Shanset per ta votuar Veliaj 48.8%, per Kelliçin 38.6%

14 Prill 2023, 21:50Politika TEMA

 

 

Shanset per ta votuar Veliaj  48.8%, per Kelliçin 38.6%

 

Qytetarët e Tiranës janë pyetur nga Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës sa shanse kanë të votojnë kandidatin e PS për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj.

29.4% e qytetarëve janë përgjigjur se ka shumë shanse që në 14 maj të votojnë Veliajn, 19.4% janë shprehur se ka shanse ta votojnë, ndërsa 12.3% janë përgjigjur se ndoshta nuk do ta votojnë Veliajn dhe 31.3% janë përgjigjur padyshim nuk do ta votojnë Veliajn.


Kur shohim si ka ndryshuar përgjigjja ‘padyshim do ta votoj Veliajn në 14 Maj’ ka pasur një rritje nga shkurti, që ishte 54.1% në mars që ka shkuar 55.6%, ndërsa në prill ka pësuar rrënje në  48.8%.

Por Barometri i ka pyetur qytetarët edhe sa shanse ka që të votojnë kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Belind Këlliçin.

19.2% e qytetarëve janë shprehur se në 14 maj padyshim do të votojnë Këlliçin dhe 19.4% kanë thënë se ndoshta do ta votojnë Këlliçin, ndërkohë 20.6% e qytetarëve janë përgjigjur se ndoshta nuk do ta votojnë Këlliçin dhe 28% kanë thënë se padyshim nuk do ta votojnë.

Kur shohim se si ka ndryshuar përgjigjja e qytetarëve që në 14 kanë thënë se do të votojnë Këlliçin pa dyshim, ka një rritje graduale nga 27.4% që ishte në shkurt, në 32.6% në mars dhe në prill ka shkuar 38.6%.

4 Komente

  1. V
    Votues i Tiranes

    Deri ne 14 maj do te ndryshoje opinioni akoma Velia pritet te shkoje 55% ndersa jevgu kerric do rritet me koke poshte nga 38 shkon ne 18% sepse sa afroet dita ata aq me shume i shtojne budallalleqet nongrada ne nje ane koke qypi me qoshe MonaLike vec hajduta edhe kriminela nuk e han me populli te votoje keta plera .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shoku

      Futja pordhes kot ,38 perqind thote ky i TV ,sipas jush ne Tirane jane gati 40 perqind anti Amerikan ,ketu do jemi Non Grata me jete gabelin as 25 perqind nuk e votojne

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjirokastriti mencuur

        Nuk i besoj sondazheve me pelqen Bejko

        Përgjigjjuni
        1. r
          robi

          Muzikanti qe i ka humbur fizarmonika pas 14 majit do punesohet ne grupin e Myslim Leles se ajo pune i shkon per shtat se la nam duke bere premtime si Sudja e Foltores se vucidolit.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje