
Zëvendëskryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku, në “Intervistë për Merita Haklajn” në A2 ngriti shqetësimin e ndryshimit të qendrave të votimit për 1,3 milionë votues.
Ajo u shpreh se nuk e di arsyen se pse ka ndodhur një gjë e tillë dhe ende nuk ka marrë një përgjigje nga drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.
Pelinku u bën thirrje qytetarëve që të kontrollojnë ku votojnë në mënyrë, në të kundër rrezikohet kaos ditën e votimit.
“Nuk kam ende një përgjigje nga drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile lidhur me ndryshimin e qendrës së votimit për gati për 1,3 milionë zgjedhës. Në shkurt të këtij viti ka ndodhur ndryshimi i madh.
Çfarëdolloj arsyeje të ketë pasur drejtoria e Gjendjes Civile, rregullat e lojës nuk mund të ndryshohen kur loja ka nisur. Ne e dimë shumë mirë që shumë zgjedhës mund të heqin dorë për shkak të kësaj problematike.
Tashmë ka dalë lista përfundimtare dhe është shumë e rëndësishme që zgjedhësit të informohen, pasi në dijeninë time edhe bashkitë nuk është se e kanë përmbushur atë detyrimin për t’i treguar zgjedhësve ku e kanë qendrën e votimit. Rrezikojmë kaos në qendrat e votimit”, tha Pelinku.
E nderuar Kqz dhe institucionet e tjera perkatese mos i jepni shkas humbjeve te zgjedhjeve Lerini listat sic kane qene.
Rroftë Edi Rama , Ylli që shkëlqen.