Shkëlqimi dhe rënia e partisë së Ilir Metës! E fortë vetëm pranë pushtetit

7 Qershor 2025, 13:08Politika TEMA
Shkëlqimi dhe rënia e partisë së Ilir Metës! E

Nga Danjela Maloku

Ishte shtatori i vitit 2004 kur Lëvizja socialiste për Integrim doli në skenë si një zë ndryshe, që premtonte të thyente monopolin e forcave politike tradicionale. Përpara saj, askush tjetër, i shkëputur nga partia mëmë, nuk ia kishte dalë të mbijetonte.

Në sprovën e parë, në zgjedhjet e vitit 2005, LSI, arriti të grumbullojë rreth 115 mijë vota, të cilat i siguruan 5 mandate në parlament.

Ndërsa i rezistoi viteve në opozitë (73,678 vota), sirenat e pushtetit rezultuan të ishin joshëse në 2009-ën. LSI tregoi se ishte e gatshme të thyente çdo tabu e të linte mënjanë ndarjet ideologjike klasike.

Duke shfrytëzuar brishtësinë e shumicës prej 70 mandatesh të Berishës, 4 deputetët e Metës, u bënë përcaktues për qeverinë e ardhshme. Ndërsa për vetë LSI-në, një mundësi e artë për të shtrirë influencën. Pesha e saj pranë pushtetit rritet në mënyrë të shpejtë.

Efekti do të duket qartazi në zgjedhjet e 2013. Meta bën një tjetër lëvizje të fortë. Duke e shitur shtrenjtë pozitën e partisë së tij, largohet nga Berisha pak muaj para zgjedhjeve, për t’i marrë Ramës edhe më shumë hapësira.

Rezultati është befasues: mbi180 mijë vota të përkthyera në 16 mandate. Meta merr postin e kryetarit të Kuvendit, disa ministri dhe dhjetëra drejtori. Një pushtet që i dha asaj famën se tani e tutje do të ishte aktori i padiskutueshëm politik, nga i cili do të varej se nga do të anonte peshorja e fitores, edhe në të ardhmen.

Me këtë famë, të ushqyer dhe me punësime në administratë, kudo ku kishte njerëzit e saj, në 2017, ndonëse garoi e vetme, LSI-ja do të rritet më tej me 45 mijë vota, duke zgjeruar dhe grupin e saj parlamentar, i cili arrin në 19 deputetë.

Zgjedhja e kësaj force politike të konkurronte e vetme, e la atë jashtë tortës së pushtetit. Me Metën tanimë në krye të shtetit, dhe me drejtimin e Partisë që i kaloi Monika Kryemadhit, LSI, do të vuajë efektet e të qenit në opozitë. Miti i saj si Kingmaker, ra e bashkë me të dhe influenca. Dalja nga parlamenti dhe braktisja e zgjedhjeve vendore, bashkë me Partinë Demokratike, do të ishin fatale.

Zgjedhjet e vitit 2021 ishin një goditje e rëndë për LSI-në. Nga 19 mandate në 2017, ajo ra në vetëm 4 deputetë, duke humbur pozitat kyçe në Kuvend dhe në terrenin lokal.  (107538 vota, 6.81 % 4 mandate)

Largësia nga pushteti dhe grindjet e brendshme, në atë që më pas mori emrin Partia e Lirisë, e dërrmuan këtë forcë politike në garën e 11 majit, në të cilat ajo hyri nën ombrellën e PD, dhe me Ilir Metën në burg.

Katër deputetët u siguruan falë përfshirjes në listat e sigurta të koalicionit, ndërsa në realitet, PL preku fundin, me më pak se 27 mijë vota. Një rekord negativ personal edhe për Ilir Meta. Kutia e vetme ku ai mori më shumë vota se të tjerët ishte ajo e burgut, ndërsa në të gjithë Tiranën nuk arriti dot as 8000 vota për emrin e tij.(Shqiptarja.com)

8 Komente

  1. d
    drejtesi e munguar

    LSI-ja doli per te bere ndryshimin midis dy partive te medha.Pas bashkimit me PD-n nga ajo parti u larguan figura te ditura e te nderuara.Ne te mbeten vetem interesaxhinjte dhe pervetesuesit,nje pjese e te cileve etradhetuan LSI-n e qendruan me PS-n.Shikoni gjithe ata qe u gjykuan per inceneratoret.Pazaret i bene me Moniken e Ilirin,te cilet nuk morren pjesen dhe i denancuan ne prokurori.LSI-ja me rrugen qe moren per te mbrojtur gjene e grabitur ishte e destinuar te "shkriej".Saliu per interesat e tij i futi disa ne lista te sigurta qe te mund te jetoj.Te njejten rruge ka marre edhe PD-ja po vazhdoj te mbaje ne krye Saline.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nardi i Ndokajve

      Rahmet paste dikur Lesh e lija e sot pl e lideri i pa mender Like Pordha qe gjoja erdhen si shprese iken per lesh qeni . Sa gjynah me vjen per Mutniken e shkolle shumi te diturin Petrit Vasilin , dhembe cakallja Mutmetaj , Kerpacin qe u treten si kripa ne uje . Megjithate te mos merziten shume se kane Bibilushin me hunde pingun Xhixha qe do luftojne edhe per ta . Cudi e madhe Like Pordha qe e mbante vehten si te pa thyshem e si qen e moren zvarre tamam ashtu si e meritonte megjithse pak me vonese .

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ai

        Boli, derrkuci Çufo Ilir Meta the real one, jo ky loqja i burgut 60 kile Bashke me monika laviren

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ai tjetri

          Po valixhen e drunit a do kete ai diku apo ‘kerperata’ ka ndryshu tashti. Po ku na myten (mbyten) katunaret amon. Se kush e rrute ka..n per ket spiunin ne tirone, po iku ajo pune. Shyqyr qe ka qellu Edi cun tirone se na e cpifen keta qyrresat me kostume dhe telefone celulare!

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nestori

            Partia në dorë të blushit dhe maliqit, haha. Dy politikanë me xhixhon dhe kukuvajkën tjetër, një shoqatë varrmihës, që gënjejnë dhe besojnë për ato që gënjejnë. Parti që ska elektorat, kur bën takime, mer figurantë nga PD me pagesë. Ka tek tuk noj budalla që fle akoma me qefin e jalës, ku degjeneronin rininë dhe sulltani meta, bënte harem, duke i premtuar dhe punë jashtë si prostituta, deklaratë e berishës, për trafik të mishit njomë. Këta meritojnë ti djegësh, kur ti kesh në takim. Vetëm degjenerim, ka pasë ajo parti. Ky babai shef vajzën se punon shumë afër metes, biles meta e mer dhe jashtë për hallet e popullit, ku qirë babai që pon vajzën me duart e tij, ke prehëri këtij bastardi. Pthu ju qiftë koreja gjakun, fisin ku morët më qafë sa e sa vajza tl vogla, me anën e asaj surrat ketërit si kordinatore.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Litari

              Ktheni denimin me vdehje per kete dhe ca te tjere. Na pine gjakun shushunjst

              Përgjigjjuni
              1. r
                robi

                Kane dhe financieren e Nafije dybekut qe e merrta me vehte ne Londer per te kryer dergesat e eurove . Eshte mafiozja e leshelise Elona Guri turikali i leshitlikes, drandja e mirdites ,dru me pre. Nuk ka femer me te pafytyre, ta ben kopilin ta le tek dera.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Like Leshi

                  E kur ka shkelquer KY funderrine halabakesh , a mavri !? Apo krekosej si kapo ne krye te funderrinave kriminale te Beratit diku Pasuri e Sali Berishes , sot te Edi Rames ...! Pyesni ndonje beratas se kush ishte kryetar real I bashkise deri para 11 Majit , se sot , dihet , Demo Leshi eshte bere deputet ... Po beratasit autokton Jane qytetare fisnike ( ata qe Kane mbetur , se shumica Kane ikur ..!) , Jo vetem qe nuk trazohen , Po I refuzojne , I neverisin dhe I zene ne goje fare keto gjera . Paska patur shkelqim Like Rexhep fundrrinat !

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje