
Të gjithë diplomatët do t’i nënshtrohen provimit për të matur njohuritë e tyre. Një projektligj për Shërbimin e Jashtëm, i depozituar në Kuvend, parashikon që jo vetëm diplomatët e rinj por edhe ato që kanë shërbyer për një kohë të gjatë në ambasadat e Shqipërisë anekënd botës do të testohen pavarësisht karrierës apo gradave që kanë marrë ndër vite.
Brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjithë diplomatët në shërbim duhet t’i nënshtrohen një testimi të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre. Procedurat dhe kriteret e testimit do të përcaktohen me akt nënligjor.
Projektligji i propozuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, parashikon të forcojë kriteret profesionale për rekrutimin e diplomatëve të karrierës, mbështetur në nivelet akademike. Por risi është edhe ngritja e një akademie diplomatike, e cila do të shërbejë për të trajnuar diplomatët e rinj.
Akademia diplomatike, si institucion varësie, do të jetë jo vetëm në shërbim të rritjes profesionale të diplomatëve, por edhe si një strukturë, që, në bashkëpunim me struktura të ngjashme homologe, do të ofrojë kurse dhe trajnime në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ky projektligj vjen si nevojë për të përmirësuar ligjin aktual, i hartuar 25 vite më parë. Zgjeron hapësirat e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në fushën e marrëdhënieve me jashtë si dhe siguron pastërtinë e figurës së personelit të jashtëm.
Cfare politikash! Vete i kane rekrutuar keta diplomate qe peraqesojne vendin neper shtete te ndryshme, duke marre njerz e lidhje te tyre, familjare, politike, korrupsioni etj dhe tani do tia nenshtrojne provimeve. Pasi kane lene dhe nam neper bote ndonje prej tyre, sifomos me paaftesite. Lane disa ne detyra ambasadoresh deri ne mosha 70-75 vjec, te cilet pasi kishin lene dhe mjeker dukeshin si 100 vjecare , pasi ishin rkrutuar jo sipas ndonje ligji apo rregulli. Per boten fiplomacia eshte profesion, per ne eshte qoke. Edhe me kete provimin te shohim ku duan te dalin, ndoshta te seleksionojne ata qe duan?????
Si duket ka ndonjë element të padëshiruar e që nuk është i përshtatshëm me regjimin. Ta mbyllim dhe këtë punë se bezdira janë. Me një provim dhe e stabilizojmë situatën, i kemi të gjithë tanët pastaj.
Pas dy vitesh diplomatet shqiptare do te kene mbiemrat Mane, Kastrati, Morina, Zeqo, Salillari, Ulaj, Balla, Gjiknuri, Manastriliu, Luca, Vangjeli, Beqiri, Valteri, Xhacka, Fuga,