Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në bashkitë Gramsh dhe Peqin.
Vendimi erdhi pas kërkesës së Partisë Demokratike, e cila pretendon se ka patur parregullsi të evidentuara në pamjet filmike të procesit zgjedhor.
Me kërkesë të dy anëtareve të KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa, u vendos hapja e të gjitha kutive te materiale zgjedhore dhe kutive të votave për KZAZ të Peqinit dhe Gramshit.
“Duke qenë se nga vëzhgimi i videove ka dyshime që ka eventualisht parregullsi në procesin e votimit, shfrytëzuam të drejtën që na jep Kodi, vendosëm të pranojmë hapjen e kutive të materialeve zgjedhore dhe votimit për KZAZ-të e Peqinit dhe Gramshit”, u shpreh Elvis Çefa.
Lini një Përgjigje