“Kandidatët e PD thonin se Rama do fitojë zgjedhjet” - Berisha: Të pavlerë, se ç’ka pëshpëritur njëri apo tjetri është puna e tyre

9 Qershor 2025, 13:23Politika TEMA
“Kandidatët e PD thonin se Rama do fitojë zgjedhjet” -

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi sërish sot gjatë një konference për shtyp nga selia blu se zgjedhjet e 11 majit u manipuluan, duke pretenduar dhe blerje votash. 

Por gazetarët i vunë në pah Berishës edhe pjesën e angazhimit të kandidatëve demokratë në fushatë.

I pyetur nëse ishte në dijeni për disa kandidatë të PD të cilët në takime elektorale pohonin se Edi Rama do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare, Berisha tha:

"Tani, unë këto i marr krejtësisht të pavlerë. Sali Berisha udhëhoqi fushatën më të bukur të jetës së tij dhe se çfarë mund të ketë pëshpëritur njëri apo tjetri, ajo është puna e tyre.

Por secili prej kandidatëve ka pasur për detyrë të bëjë maksimumin që mund të bënte, ndonëse Sali Berisha kishte deklaruar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Dhe ata të cilët besojnë se Edi Rama mund të bënte zgjedhje të lira dhe se farsa elektorale mund të fitohet, ata nuk njohin ABC-në e procesit zgjedhor…"

 

3 Komente

  1. B
    Bir Bushtre paskeken o Kriminel

    Ma Mir mas me fol o hale o qenef Ti spaskeken Njeri o Kriminel o Terrotist e Shkatrrove Shqiprin o Matuf Ti je vetem per te Varrezat o Zagar Ti smush ma ke ik per Lesh o Kriminel

    Përgjigjjuni
    1. F
      FUSHATË MEMESH

      Berisha: Sali Berisha udhëhoqi fushatën më të bukur të jetës së tij dhe se çfarë mund të ketë pëshpëritur njëri apo tjetri, ajo është puna e tyre._________________ P.S: Nqs fushata më e bukur quhet kjo fushatë ku zëre se çdo ditë u bë meme, psh rasti i ngritjes së tavanit te ai tregtari, apo thënia një mut heshtje në vend të një minut heshtje, apo popullsia e një qyteti që shtohej duke ulur numrin e banorëve, etj etj, atëherë ka një problem, doktori nuk kupton ça fushate ka bërë, e si ka qënë, e si rrjedhim, ashtu siç presidenti amerikan bën herë pas here teste konjitive, për të parë aftësitë njohëse, ndoshta duhet të bëjë edhe Berisha testin konjitiv. Se nuk është problemi më a e njeh Berisha realitetin, por duke mos e njohur siç duhet flet broçkulla dhe "merr në qafë" edhe mijëra militantë që i besojnë verbërisht asaj ç'ka thotë Berisha. Sa herë që Saliu humb zgjedhjet nuk i njeh, thotë janë farsë, smban asnjë përgjegjësi dhe një pjesë e mirë e militantëve i besojnë, dhe pastaj kandisen siç iu tha Yuri Kim dikur "do hani bar", ose shpopullohen, emigrojnë, ndërkohë që Berisha

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patrioti

        Monstra mbetet monstër,krimineli mbetet kriminel dhe nuk pranon të vërtetat e pamohueshme.Historia do shkruaj me fjalët më të zeza për këtë ndyrësirë,të cilit dy demokracitë më të mëdha në botë i kanë vendosur vulën e zezë në ballë kësaj figure të zezë e të diskredituar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje