VIDEO/ Rama u kërkon votën shqiptarëve në Selanik: Ta bëjmë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në BE brenda 2030

3 Nëntor 2024, 11:10Politika TEMA
VIDEO/ Rama u kërkon votën shqiptarëve në Selanik: Ta

Kryeministri Edi Rama kërkoi votën e emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët këtë vit do të votojnë për herë të parë nga vendet ku ata jetojnë.

“Kjo është një ditë e veçantë për mua edhe për një arsye tjetër. Ju nuk jeni bashkatdhetarë jashtë atdheut me një të drejtë vote. Sot jemi votues që për herë të parë do merrni pjesë në zgjedhje duke gëzuar të drejtën të votoni, këtu ku jeni nga shtëpia juaj.

Ju e dini, më është dashur të përpiqem shumë gjatë për ta bërë realitet këtë premtim, të cilin nuk e mbajtën dot për një kohë jo të shkurtër, sepse pa marrë votat e palës tjetër ishte e pamundur.

Unë mund tju them se në pranverën e ardhshme ju kërkoj votën tuaj nga Greqia për ta bërë Shqipërinë e 2030 anëtare me të drejta të plota në BE. Për ti dhënë Shqipërisë të njëjtin mundësi që ju shqiptarët e Evropës i keni dhënë familjeve tuaja, mundësinë për të përfituar nga të mirat e të jetuarit brenda familjes evropiane.

Për të bërë të mundur që së bashku me shqiptarët kudo ku janë të greme flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel brenda kësaj dekada”, tha Rama.

8 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Hasoni (nga maja e ullirit): cer thu mer citjonezi...kerkon voten tone!? E nxorre koken mer qafir,nuk paske ardh per me na rregullu ndonje merokamato por erdhe per votat tona!!? To makri do te marresh.....

    Përgjigjjuni
    1. e
      e po...

      Kujdes se te dhembe "to makri" po tu fut thelle, ë, më kupton besoj se gjuhen e ditke tamam se me ate merresh !Ja lexo dhe kete me dega te prera ketu poshte. Mjere Koleci qe u merua nga vuajtjet qe heq poshte dritares !

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kalec Dega

      Ky do numeroj votat me Kompjuter si Biden pas ores 12 te nates kur te gjithe jane ne gjume...Bile te drejte vote do kene edhe emigrantet e padokumentuar.....lol.Kot ben sikur kerkon voten!lol E ka ne thes, mjere na..jo se kundershtaret jane ndryshe, i njejti llum dhe kancer per shqiptaret. Mjere Shqiperia, ky e di shume mire qe nuk i intereson shqiptaret te ikin, ashtu si do ndodhi diten qe Shqiperia do hyje ne BE.... Gjeagjeze, kush do ikin te paret, naten, pleqte apo te rinjte...do ngelen Meta dhe Rama ne Shqiperi se Berisha do jete ne pension ne Vicidol.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Humoristi

        Diplomat europjane do ju konvertoje manastirzeza brenda nje dekade ,prandaj emigrante mos e merrni me turr rikthmin!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlonjati

          Ju të katërt që shkruani më sipër , si zagarë të fëlliqur të non gratës që jini , një gjë duhet të dini : Edi Ramës nuk ja ha qeni shkopin , është i zoti sa nuk mund t'a krahasosh me asnjë politikan shqiptar . Është kryeministër modern , me vizion për të ardhmen , që flet lirisht disa gjuhë të huaja dhe që e ka vënë vehten dhe Shqipërinë në një rang me kolegët dhe shtetet e rëndësishme evropiane . Shqipërinë po e vizitojnë , apo kalojnë pushimet mbi 12 milion turistë nga të gjitha kontinentet e botës . Sot sheshi Skënderbe ishte plot e përplot me të huaj dhe mund të dëgjoje të gjitha gjuhët e botës , madje dhe plot aziatikë të ardhur nga fundi i botës . Në kohën kur "qeveriste" kuçedra e maleve të Viçidollit , para 10 vjetësh , fjala turizëm nuk ekzistonte as si fjalë . Ju mund të hani m....sa të doni , po faktet flasin vetë dhe shqiptarët nuk janë budallenj që votojnë Edi Ramën dhe Partinë Socialiste . Hajt , në të sëmës të shkoni që të katërt , që nuk lini rast pa folur keq për kryeministrin dhe qeverinë .

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rrofte Edi

            Ke shkruajtur aq bukur sa u hap me shume ajo vrima e gjoksit te nje labi, hajdut me DNA

            Përgjigjjuni
          2. M
            Malesori

            Lider boteror, por ketij dhe te gjithe Shqiptareve, qe cdo dite e me shume jeni duke injoruara emrin e Gjergj Kastriotit, dhe po perdorni vetem Skenderbeu. Emri eshte i vertet Gjergj Kastrioti, ndersa Skender e fitoj ngaTurqit.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Malesori

              Ku eshte humbur komenti im?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje