Zgjedhjet e 11 majit/ KAS i kërkon Celibashit të hetojë numëruesit: Pati mospërputhje të theksuara votash

31 Korrik 2025, 09:47Politika TEMA
Zgjedhjet e 11 majit/ KAS i kërkon Celibashit të hetojë

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve i ka kërkuar kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit që të hetojë numëruesit e votave nga zgjedhjet e 11 majit.

Në shkresën drejtuar kryekomisionerit, KAS thotë se në disa qarqe të rinumëruara, pati mospërputhje të theksuara midis tabelave te rezultatit të grupeve të numërimit nga KZAZ-të respektive dhe gjendjes faktike të fletëve te votimit në kuti gjatë procesit të rinumërimit në procedurën ankimore në KAS.

“Rinumërimi dhe rivlerësimi i votave në këto zona zgjedhore provoi në disa raste mospërputhje të theksuara midis tabelave te rezultatit të grupeve të numërimit nga KZAZ-të respektive dhe gjendjes faktike të fletëve te votimit në kuti gjatë procesit të rinumërimit në procedurën ankimore në KAS.

Këto mospërputhje duhet të hetohen në një proces te mëtejshëm administrativ nga ana Juaj për te identifikuar anëtarët pjesë e Grupeve të Numërimit të Votave.

Hetimi i mëtejshëm administrativ për rastet e sipërcituara është i një rëndësie të veçantë, sepse referuar rezultateve të nxjerra nga rinumërimi në procedurën ankimore në KAS, rezulton që, në një numër tabelash të rezultateve të numërimit dhe vlerësimit të votave, mospërputhjet e rezultateve të miratuara nga GNV-të, me ato që rezultojnë në fletët e votimit, janë të tilla që prima facie tregojnë se nga anëtarët e GNV-ve për raste të posaçme ka tjetërsim të rezultatit të votave”, thuhet në shkresën e KAS.

2 Komente

  1. R
    Rorirota

    Numëruesit, komisionet dhe ju të gjithë komisionerë partish duhet të mbështetni ligjin jo partitë. Asnjë s’vjen më të kontribojë nëse do filloni të hetoni njerëz që janë përpjekur për më të mirën. Edhe ju KAS-i, s’ka pse ekziston, ka organe drejtësie nëse ka shkelje gjatë proçesit të zgjedhjeve. Ku i kini marrë këto modele o njerëz? Duhen njerëz që ndjekin manualin me të cilin trajnohen para zgjedhjeve, e nuk përfaqsojnë parti, vetëm ligjin zbatojnë, sigurisht ligjin e shkruar qartë e jo si ky kodi i ri me 700 mijë yçkla.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Te shkretet qe sa here I numrojne, u dalin manget. Na ngrenci mune o qelbeszirat e Sali veremit!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje