“Ke qenë ushtari Berishës!" “Lidhe gjuhen!”, “Ti je peng!” Zbardhet përplasja e fortë e Alibeajt dhe Berishës në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së

22 Prill 2022, 12:08Politika TEMA

“Ke qenë ushtari Berishës!" “Lidhe gjuhen!”,

Mbledhjet e qeta me diskutime pa tone të larta dhe duke iu referuar vetëm rendit të ditës duket se do të mbeten edhe për një kohë të gjatë nostalgji në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Edhe dje në mbledhjen e shkurtër të grupit të PD-së nuk munguan debatet.

Fillimisht, kreu i Grupit të Demokratëve, Enkelejd Alibeaj, nisi fjalën duke u fokusuar vetëm te debati për pjesëmarrjen në procesin e zgjedhjes së Presidentit, por kjo temë u devijua në pjesën e parë të debatit pasi deputetët Albana Vokshi dhe Edmond Spaho i kërkuan Alibeajt që t’i çonte letër Kuvendit në mënyrë që ata së bashku me Berishën të bëhen pjesë e grupit të PD-së.

Por, kjo kërkesë është refuzuar nga kryetari i Grupit të PD-së me justifikimin se ai nuk mund të bënte të njëjtat veprime për të cilat është akuzuar Basha, të merrte vendime personale. Më pas, debati është transferuar mes Berishës dhe Alibeajt në lidhje me zgjedhjen e Presidentit.

Berisha e ka akuzuar kreun e grupit të cilin thotë se nuk e njeh si të tillë dhe se sipas tij, Kuvendi i 30 prillit do e zëvendësojë, se është peng i Taulant Ballës. Por, nuk ka munduar përgjigja edhe nga Alibeaj. Ai e ka quajtur gjithashtu peng të Berishës. Por në pak i moderuar ka qenë Flamur Noka, i cili i ka thënë Alibeajt se ka qenë ushtar i Berishës që priste në radhë për t’u takuar dhe të mos guxonte të fliste ashtu.

Jemi 5 deputetë të përjashtuar. Duhet te bëni kërkesën në Kuvend që ne të jemi pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së.

Edmond Spaho: Z. Alibeaj, përse nuk i kërkoni Kuvendit që të na konsiderojë të gjithë të përjashtuarit, bashkë me Berishën, pjesë të grupit parlamentar demokrat? Si mund të ketë bashkim kur ju mbani akoma të njëjtin qëndrim?

Enkelejd Alibeaj: Nuk zhbëj dot unë me vullnet personal vendime që janë marrë nga organe të partisë. Se akuzuat Bashën që merr vendime personale për përjashtimin e Sali Berishës, tani unë nuk do marr vendim personal për futjen tuaj. Kjo çështje është sqaruar në disa mbledhje. Kjo nuk është në rendin e ditës.

Berisha – Alibeajt: Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat, sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.

Alibeaj – Berishës: Peng je ti.

Noka – Alibeajt: Mëso të flasësh zotëri e mos guxo të flasësh ashtu. Ke qenë ushtari i tij e mbaje radhë për ta takuar. Njeriu që ka edukatë shef me kë flet ndaj lidhe gjuhën!

Enkelejd Alibeaj: Me fyerje personale mos të vazhdojë.

Berisha – Alibeajt: Ai që ndjehet opozitar i vërtetë, nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete.

Edmond Spaho: Nuk është atribut i grupit parlamentar të vendose për qëndrimin ndaj zgjedhjes se Presidentit, por e organeve drejtuese të PD-së, saktësisht e Komisionit të Rithemelimit. Grupi ka të drejtë të japë mendimin e tij, por jo të vendosë. Unë personalisht jam kundër marrjes pjesë në procesin që po organizon Rama për zgjedhjen e Presidentit. Opozita nuk mund të bëhet fasadë dhe të legjitimojë një proces farsë të PS-së për kreun e shtetit.

Dashnor Sula: Unë nuk jam për të bojkotuar proceset. Është treguar se në nuk kemi fituar asgjë nga bojkotet. Bojkotuam në 2014-n Reformën Territoriale dhe e pamë sesi e bëri Rama. Më pas bëtë çmendurinë kolektivë që dogjët mandatet dhe serish e patë se si përfunduam si opozitë.

Bëtë serish çmendurinë me zgjedhjet lokale dhe sërish u penalizuam. E pamë në 6 mars sa e vështirë është. Ne nuk përfitojmë asgjë nga bojkotet e proceseve. Çfarë na pengon ne deputetët e opozitës që më 28 firma të çojmë propozimin tonë në Kuvend. Pastaj le t’i mbesë maxhorancës turpi i zgjedhjes. Tani thoni që Presidenti është pa kompetenca dhe Rama e zgjedh vetë se i ka votat. Po ishte marrëveshja e 21 prill 2008 që e beri Presidentin pa kompetenca që unë së bashku me disa kolegë në atë kohë votuan kundër kësaj…

Ilda Dhori pyet Alibeajn: Çfarë po ndodh me faqen zyrtare të “Facebook”-ut të PD-së. Nuk publikohet asgjë, as fjalët e deputetëve në Parlament, as diskutimet në Komisione.

Enkelejd Alibeaj: Do rregullohet…

Sali Berisha: Opozita s’mund të përfaqësohet kurrë me të emëruar nga Taulant Balla. Kjo praktikë merr fund e s’do e njohë kurrë PD-ja një praktikë të tillë. Denoncova me forcën më të madhe praktikën mafioze që ndjek Edi Rama për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Praktikë që diskrediton institucionin dhe vet zgjedhjen e Presidentit.

Praktikë kjo që përlyen qartësisht me aspektet e saj mafioze çdo lloj pjesëmarrje në një proces, të cilin në kushte normale duhet të merrnin pjesë të gjitha palët, praktikë që s’ka asnjë qëllim tjetër veç të nxjerrë nga zyrat e tij njeriun që do dhe që komandon. Denoncoj këtë farsë të shëmtuar. Kur ajo zhvillohet me zarfe sekrete brenda grupit, si do jetë ajo me opozitën. Më thoni ju mua, kush u propozua nga anëtarët e grupit parlamentarë? Ai që do Rama u propozua. Ndaj u vendos sekreti. Thirret shoqëria civile. I thotë mos trego emra, por dërgoi me e-mail. Nuk mundet opozita të legjitimojë një proces. Rama s’mund të poshtërojë grupin e tij dhe opozitën.

Enkelejd Alibeaj: Do duhet që në mënyrë kolegjiale të diskutohet me të gjithë deputetët për këtë arsye u la një mbledhje tjetër ku do merren opinionet për secilin deputet. Mbledhjet kanë gjithmonë zhurmë, sepse gjithmonë vjen Berisha pa asnjë lloj roli. Ai është influent me qëndrimin e grupit. Unë mund t’ju them mendimin tim. Procesi i zgjedhjes së Presidentit është i rëndësishëm. Pavarësisht kompetencave të rrudhura. Pavarësisht faktit që me ndryshimet kushtetuese të 2008-s, zgjedhja e Presidentit degradon me 74 vota. Ju e kuptoni sesa penalizuese është për opozitën.

Në një formulë tjetër do kishte legjitimitetin për t’i futur këmbët në një këpucë maxhorancës. Rama se ka të drejtën të zgjedh Presidentin e Republikës. Rama se ka të drejtën as me shumicën e thjeshtë. Mori 74 vota në Parlament nga masakra e vitit 2021. 4 deputetë të vetë nuk përfaqësojnë zërin e qytetarëve. Dy janë mbas qelisë dhe dy të tjerët janë shpallur “non grata” për një arsye shumë të rëndësishme. Për blerje votash. Edhe në këtë aspekt është i delegjitimuar.

Ajo që duhet të ndodh është presidenti i shqiptarëve. S’mund të rrudhet procesi i zgjedhjes së Presidentit i futur në zarfe, por këtu do duhet të përballet opozita. Ka dy rrugë, njëra me bishtin ndër shalë të shmangemi. Kjo s’ka funksionuar dhe s’duhet të na funksionojë. Ne duhet të përballemi me regjimin e Ramës, jo duke ikur, por duke ia grisur maskën. Presidenti simbolizon edhe gjysmën e njerëzve që përfaqëson opozita.

Kjo duhet të jetë një qëndrim që do duhet të zhvilloj një proces që të respektoj figurën e transparencës. Ne duhet të bëhemi zëdhënës të shqiptarëve jashtë zarfeve dhe jashtë vendimeve që jepen në emër të të tjerëve që nuk i përfaqëson. Përballja me regjimin duhet.

Sali Berisha: Do mblidhet kongresi do zgjedh nënkryetarin dhe këshillin kombëtar, por unë nuk e njoh Alibeajn si kryetar Grupi. Unë nuk pranoj vendime të paqena. Unë ndaj jam këtu, sepse nuk njoh vendime të paqenë për përjashtime.

Alibeaj: Berisha vjen i paftuara dhe kjo është e qartë tashmë. Qëndrimi që bëhet fjalë ka qenë i konsultuar me 32 deputetët. Shumica dërrmuese ranë dakord për atë paket parimesh që synon bashkimin e demokratëve. Qëndrimet e deputetëve të lirë është e qartë. Çdo deputet ka të drejtën që të bëj propozime për ato që mendon se i bashkon demokratët. Në fund, e cakton grupi me kolegjialitet që e vendos. (Panorama)

16 Komente

  1. K
    Komentator Politik

    Aty ku ka zë s'është pa gjë. Debate politike duhet nëse teksti përmban interes të përgjithshëm dhe jo vetjak.Gjithçka duhet të ngelet në kornizën e monologut pluralist ku bindja tyre do jet e shpejt.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Gerdeci

      Sali Berisha eshte tradhetar i kombit dhe nje psikopat i rrezikshem ne dem te proceseve demokratike prandaj Spak ka pritur shume per ta arrestuar dhe çuar ne banken e te akuzuarve ate.

      Përgjigjjuni
    2. t
      tony

      kush e beson kete estrade qe luajne para papullit jeta aktore me maska?

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Zhdukeni ate plak matuf. Sali Berisha ka pjerdhur me kohe,vuan ngs prostati.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Elisa-beth Spiropalikari

          Vranapordha jot shoqe besoj ti jep keto informacone. Kurvickë e papare eshte. Ja merr ne goje Sales dhe I fut gishtin deri ne prostat...qe ti prishet ne goje

          Përgjigjjuni
          1. N
            Na mbyten idiotet e Komunistit Sali

            Ti qenke trap fare per zotin. Edhe sikur Vranakonti të doje t'ja marre ne goje Berishes, nuk e le ti, sepse me zënë radhen 24 ore. Ti mor kaqol, dhe ai matufi katunar komunist Berisha, nuk keni pune ne PD. Nuk është Partia e juaj. PD është krijuar si parti e djathte e shtreses se lartë intelektuale. Nuk është krijuar PD per katunare komuniste si ty dhe Berisha. Alibeaj është nga shtresa e lartë e djathte, por vjen Berisha, nje komunist katunar i ndyre, dhe ka goje të flasë me Alibeajn. Të me falni ish komunistet e ndershem qe kane mbetur ashtu si ishin, të varfer dhe të ndershem. Ndersa komunistet katunare të ndyre si Berisha kerkuan të kthehem ne demokratë brenda nates. Por akoma kane Enverin ne zemër sepse e kane patur idhull. Ndersa ti qe shkruan me pseudonimin Spiropali, ti je koqe kandari, dhe nuk ja vlen të merresh me ty.

            Përgjigjjuni
        2. 1
          1

          Saliut vetem ciftja i mungon te shkoj per gjah se zagarin e ka.Ai qohet FLAMUR NOKA

          Përgjigjjuni
          1. q
            qytetar

            Jeni sklĺeverit e Bishes.Ushtari eshte figure e nderuar ne popull. Ose me sakte Ju jeni Zagaret kur Bisha del per gjah.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkodrani katolik

              Taman zagari Noka.Se Muli me fol nuk di,veç me leh si i zoti qeni Berisha. Mul Noka i vetmi deputet ne glob qe nuk di as edhe nje gjuhe te huaj....

              Përgjigjjuni
              1. B
                Beratasi

                Mire Saliu qe eshte nje maskara i deklaruar por ky Alibeaj eshte me i keq akoma, nuk gjeti ndonje fytyre tjeter PD per ta vene te flase por kete futyredhelpren e perlyer neper afera korruptive.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tualet Palla

                  Po ky rrokjetari Alibytha kur ndjehet kaq King pse nuk ben nje parti me vehte? Zar I Rusmajlit ka qene. Ai e solli ne PD.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fetai

                    Ky alihoxhe fytyrepalari, don EDI paloken perballe, se ai ija drejton suratin ketij legeni qe saliu dikur e beri gomarin kale me shale! Zhdukeni kete fytyreqelbur Jo nga parlamenti por edhe nga antaresia e PD! O strazimir Ku je!

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dardan

                      Enkelejd Alibeaj rjedh nga nje fis trimash te mencur te Shqiperise, nuk eshte dur me pre dhe katil i ardhur nga Uralet e Rusise.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Elisa-beth Spiropalikari

                        Si quhet ky fisi o Kardon ?

                        Përgjigjjuni
                      2. A
                        AB

                        Fetahi O kokrra e katunarit Paloka e Strazimiri jane dy idiote ,njesoj si ty dhe te hane karin

                        Përgjigjjuni
                        1. l
                          lushi

                          Me siguri edhe gazetaruci qe e ka pergatitur kete ese duhet te ete nga veriu se ka shkruat rapa dapa!Na myten venalinjte,na myten.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje