Turi i diasporës, Rama takim sot me shqiptarët në Selanik

3 Nëntor 2024, 09:00Politika TEMA
Turi i diasporës, Rama takim sot me shqiptarët në Selanik

Kryeministri Edi Rama vijon sot turin me diasporën, ndërsa ndalet në një takim me shqiptarët në Selanik të Greqisë.

Takimi do të mbahet rreth orës 11:00 në një sallë në ‘Porto Palace’.


Dy ditë më parë, kreu i qeverisë në një mesazh në rrjetet sociale tha se me fqinjët, shumë shpejt do të jemi krah për krah në Bashkimin Evropian. 

Greqia ishte ndalesa e parë e kryeministrit Rama në kuadër të turit për diasporën në maj të këtij viti, ku u takua me shqiptarët në Athinë, vizitë që erdhi në kulmin e acarimit të marrëdhënieve mes dy vendeve për shkak të çështjes Beleri.

 

Lini një Përgjigje