Kandidatja e PD: Edhe nesër të futemi sërish në zgjedhje, Partia Demokratike do humbë sërish

23 Qershor 2025, 18:23Politika TEMA
Kandidatja e PD: Edhe nesër të futemi sërish në zgjedhje,

Kandidatja në procesin e primareve në Partinë Demokratike, Alesia Balliu thotë se humbja e Partisë Demokratike në zgjedhje ishte e pritshme.

Ajo deklaroi në MCN, se rinumërimi i votave i shërben Partisë Demokratike për të fituar kohë.

“Nuk prisja diçka nga rinumërimi i votave, Partia Demokratike po i shërben për të fituar kohë, po i shërben që funksionarë të lartë zgjedhor të dalin dhe të thonë se u blenë votat.

Rinumërimi shërben për harresë, se duke futur në procedura teknike ligjore të lodhshme njerëzit mërziten dhe kalojnë në harresë dhe nuk flasin më për zgjedhjet, as fitoren e Partisë Socialiste dhe as humbjen e Partisë Demokratike.

Humbja e opozitës ishte e pritshme, që Partia Demokratike të fitojë duhet të përfaqësojë frymë.

Çdo gjë të çonte te fitorja e Partisë Socialiste, dhe aty ku mungon fryma nuk ka si të shkohet te fitorja.

Edhe nesër të futet sërish në zgjedhje, Partia Demokratike do humbë sërish.

Tjetërsimi i votës ndodh, që te blerja e administratës, falja e gjobave, por nuk besoj se dikush tjetër do fitojë mandat nga rinumërimi i votave”, tha ajo.

2 Komente

  1. r
    robi

    Exelent, bravo, vokshi sygerdoqja ne gjendje te renduar mendore

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      Vokshi bythderrja dje rrinte si e dhjere ne Strazburg se asaj nuk.ja futi njeri ne pordhe dhe kauza e tyre per baltosjen e zgjedhjeve te 11 majit iku ne kish te plehrave.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje