Sali Berisha përballë provës së Shkodrës: a do i mblidhen militantët e vjetër?

2 Nëntor 2024, 12:18Politika TEMA

Sali Berisha përballë provës së Shkodrës: a do i

Mbështetës të opozitës kanë nisur të mblidhen para godinës së bashkisë ku do të mbahet dhe protesta.

Kjo është protesta e tretë kjo, si pjesë e aksionit të 'mosbindjes civile'  . Atentati me 3 viktima në Shkodër, i ndodhur më 30 tetor 2024, orientoi PD të zhvendosë protestat në kryeqendrën e veriut. Një ditë më pas Sali Berisha njoftoi përmes një konferencë për mediat se të shtunën (sot) në orën 12:00 mos-bindja civile do të thërrasë qytetarët në tubimin e radhës që do të ishte Shkodra.

Protetën, Berisha e cilësoi si një shenjë solidariteti me qytetarët duke akuzuar qeverinë dhe policinë se bashkëpunon me banda.

“Masakra e Shkodrës, ishte një masakër e paralajmëruar, ishte një masakër e licensuar nga Edi Rama, narkopolicia dhe narkodrejtësia e këtij sistemi” tha Berisha dje nga dritarja e apartamentit ku vijon të qëndrojë pasi është në ‘arrest  shtëpie’ në pritje të gjykimit për akuzën e korrupsionti lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.

Më 30 tetor, një atentat i mirëorganizuar i mori jetën 3 personave. ndërsa një u plagos rëndë. Mes viktimave është dhe Flutura Basha një qytetare e pafajshme ndërsa i plagosur rëndë mbeti bashkëshorti i saj.

Deri tani Opozita ka organizuar 2 protesta, atë të 29 tetorit duke bllokuar 6 rrethrrotullimet e akseve kryesore nacionale si dhe më 7 tetor në Tiranë ku u hodhën molotovë drejt kryeministrisë, godinave të ministrive dhe selisë PS.

Lini një Përgjigje