"Kavaja ishte vatër e dëshpërimit", Rama ironizon kohën kur qeveriste Berisha: Si mund të votoni një parti që për 30 vite s’ka pasur shembull?!

15 Prill 2023, 11:10Politika TEMA

"Kavaja ishte vatër e dëshpërimit", Rama ironizon

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Kavajë nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të qeverisjes së dikurshme të Berishës.

Rama gjatë fjalës së tij tha se i kujtohet se si ishte Kavaja para shumë vitesh, duke shtuar se ishte vatër e dëshpërimit.

“Mu kujtua se si ishte hyrja e Kavajës kur morëm detyrën. Dukej realisht në atë kohë si hyrje në një vatër të dëshpërimit, të harresës, rrënimit. ishte e gjithë Kavaja. I kam para syve pamjet e Kavajës dhe e kam parasysh punën, projektet dhe përpjekjet për të nisur ndryshimin e madh.

Këtu në Kavajë, ndryshe nga shumicën e bashkive, na ndodh që ky qytet të kthehet në duart e atyre që në 30 vjet që kur ka zgjedhje, s’kanë mundur të krijojnë një shembull të vetëm se dinë të kujdesen për një bashki, apo fshat.

Më kujtohet kur Kavaja u kthye në duar e tyre të vetmet probleme që kishim me Kavajën nuk ishte se si të bënim një kopsht më shumë, apo si të krijojmë diçka të re, por e kishin mendjen te lejet e dhëna në rërë, në kundërshtim me çdo sens të së bukurës.

E vetmja gjë që mbaj mend kur e rimorën Kavajën ishte se si ky qytet të vihej në funksion të një grupi që vepronte si një bandë. Dua t’u them atyre që votojnë për ata. Po mirë mo keni një minimum ndjeshmërie në mos për vete, por për fëmijët tuaj. Ata kur e kishin Kavajën, e kanë degjeneruar.

Le të më dalë njëri dhe të më tregojë një bashki dhe të thotë; jo e ke gabim. Shihni Shkodrën. Kush e bëri Shkodrën ashtu? Zoti?! Jo! Historia jo. Shkodrën e bëri ashtu, vetëm ata që ecin mbrapsht. Shkoni kthehuni në shtëpi duke ecur mbrapsht.”, tha Rama.

21 Komente

  1. O
    Olti

    Ky qytet ka marre shume zhvillim

    Përgjigjjuni
    1. S
      Soni

      Fale jush ka marre zhvillim ky qytet

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kevi

        Investimet e shumta kane dhene shume rezultat te mire ketu

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mondi

          Kavaja ne keto 12 vite qeverisje eshte transformua ne nje qytet shume te bukur sepse me perpara ka qene ne nje gjendje katastrofe

          Përgjigjjuni
          1. g
            goni

            ne 30 vite asgje asgje asgje nuk ka bere

            Përgjigjjuni
            1. m
              miri

              Kavaja iishte si mos me keq ne kohen e Berishes. Sot ka marre zhvillimin e duhur

              Përgjigjjuni
              1. k
                kelment

                Kavaja dhe jo vetem, ne kohen e Berishes ka qene si vend bangladeshi sepse Berisha nuk beri asnjelloj pune

                Përgjigjjuni
                1. b
                  belisim

                  Sot cdo vend eshte standartizuar akoma edhe me shume fal puneve te mira qe ka bere Rama

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aleksander

                    Kavaja ka pasur nje ndryshim shume te madhe gjat qeverises rama per tj vlersuar nga ana e tij per gjithe punen qe ka bere????

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Genti

                      Kavaja ka ecur perpara me qeverin rama per tu vlersuar

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Ana

                        Nga punet e qeverise Rama te panumerta kane marr zhvillim te gjitha qytetet

                        Përgjigjjuni
                        1. e
                          era

                          opozita vetem e shkaterroi kete popull kur ishte ne pushtet

                          Përgjigjjuni
                          1. j
                            jona

                            keni bere investimet e duhura ne cdo qytet te vendit

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Elda

                              Tamam ne 30 vite asgje skane prekur skemi pse i votojme tani

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bjordi

                                Kavaja ka qene si mos me keq ate kohe tani eshte kthyer cdo gje ne normalitet

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Elba

                                  Tamam jo vetem Kavaja por cdo vend tjeter ishte lene ne meshire te fatit

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Elba

                                    Tamam jo vetem Kavaja por cdo vend tjeter ishte lene ne meshire te fatit

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Ani

                                      Kavaja ka ndryshuar totalisht ju lumt

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Eno

                                        Gjithmone e keni treguar qe ju dini si ta coni nje vend perpara

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Teo

                                          Kavaja ka ndryshuar totalish e kjo fale jush

                                          Përgjigjjuni
                                          1. y
                                            ylli

                                            bo bo ta imagjinosh kaqe ka qen luli ne kryje athere

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje