Agron Malaj padit për shpifje deputetin e PD, Xhelal Mziu

9 Qershor 2025, 11:14Politika TEMA
Agron Malaj padit për shpifje deputetin e PD, Xhelal Mziu

Ish-kryebashkiaku i Matit Agron Malaj ka paditur deputetin e Partisë Demokratike Xhelal Mziu për veprën penale “Shpifje”.

Padia erdhi pas një deklarate të bërë nga Xhelal Mziu një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në Maqellarë më 10 maj u shënua një incident, ku simpatizantët e Partisë Demokratike ndaluan një automjet duke pretenduar se personat që ishin në të, po shpërndanin para me qëllim blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste.

Pas këtij incidenti, drejtuesi politik i qarkut Dibër i PD Xhelal Mziu, akuzoi kandidatin e PS Agron Malaj, duke thënë se automjeti që po shpërndante para ishte i tij.

Deklarata solli edhe reagimin e Malajt i cili mohoi diçka të tillë dhe e cilësoi shpifje akuzën e Xhelal Mziut.

Çështja është regjistruar në gjykatë, teksa këtë të hënë nga shorti elektronik është caktuar gjyqtarja Irena Gjoka për të shqyrtuar çështjen. Kjo e fundit pritet të caktojë një datë për zhvillimin e seancës.

2 Komente

  1. M
    Maloku

    Eh Zhelal Zhelal, tu çpua daullja, tani bjeri çiftelise me dore!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pandi zdromsi

      Qr , krinimineli i 21 janarit ben moral te media i Gelbazes dhe del nga me te votuarit???? aq sa Pandi Bytha qe shkoj 60 vjec ne PS ( NE PIDH TE MAMIT ) nuk e fitoi mandatin ????????‍♂️????????

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje