaos në procesin e inspektimeve. Siç theksohej qartësisht në dekretin presidencial, ligji ndikon në 69 ligje të tjera dhe është produkt i një nxitimi dashakeq, që as nuk na afron me standardet dhe direktivat e BE-së dhe as e bën më të mbrojtur biznesin apo konsumatorin shqiptar”.

Por Kryeinspektori  Shkëlqim Hajdari, e ka kundërshtuar si argumentin e Tabakut, por e dhe të atyre që kërkuan ta rrëzonin këtë ligj.

Hajdari, theksoi se ky ligj përbën një reformë të rëndësishme në vend, e siç kam qenë ndër të parët për të reformuar drejtësinë, ashtu dhe u përpoqa ta modernizojmë këtë sektor të rëndësishëm për qytetarët.

Pasi sipas Hajdarit, inspektorët kanë qenë për 30 vite problem për njerëzit, pasi u sillnin si taksidarë. Ligji i ri sipas tij është gjithçka ndryshe.

Pasi së pari ndodh që nuk ka gjoba për herën e parë të inspektimit, por vetëm këshillim. Ndërkaq, kundërshtimin e një gjobë nuk mund ta shqyrtojë po ai organ që e ka miratuar gjobën. Ndërkaq, ligji i ri heq mundësinë e emërimin politik të inspektorëve të enteve, por bën përzgjedhjen e tyre me anë të një konkursi dhe që të mos varen më nga politika.

Inspektorati Qendror ka organizuar të gjithe procesin teknik  te kordinimit te pergatitjes se ketij draft ligji duke perfshire ne konsultime  te gjitha dhomat e bisnesit vendase dhe te huaja, por dhe me mbeshtetjen me ekspertize nga OECD, inspektoratin qendror Frances etj.

2 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Kjo nuk eshte ndarje e opozites por nje veprim i duhur i opozitareve qe e kuptojne rendesse, mos beni Londra fjalesh , sa per ate kukumjaçken balone tabake , nuk ka tru , ajo do te beje si è mercurio po sa di gomari di ajo qe eshte vetem nje gjobevenese per perfitime

    Përgjigjjuni
    1. V
      Votuesi

      Gjobvensja tabak fluturon si balona pa drejtim

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje