Fjalimin para shqiptarëve në Selanik të Greqisë, Edi Rama e nisi duke shprehur keqardhje për bllokimin që iu ndodhi një ditë më parë në kufi gazetarëve të ardhur nga Shqipëria për të ndjekur takimin, mes të cilëve ishte edhe ekipi i A2 CNN.
Kundër prezencës së Ramës në Selanik kishin njoftuar protestë një grup nacionalistësh grekë, të cilët u mbajtën larg nga autoritetet vendase.
Kryeministri i përkufizoi si një grup fantazmash teksa pohoi se kishte marrë edhe kërcënime. Rama foli gjatë për historinë e shqiptarëve me Selanikun dhe kontributin e tyre. Njohu vuajtjet e dekadave të fundit, por kërkoi që marrëdhënien me Greqinë ta lexojnë me sytë e së ardhmes.
Në emër të së ardhmes, kërkoi votën e komunitetit shqiptar që jeton jashtë vendit. Kostot e kthimit me postë të fletës së votimit shihen me shqetësim nga emigrantët që i kërkuan ta rishikojë këtë aspekt.
Në takim iu kërkua që shqipja të mund të mësohet si gjuhë e dytë në shkolla, gjë për të cilën Rama tha se po punohet me Qeverinë greke, por do të kërkojë kohë.
E PARA NA NDERTONI NONJE XHAMI ,,SE PO NA ZHDUKEN TRADITAT DHE EMRAT ,,,,E DYTA ME VJEN KEQ PER VORIOEPIRJOTET ,PO NUK BEHET ,,SE VORIOEPIRI KA ME SHUME MILET MYSLYMAN TURKOSHQIPFOLES SE SA KAUR GREKORTHODHOKS,,,
PENSIONISTË, PRAP NOC RROKUN DO TE MARRIM.