Në zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Durrësit, janë vjedhur votat brenda Partisë Demokratike dhe duhet bërë transparenca, vendosur një precedent dhe standard, duke ndryshuar edhe Kodi Zgjedhor.
Nga verifikimet e deritanishme të 10% të kutive nga filmimet që posedon, kandidati Aulon Kalaja shprehet se ka evidentuar 39 kuti me probleme të ndryshme, ndaj kërkon rinumërimin e mbi 500 kutive në Durrës dhe 84 të tjerave të diasporës.
Kështu u shpreh sot në emisionin “Studio Live” kandidati i PD-së Aulon Kalaja.
Kalaja theksoi se beteja e tij ishte për transparencë dhe jo personale, për të vendosur një standard, sepse “nuk është ushtar rreshti” dhe i del partisë edhe përballë kur ka probleme. Gazetari që është përfshirë në politikë, nënvizoi se ka ardhur koha që në PD të hapin krahun shumë njerëz pas dështimit në zgjedhje, por pa e përmendur kryetarin Sali Berisha në emër, nëse edhe ai duhet të largohej.
“Jam kandidati i parë që kam kërkuar rinumërimin pa u shpallur ende rezultati nga KQZ, që më 14 maj, sepse kam pasur objeksionet e mia fillimisht me një qendër votimi. KAS bëri interpretimin e tij dhe nga shqyrtimi e këqyrja e mëvonshme rezultoi se unë e kam parë më pas se ka pasur lëvizje si mes partive, ku PS i ka marrë PD, por edhe brenda partisë, PD-së në këtë rast. Unë kam dyshimet e mia dhe këto prova i kam dorëzuar. KAS e ka pranuar kërkesën e depozituar për shqyrtim dhe tani pritet verifikimi i tyre. Kam prova me video kur vota ime devijojet”, e nisi fjalën e tij kandidati Kalaja në studion e emisionit të Report Tv.
Ai theksoi se gara e tij nuk është betejë për mandatin e deputetit, por për transparencë dhe për të vendosur një precedent, që votat të mos vidhën më dhe që kandidatët të kenë të drejtën e përfaqësimit në ankimime, njëlloj si partia, duke sugjeruar ndryshimin e menjëhershëm të Kodit Zgjedhor në këtë nen që krijoi edhe debate të forta në KAS.
“Unë nuk e kam nisur betejën për mandatin tim, por për garën, transparencën dhe për të vendosur një standard për herë të parë, sepse do vijnë edhe zgjedhjet e ardhshme. Në politikë kam hyrë për disa kauza dhe jo për rrogën e deputetit, sepse atë e marr edhe si gazetar. Kodi Zgjedhor thotë se duhet të ankimojë subjekti, beteja ime është që të ndryshojë kjo pikë e Kodit, që të shqyrtohet edhe ankimimi i kandidatit. Unë nuk u konsultova me partinë, ishte iniciativë e imja, pas meje edhe Ilir Alimehmeti. Kur na thanë se duhej përfaqësimi nga partia, kam hyrë në diskutime me PD-në që të vihej në lëvizje për transparencë. Më tej iu kërkua edhe Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat që ishin pjesë e koalicionit tonë që të përfshihej në përfaqësim. Të kenë të drejtë edhe kandidatët përveç partisë për ankimim. Kjo parti vuri në lëvizje KAS-in dhe më pas edhe ajo e Legalitetit u bashkua për këtë qëllim dhe jam legjitimuar nëpërmjet saj”, shpjegoi gazetari Kalaja, i cili tashmë i ka hyrë politikës për të përfaqësuar aktualisht qytetarët e krujës dhe Fushë-Krujës.
Ai shpjegoi edhe procesin e verifikimit që ka bërë personalisht deri tani, ku pretendoi se ka gjetur problematika, deri në transferimin e votës dhe për këtë qëllim ka kërkuar hapjen dhe rinumërimin e mbi 500 kutive në Durrës dhe të 84 kutive të diasporës.
“U kërkua edhe metodologjia e provave, që të mbahej shënim vota dhe të caktohej procesverbali me shënim. Rusmali kërkoi përmbledhjen e këtyre në 1 minutë, që është e vështirë dhe unë e kam bërë këtë, pavarësisht. Deri tani kam parë filmime mbi 60 kuti, nga të cilat 39 janë me probleme, teksa Durrësi ka mbi 500 kuti. Unë kam parë filmime për 10% të kutive deri tani. Madje ka pasur probleme ku PS merr vota të pavlefshme. Ka edhe vota të një kandidati me pak vota që i është marrë nga numëruesit, se janë parë si të dobët. PD ka kërkuar edhe transparencë, ka kërkuar hapjen e kutive, atë që kërkoj dhe unë, e në parim jemi me një objektiv të përbashkët. Debati në KAS ka qenë më shumë juridik”, shpjegoi Kalaja për ‘Studio Live’.
Pyetjes nëse PD-ja po ruante komisionerët duke mos i përfaqësuar në ankimime për rinumërim votash, pasi rrezikojnë burgun, kandidati iu përgjigj se ai ndodhet vetëm 1 mijë vota larg mandatit dhe kërkon transparencë dhe standard.
“Unë nuk e di a hyjnë apo jo në burg, por kur nisa fushatën u kam premtuar qytetarëve që do e ruaja votën e tyre. Unë kam 8100 vota, me një diferencë me 1 mijë vota nga fituesi i këtij mandati (Arjan Ndoja). Por beteja ime tani është çështja e përfaqësimit, që të jemi palë në përfaqësim dhe ndaj kam edhe gjyqin dhe do e çoj deri në Kushtetuese, më 12 qershor kam seancën e radhës. Beteja ime është për të vendosur një precedent dhe përtej emrit të Aulonit. Mund ta fitojmë edhe në Kolegj, por rruga do shkojë deri në Kushtetuese. Me rëndësi është që jam pranuar si palë përfaqësuese dhe kam kërkuar që të rinumërohen. Mendoj se do procedohet si Tirana, Durrësi ka mbi 500 kuti. Kam kërkuar edhe rinumërimin e 84 kutive të diasporës”, tha kandidati i PD-së.
Ai kujtoi se nuk është ushtar rreshti, por i del kundër Partisë kur e ka gabim, teksa u shpreh se ishte kundër Komisioneve Parlamentare dhe pro denoncimit të farsës zgjedhore në arenën ndërkombëtare, por pa e dëmtuar integrimin e Shqipërisë në BE.
“Nuk jam unë “ushtar rreshti”, unë kërkoj votat e mia. Puna është se duhet bërë një Kod tjetër zgjedhor, duhet ndryshuar, sepse edhe ata numëruesit dhe komisionerët u torturuan atje 9 ditë, ata janë heronj, pavarësisht se çfarë ka ndodhur. Unë jam kundër Komisioneve hetimore Parlamentare, jam pro rrugës së Uashingtonit dhe Brukselit, me denoncim të zgjedhjeve, sepse Ramës me komisione nuk ia mbush dot mendjen. Do vijë një mision faktmbledhës këtu, asgjë e keqe nuk ndodh nga transparenca. Unë nuk jam kundër integrimit të Shqipërisë në BE, por jam për transparencë”, vijoi ai.
Në fund kandidati demokrat, që aktualisht përfaqësohet ligjërisht në ankimim nga Partia e Legalitetit në KAS, teksa iu pranua ankimimi për shqyrtim, vuri theksin edhe te analiza e brendshme në PD për dështimin zgjedhor, rezultatet e dobëta dhe mbajtjen e përgjegjësive.
“Shumë njerëz në PD duhet të hapin krahun pas dështimit në zgjedhje dhe analizës që do bëhet pas betejës juridike. Duke filluar edhe nga vetja ime, të shikohet edhe rezultati nëse është i duhuri. Edhe ata që kanë humbur në kutitë e veta duhet të mbajnë përgjegjësi. Unë do jap njëherë shembullin tim, pastaj të tjerët. Unë jam kundër idhujve dhe kultit të individit. Në lidhje me strategjinë e koalicionit dhe Berishës për fushatën duhet pyetur ai nëse duhet të dilte si kandidat për kryeministër apo jo”, përfundoi Kalaja.
Ky nuk eshte as mish as peshk....
Është pjeshkë..
Një gjë nuk e kam kuptuar ende. Është deklaruar se në kuadrin e aleancës madhështore me PD, ky ka qenë i kandiduar si i Partisë së Legalitetit, kurnë ndërkohë kjo është pjesë e LZHK që kryesohej nga Dash Shehi?!?!
Trima te tille portalesh, te hane mune. Trimerine e tyre e pame ahere kur Amerika e shpalli mafioz dhe Luli e perjashtoi, ndersa keta plehra rrembyen qysqyte e levat, ne mbrojtje te tij.
Shpresoj qe ky nuk eshte i biri i Gezim kalase qe vodhi dhe shkatroi shtepite e pushimet tel puntoreve! Po qe i tij go to hell !
nipi
Mos u nxito djalosh , se nuk i dihet .........ti je frikacak ke frike nga Bufi komunist. Deklaro hapur qe Bufi duhet te largohet pasi humbi zgjedhjet...
Zgjedhjet me ligj organizohen nga kqz dhe jo nga Rama.Pra pergjegjesia eshte jo e qeverise por e kqz.
Kete e thote Statuti I PD, e thone edhe gjithe ata qe s'kane gje ne dore. Ti duhet te na thuash c'do besh ti e te tjeret qe statuti te zbatohet, pasi sic po shihet, kufoma non grata nuk pjerdh as per ju e as per statut
Shume eshte llastuar ky .
Dakort ne parim me kete Kalane , qe po bertet fort se i jane vjedhur votat dhe kerkon rinumerim . Nqse del,ashtu siç pretendon ai , numuruesit duhet te mbajne pergjegjesi ligjore , pasi kane shkelur ligjin . Por qe te behet kjo pune ka nje kosto qe perballohet nga buxheti i shtetit , pra parate e shqiptareve . Ama , nqese nuk vertetohet kerkesa e Kalase , apo e kalave te tjera , ata duhet te mbaje pergjegjesi ligjore , njelloj si deshmitari i rreme ne gjyq . Ligji ndoshta nuk e ka nje parashikim te tille , po gjithsesi duhet gjetur menyra qe te mbahet pergjegjesi per kohen dhe shpenzimet e teperta , te bera deri ne fund te proçesit te stregjatur dhe shpalljes se rezultateve te votimit .
J̌im ke te drejte eshte I biri I tij I gezim kalas nga Fush Kruja , bem baba te te ngjaje .Ky person nuk eshte I persekutuar regjimi i Enverit , babai i tij ishte nje aventurier dhe e perjashtuan nga radhet e ushtrise .Perse gazetaret nuk e pyesin se kush eshte babai i tij.
o idiote qe te ka ngelur ora kur ike me varke qorrazi . plasi syte dhe informohu ,flisni pa asnje lloj pergjegjesie https://m.youtube.com/watch?v=3ZpE-XoJPzk imbecille del cazzo!
kasiodoro inbacille e sateme , hajde te ta tregoj se kush jame , pse te dogji miza o karabush me dergo adresen po qe burre apo grua se è shikojme pastaj idiot I lindur .
Bufi dhe Bufonet e tjere ne PD nuk duhet te lejonin krijimin e partickave te vogla . Bufit nuk i vodhi askush , votat e tij shkuan te Llapa Shehaj Shabani , edhe PS qe ra 30 mije vota i mori ekstrmisti i majte Qorri . Bufi dhe Bufonet te mos digjnin parlamentin karriget flaladan bllokim seancash por te bashkpunoin me Ramen per mos lejimin e krijimit te partickave. Kete Kalane e kam degjuar ne nje emision ky ka frike ti permendi emrin Berrishes e jo te thoje se duhet larguar por bente diversion jo dhe ne PS kane tjetersuar vota duke bere interncionalistin......shkurt ky edhte kot.
Ky Kalaja me syza nga ata te asaj Kalase se Saliut eshte apo nga ndonje kala tjeter ? Gjithsesi per deri sa eshte ne ate rresht , njelloj jane , duna rere . Kurrsesi nuk mund te jene kala . Kur je ne kala e thua pa frike mendimin tat per kedo . Ky silur flet neper dhembe dhe nuk marrim vesh se kush eshte fajtori . Kur ta vere gishtin ne plage , duhet mbeshtetur pa rezerva .
O Aulon me gjithe respektin qe kam per ty me ca kam pare e degjuar per juve por po te them se ne nje pike e ke gabim kur thua duhet te hapin krahun.Ta dish mire or djale se vullnetarish askush nuk ta hap kahun.Por ju e disa te tjere si puna jote duhet te krijoni nje fryme .e te fuqishme ne strukturat tuaja partiake qe te beni rrotacionin atje e mos te genjeheni me shprehjen e " kuloles" tuaj se kemi probleme me te medha perpara.Zgjedhjet lokale po trkasin mbas dere e nu rrezik do perfundoni keq e me keq deri sa " kupola" te zgjidhi problemet e "medha".
SOS! Shpetim per Kalane! Kush i ka vjedh votat?!