Anti-amerikanët e Tiranës, sipas Gabriel Escobar

14 Prill 2023, 17:40Politika TEMA

Anti-amerikanët e Tiranës, sipas Gabriel Escobar

Nga Ylli Pata

Ashtu siç pritej pas intervistës më shqeto, e që nuk kishte nevojë për koment të zyrtarit të lartë të qeverisë së SHBA-së, Gavriel Escobar, komentet në panelet televizive, do të ishin “rehat”. Sipas mides së secilit, ku çdokush jepte një version të vetin, mundësisht, sipas mides që sot përkthehet në sms-të që vijnë në celular.

Megjithatë, logjika apo mënyra tashmë e njohur e të ashtuquajtur debat publik tek ne, është kthyer në një sport publik, ku nuk flet kush për një analizë racionale apo koment për të sjellë në një terren më konkret deklaratat e kancelarive diplomatike, por siç dihet fantasia e studiove shkon e fluturon sipas ose midesë ose natyrisht interesit

Po të shikosh dy nga intervistat më të rëndësishme të zyrtarëve të SHBA-së së fundmi, asaj të Ambasadores Yuri Kim në VOA dhe Gabrel Escobar në Top Channel,  nuk ka njeri që mund të gjejë ndonjë frazë të dykuptimtë apo shprehje “të drunjtë”. Janë qëndrime nga ata që bëhen jo shpesh në diplomaci, por kur ndodhin, thjesht duhet kërkuar se ç’do të ndodhë më pas, jo të komentohet një deklaratë që realisht nuk ka nevojë për koment.

Ambasadorja Yuri Kim, bëri deklaratën e famshme të “zjarrëvënësit të fshatit”, që realisht ka qenë një nga qëndrimet oratorike më eksplicite të një diplomati të rëndësishëm.

I vetmi që e kuptoi këtë ishte Sali Berisha, i cili reagoi ashpër, madje shumë ashpër, ku e akuzoi ambasadoren se ka marrë prona. Por mbrëmë, zyrtari i lartë i DASH, njeriu më i rëndësishëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, ka folur për një zhvillim që është krejt i ri.

Zoti Escobar, ka folur për herë të parë shumë serioz për atë që konsiderohet si antiamerikanizëm politik. E kjo u pa që në përgjigjen ndaj Grida Dumës, e cila përmendi “proamerikanizmin e shqiptarëve”. Ku Escobar ju përgjigj flakë për flakë: “SHBA është vendi më proshqiptar në botë”. Që është krejt e vërtetë, e në fakt ajo përgjigje ishte një qëndrim edhe për një tallje apo butafori që bëhet nga politika shqiptare në lidhje me proamerikanizmin në Shqipëri.

SHBA me zërin e Escobar, foli sikur flet një zyrtar i Uashingtonit në Romë, Berlin apo Varshavë, ku ndodhen aleatët më të ngushtë të SHBA, e ku ndodhen baza strategjike të një rëndësie, peshe dhe kosto shumë të madhe.

Ndaj dhe shtroi për herë të parë politikisht një çështje që duket për SHBA ka ardhur koha ta shtrojë seriozisht. Pasi ka vite e vite që trajtohet në mjedisa provinciale, diskutime, rrjete sociale etj.

“Unë mendoj se ekziston rreziku që ka njerëz që po përdorin ndjenjat anti-amerikane për përfitime personale politike, dhe kjo nuk e ndihmon interesin tonë strategjik apo tuajin. Ndaj, do të isha shumë, shumë dyshues për këdo që vë në lëvizje ose u jep shtysë linjave anti-amerikane, sepse gjithçka që kemi bërë, veçanërisht në dy vitet e fundit, ka qenë për të thelluar marrëdhëniet strategjike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Dhe më duhet të them se Shqipëria zë një pozicion shumë të privilegjuar në politikën tonë të jashtme. 

Jemi konsultuar me ju dhe keni qenë pjesë e pothuajse çdo ngjarjeje globale për shkak të partneritetit tuaj me Shtetet e Bashkuara. Dhe ne jemi ndihmuar për të çuar përpara vlerat dhe synimet tona në Europë prej partneritetit tonë me Shqipërinë, jo vetëm në NATO apo Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por edhe në mënyrë dypalëshe. Pra, do të thosha se kushdo që predikon çfarëdo lloj anti-amerikanizmi, në fakt nuk ka parasysh interesat e Shqipërisë”.

Kush e lexon këtë deklaratë, e sheh se nuk ka nevojë fare për komtente shumë shteruese. Escobar flet për “dy vitet e fundit”, pra që nga 2021, ku SHBA ka bërë atë që Shqipëria nuk e ka arritur e do ta arrinte kurrë. Që nga roli i saj ndërkombëtar, ku është lehtësuar gjithçka, këshilli Sigurimit të OKB-së, apo edhe negociatat me Bashkimin Europian. E është një akt politik që SHBA padyshim ka ndërmarrë pas një prove të institucioneve shqiptare në lidhje me reformën në drejtësi. E këtu futet edhe doktrina Biden kundër korrupsionit.

E antiamerikanizmi shqiptar ka lindur thjesht për të mos bërë vettingun, e madje edhe për të mos shkarkuar Tik Llallën. Që natyrisht është shoqëruar me shumë inat e sharje, por sërish nuk ka një arsye që të bësh të mendoj se kemi një qëndrim politik. Por duket se këtë radhë amerikanët e kanë kuptuar se këtu situata është më e thellë.

E këtu qartësisht vjen deklarata e Escobar që heq të gjitha dyshimet. “Ka njerëz që janë të gatshëm të pranojnë paratë ruse në emër të çuarjes përpara të agjendës së Rusisë, e cila nuk është një agjendë pozitive për këtë pjesë të botës. Unë do të thosha thjesht se ne duhet të vazhdojmë ta diskutojmë këtë dhe të jemi shumë të qartë me njëri-tjetrin se cilat janë pritshmëritë dhe të ndajmë informacione, kur e shohim, atë çka Rusia po bën në këtë pjesë të botës, sepse ajo (Rusia) nuk ndan të njëjtat synime si Shtetet e Bashkuara dhe Europa për Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

17 Komente

  1. d
    den

    Jam plotesisht dakord me artikullshkruesin ne lidhje me viziten

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Rrohtë USA dhe ambasadorja Kim,si e vetmja shpresë për të pastruar plehrat non grata dhe spiunët e degjeneruar të kriminelëve bolshevikë të mundur nga historia dhe të falimentuar.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Populli.

      Daullet bien per ata qe kane veshe kush ka vesh te degjoje kush ka sy te shikoje.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilirjan

        Saliu, Monica dhe iliri... Nese i kane akoma dy pare mend, te nderrojne qendrim URGJENTISHT, them qendrim, sepse rruge, (qorrsokak) nuk nderrojne dot mè. Por duke nderruar QENDRIM, vetem keshtu, mund te mos shkaktojne me shume deme se c'kane shkaktuar. Nese i genjen budallalleku se mund te qendrojne kunder Amerikes, do te perfundojne keq e me keq.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drini

          Maloket e berishes, jane kafshe ti ngarkosh me mut.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sllavokomunistet-Turko-Mongole

            Vlleho-toske t'percmue prej genit t'ndyre qe keni..bjeri njere kah baltat e Myzeqese e Mocalet me zhapike e ma vone dil e merr fryme n'Malsi,laju n'uje t'paster se t'vjen era pleh, ene thirrju vllaznise turko-sllavo-mongolve e futjani ni valle jevgjitesh ..rrace e peshtire qe keni qelb Shqipnine sot e 80 vjet..ptuuuuu

            Përgjigjjuni
          2. O
            Olleshi

            Ok me te gjitha PROBLEMI ESHT ME EDININ SA SALIU ESHT NE STOL

            Përgjigjjuni
            1. O
              Olleshi

              Ok me te gjitha PROBLEMI ESHT ME EDININ SA SALIU ESHT NE STOL

              Përgjigjjuni
              1. O
                Olleshi

                Ok me te gjitha PROBLEMI ESHT ME EDININ SA SALIU ESHT NE STOL

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dajti

                  E tha mor e tha po kujt ja tha.Ollesh ta mbash ne goje ate te gjatin Edinit eshte terapia me e mire per trurin.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Korcari

                    Antiamerikanet sipas shokut Ylli!

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tirona

                      Po e zgjaten shume, s'ta pertojne ata....shkojne si kove pusi me noi kanal.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Phoenix

                        Kapitullit te SHBA-ve po i vjen fundi, dhe Escobar dhe i gjithe establishmenti i shtetit Amerikan po punojne me zell qe ta pershpejtojne, sipas axhendes se pronareve te tyre Globaliste. Rendi i ri Boteror dhe diktatura Globale, nuk mund te bashkejetojne me Perendimin dhe sidomos Ameriken, prandaj dhe plani eshte per shkaterrimin e tyre. E ardhmja sipas Planeve te tyre, i perket bllokut BRICS dhe lindjes, sidomos modelit Kinez. Kjo eshte e verteta, po deshet besojeni po deshet jo. Keto qe shkruan Pata, jane thjesht perralla per te nanurisur kalamajte e kopeshtit..

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rrnofte LEXHENDA !

                          Lum qe te kemi Phoenix se na ndriçon mendjen.

                          Përgjigjjuni
                        2. E
                          Ethem M.Lalaj,MallaKASTËR

                          OK,Ylli Pata: 1.Sali non grata që nga 1992 ka sulmuar 7 nga 8 Ambasadorët Amerikan.Pra,përveç Rayrsonit që i shkonte nga pas me fjalime të përgatitura se si një KOMUNIST 100 KARAT mund të shante KOMUNIZMIN me rrënjë e degë për të bër qejfin Amerikës dhe të përndjekurve politikë,të cilat Sb i përdhosi..! 2.Ndaj shpallja non grata e Sb u bë me shumë vonesë,kur Ky personazh agjent i shumfisht duhej hequr nga politika që në 96,97,98,08(Gërdec)2011(21 janarin që Arvizu e quajti burr shtrti),Lobiet Ruse 2017 me OK të Sb,Vrasjet e A.Hajdarit,R.Hoxhës,Trebickës,Xh.Hanës,etj. 3.Me reformën në drejtësi po dështon edhe Amerika.Pasi A.Dumani është i përzgjedhuri YURI KIM.Dhe Ky duhet të filloi më parë nga 2 kokat e krimit Sb

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Likja

                            Anti amerikanet ne radhe te pare jane anti shqipetar.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Pal Melyshi

                              Anti Amerikan = Anti Shiptare , eshte KryeKrimneli Krye Hajduti Krye Spiuni Krye Vrasesi Sali Berisha. Pyetja qe bejne Shqiptaret eshte nje per Ju Zoti Eskobar Pse e kane toleruar kaq gjate SHBA -te kete perbindesh ?????????????????!!!!!!!!!!!••

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje