Veliaj në Zall-Bastar: Na është rikthyer Sudja e fajdeve si kandidat që premton çdo gjë falas

14 Prill 2023, 18:50Politika TEMA

Veliaj në Zall-Bastar: Na është rikthyer Sudja e fajdeve si

Nga Zall-Bastari, në një takim me banorët atje, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se zgjedhja më e mirë që qyteti të vazhdojë të ecë përpara është vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë. Ai theksoi se vendit nuk i duhet më një parti që të braktis, të lë në baltë e të çon mbrapa, por i duhet një parti që e çon vendin vetëm përpara me punë.

“Kur politika ikën 4 vjet nga Parlamenti, ikën 4 vjet nga Këshilli Bashkiak, ikën 4 vjet nga sistemi sepse thotë ‘meqë s’fitova unë, në djall vaftë, unë nuk shkoj fare’, pyetja është: Pse duhet t’i marrim në punë ca politikanë që kanë 4 vjet që janë zhdukur dhe tani që u bë deti kos, secili me lugën në brez dhe thotë ‘falas kjo, falas ajo’.

Por, ata që u zhdukën katër vjet - jo në katër vite të lehta, por në katër vitet më të vështira të Shqipërisë - nuk e meritojnë mbështetjen tonë. Ata që ishin aty për të shërbyer, ishin aty për të ndihmuar, ishin aty për të bashkuar njerëzit, ata e meritojnë mbështetjen tonë. Dua t’ju ftoj publikisht që të vazhdojmë përpara. Me ‘indietro’, edhe shoferi më i mirë sa metra do bëjë? Këta thonë meqë unë kam hall, paçi halle të gjithë. Kurse ne themi meqë ne kemi punë, pafshim hajër të gjithë. Kjo është diferenca”, tha Veliaj.

Kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës tha se halli i opozitës është se nuk kalojnë dot në Rinas, sepse janë shpallur ‘non-grata’. Ai krahasoi premtimet e kundërshtarit politik me Suden e fajdeve, e cila premtonte gjëra falas.

“Ai [Berisha] thotë, ‘unë kam hall se nuk shkoj dot në Rinas, nuk më japin vizë amerikane, jam non-grata, s’më takon njëri, kam ngelur tek-pull’. E keni parë si del, si i çmendur në televizor? Kjo bashki ka bërë qendra sociale për të moshuarit, ka psikologë, punonjës socialë, që edhe njerëz si Saliu, të kenë shpresë një ditë, që pavarësisht se janë ‘non-grata’, të mos iu mungojë dashuria dhe respekti në të gjitha qendrat sociale ku merremi me rastet e vështira. Kush e mban mend Suden, edhe Sudja falas thoshte. Ju kujtohet Sudja, kur dilte te rruga e Elbasanit, te kati -1? ‘Mbaroi’ tha Sudja, ‘s’ka më falas’. Mbaroi pra, mbaroi. Se i futën njerëzit lekët në fajde se u tha Saliu i keni të sigurta te Sudja.

Tani vjen një Sude tjetër: njëherë vjen Sudja duke fjetur gjumë, njëherë vjen si kandidat për bashkinë, por është e njëjta Sude. Ju kujtohet çfarë kishte falas qeveria e tyre në Bashkinë e Tiranës? Tortën e Pavarësisë. Vetëm ajo ishte falas. Kap govatë, kap legen e kap kovë e secili kapte nga një copë torte. Ky është mentaliteti i tyre. E shohin shtetin si ato hordhitë, ta kapim, ta marrim. Ç’a do marrësh? Shteti, bashkia, qeveria, këshilli, janë për të bërë punë, jo për të ndarë tortë. Janë që Shqipëria të ecë përpara, Tirana të ecë përpara, Zall-Bastari të ecë përpara”, u shpreh Veliaj.

6 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    Te genjen mendja qe je me i mire se cuni i Sheqeres dhe Likja i Mones? HAJDUT si burri i Lindes je dhe ti .

    Përgjigjjuni
    1. t
      top feveri

      nejse çdo njeri ka mendimit e tij por për mua me te ire se Erin Vella zor se gjeni ky belindi e shtetit FIS ismifter kellicit we've tema humor dinte te befte tjetër gje asgje

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nemesis

      Late nam me lopata ne duar. Gjella me kripe e kripa me karar. Po ktheheni ne parodi

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Yp xhixhi , yp xhixhi

        Dikur kur e bene nje Jevg mbret pune e pare qe beri vrau tane qe ta merrnin frike . Ndersa ky jevu yne na lexon mesazhe nga kalamanjte e lagjes se sa me pa durim po e presin jevgjit e bregut te lumit dhe ky jegu yne nuk di se si do t’jau shperbleje gjithcka falas , besoj deri me perfundim te fushates do mendoje ndonje bonus per qytetaret e Tiranes dhe ky po e tha e ben sepse ka dy kriminela qe e mbeshtesin Sali qenin e MonaLiken qe vetem vjedhin e nuk ngopen me euro e napolona po kane filluar edhe me rubla Ruse .

        Përgjigjjuni
        1. R
          Radio pp

          Ik mor shkerdhat sudja vidhte po ti po vjedh si shtet o legen o djali ahmadinnexhatit qe te shkerdheu nenen kur ishte oficere ne vlore o bt

          Përgjigjjuni
          1. R
            Radio pp

            Kishe kater vjet qe nuk mbjell o sude ti je me mashtrues se sudja o shkerdhat djal suden e futen ne burg po ty salen edin meten po vidhni me lopata ne dore dhe nuk ju gjen asgjo

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje