
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëkohësisht edhe drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Disporën, zhvilloi një takim me drejtuesit e shoqatave shqiptare që veprojnë në Selanik, Greqi.
Diskutimet u përqendruan në disa çështje kyçe që prekin komunitetin shqiptar në këtë vend, duke përfshirë mësimdhënien në gjuhën shqipe, nevojën për një qendër kulturore, dhe problematikat lidhur me dokumentacionin e qëndrimit dhe njohjen e pensioneve.
Gjatë takimit, Balla theksoi rëndësinë e rolit të diasporës shqiptare në ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar, duke vënë në dukje se shoqatat kanë ndihmuar në integrimin e bashkëkombasve dhe përforcimin e lidhjeve mes dy vendeve.
“Shoqatat dhe diaspora shqiptare në Greqi kanë luajtur një rol kyç për të ndihmuar bashkëkombasit të integrohen, duke ruajtur njëkohësisht kulturën dhe identitetin e tyre kombëtar. Të gjithë ju që jeni këtu përfaqësoni jo vetëm organizata, por mbi të gjitha përfaqësoni rrënjët tona, identitetin tonë dhe lidhjet që kemi ndërtuar ndër vite. Angazhimi juaj i përditshëm dhe përkushtimi i pakursyer janë një shembull për të gjithë ne”, u shpreh ai.
Një temë e veçantë diskutimi ishte promovimi i gjuhës dhe kulturës shqiptare. Balla njoftoi se, falë një iniciative ligjore nga qeveria shqiptare, mësuesit që japin mësim në gjuhën shqipe në diasporë do të paguhen për kontributin e tyre, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për të kompensuar neglizhimin e viteve të fundit.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohje ndaj shtetit grek për mikpritjen dhe thellimin e miqësinë mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë.
Balla ftoi gjithashtu komunitetin shqiptar që të kontribuojë me njohuritë dhe eksperiencën e tyre për përparimin e reformave në kuadër të procesit të integrimit europian.
Kujtojmë se takimi i Ballës me drejtuesit e shoqatave shqiptare në Selanik vjen një ditë para takimit të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama me diasporën shqiptare në këtë qytet.
Rama, RTSh per emigracionin qe te merrni voten tone, ndryshenoc rrokun do merrni.
Po myslimanët shqip foles, pse nuke ruane indiditetin komtar? Por thonë se janë Turq-lindor?
flamuri grek permbys...hahahaha...Cu pjell mendja...Ndryshe nga greket qe se vene fare flamurin shqipetar,ju evini po po duke u falur si mysliman me bythen perpjete.
E ka cuar para konen e tij, islamistin e librazhdit dhe pionerin e enverit, mbas vjen dylberi i erdoganit, me fatwan, kunder vendit grek.