Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve të Greqisë që të kthen në atdhe dhe të investojnë në agroturizëm, duke kthyer banesat e tyre të vjetra në bujtina.
Ai tha se Shqipëria ka të njëjtat rroga në sektorin e turizmit njësoj si Greqia, por me diferencën se taksat janë më të ulëta.
"Pagat reale në sektorin privat në Shqipëri, që janë plotësisht konkurruese me rajonin, dhe në turizëm jam në një nivel me Greqinë, ndaj të shqiptarëve këtu që punojnë në këtë sektor, u them ejani në Shqipëri, ku merrni të njëjtën pagë, paguani më pak taksa dhe jeni pranë njerëzve tuaj e në tokën tuaj.
Çdo shqiptari të Greqisë dhe Europës që ka një shtëpi të vjetër apo truall në fshat, i them sot pa asnjë dyshim të investojë kursimet në agroturizëm, s’ka nevojë të kthehet me gjithë familjen, por nëse investon për të hapur derën e shtëpisë së vjetër dhe për ta kthyer në bujtinë do të ketë prej saj të ardhura më ta larta nga puna që bën këtu", u shpreh Rama.
Nuk jane akoma kushtet e pershtature z Kryeminister , thjesht dhe qarte .... une ne Shtetin Helen paguem me 1500Euro neto si shofer me treiler....i mar dot ne Shqiperi keto para ??? Hajde po e shkurtoj deri ne 1200 euro , per qirane qe nuk do paguaj dhe per tatimet dhe mbajtjet qe me behen qe ne Shqiperi besoj do jene me te ulta ....a mund te gjej nje vend pune me keto paga ??? Ndoshta , vec une nuk e besoj ...pastaj do bie ne gracken qe nuk do plotesoj dot vitet as ne Shqiperi dhe as ne Shtetin Helen ....keshtu qe me mire nje pjese e plote , se sa dy pjese gjysma qe do te jene te pamundura te bashkohen te pakten deri sa te inkuadrohemi ne BE, keshtu qe od te jene 2 nisma te ndryshme te pa perfunduara ....vec nuk mund te mos shkruaj per perkushtimin Tuaj per shtetasit shqiptare ne mbare Boten dhe per Shtetin dhe Kombin tone ...do te mbahesh mend ne kete jete si Kryetari me i sukseshem i nje shteti si ky Yni ....nuk e di nese do i afrohesh Plakut Kombetar nga Vlora martire , vec pozitiviteti Juaj do kujtohet ne shekuj me radhe ...edhe pse do kemi ikur nga kjo jete ....