Këtë të shtunë, ekipet e dy televizioneve shqiptare, TV Klan dhe A2 CNN, qe ishin nisur drejt Selanikut për të pasqyruar takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Greqisë janë penguar për disa ore nga pala greke ne piken kufitare te Kapshticës.
Lidhur me këtë ngjarje ka folur në “Ora e Fundit“, gazetari Fatos Mahmutaj, i cili e ka konsideruar si presione të ulëta që i bëhen shqiptarëve.
Ai ka theksuar se kjo gjë është bërë dhe më herët nga pala greke, të cilët dikur ndalonin punëtorët sezonal shqiptarët, derisa kur u falimentoi bujqësia kërkuan lehtësime.
"E çuditshme do të ishte nëse nuk do të kishte një incident të tillë. Aty do të mendonim se do të kishte më të madhe dhe më të fshehtë, do na çudiste, sepse gjithmonë pala greke i ka përdorur këto lloj presione shumë të ulëta ndaj shqiptarëve, në rastin konkret u bë ndaj gazetarëve që të bëhej më mediatike dhe për të treguar që pala greke nuk i ka harruar zakonet e vjetra. Imagjino çfarë i ndodh emigrantëve shqiptarë që kalojnë për arsye turistike dhe punë sezonale në Greqi.
Vetëm para pak kohësh të vitit të kaluar, për shkak se vinin dy vite të ngarkuara viti 2020 dhe viti 2021 nga korona, në vitin 2022 ka qenë periudha pas koronës, ndërkohë që në vitin 2023 ishin fermerët grekë që u ankuan ndaj politikave ekzagjëruese të pikave doganore dhe ministrisë së Brendshme, ndaj atyre shqiptarëve që përpiqeshin të punonin në mënyrë sezonale, duke parë që po u falimentonte bujqësia, u kërkuan të kishte një lloj lehtësimi për shqiptarët.
Ndërkohë, sot në vitin 2024, Greqia është braktisur nga pjesa më e madhe e shqiptarëve. Pra, krahu i punës i cili paguhej shumë pak, e ka lënë Greqinë dhe ka ardhur në Europë për pagesa më të mira”, u shpreh gazetari.
Pashe nje episod te nje gazetari me koken rjepur anash te nje tv i quajtur euronews tv alabani dhe vazhdimisht me ka bere pershtypje ky televizion. Nje lezhian, duhet thene qe ishte vetem nje gjallese shqiptare, siç duket na ata te Gjin Gjonit (e mbani mend Gjin Gjonin? Eshte ai qe mori leje lindjen per vete se do lindete gruaja e ti) fliste me fjale banale dhe shume te ndyra ne sokaket e Selanikut. Duhet te theme se ma merr mendja mua, ne respekt te publikut shqiptar , gazetari duhet te kete nje fare orientimi qe tv qe transmeton nuk eshte nje nevojtore qe dhjete njeriu, por nje dritare ku shikon dhe degjon. Euronews albania ne kete rast, ishte nje rudiment i gojes se njerzeve me te felliqur. Une shikoj vazhdimisht se ne Shqiperi kane shkare fare nga mendja shume gazetare, media e kronikale dhe e kane kthyer kete tribune lirie dhe demokracia ne nje banjo publike. Valle shteti ka pergjegjesi para qytetarit qe te paraqitet tv me me kulture dhe dashamiresi qofte edhe kur s'te pelqen kryeministri apo opozita? eshte kthyer ne llum media dhe kjo pak rol kryen ne mbarevajtjen e puneve ne Shqiperi qe vetem luftohet kush te marre pushtet dhe te fitoje nga pushteti. Per mua shume here me mire nje diktature se sa nje liri-çthurje paçavure banale! E felliqen jeten .