
Nga Ylli Pata
Emërimi i një ambasadori “politik” nga Presidenti Amerikan nuk ndodh shpesh, madje shumë rrallë. Megjithatë, nën presidencën Trump ritet e ngurosura të politikës amerikane nuk janë më një totem politik, pasi suprizat e tronditjet po i lënë vendin njëra tjetrës.
Gjithsesi, duhet thënë se emërimi i ambasadorit të ri të SHBA në Tiranë nga kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte një lajm, që natyrisht ja vlen të marrë vëmendjen e të kuptohet përseja për të shkuar tek një prognozë, natyrisht relative dhe më shumë hipotetike.
Në historikun diplomatik të dekadave të fundit, presidenti i SHBA emëron ambasadorë “politikë”, do të thotë emra të rëndësishëm jashtë trupit diplomatik të armatës së Departamentit të Shtetit në vende të mëdha, apo në shtete me peshë të rëndësishme për SHBA e posaçërisht për politikën e Presididentit. Të paktën në Ballkanin Perëndimor, SHBA nuk ka pasur një ambasador “politik” në një periudhë të gjatë kohe. Duke përjashtuar rastin e ambasadorit Chris Hill në Serbi, i cili u emërua në një kohë kur ishte tërhequr nga shërbimi diplomatik. Dërgimi i Hill në Beograd ishte një sinjal i rëndësishëm i Presidentit Joe Biden për të kryer një mision special. T’i qëndrojë afër sferës politike më të madhe ruse në Ballkan për ta kontrolluar apo menaxhuar diplomatikisht.
Ndërkaq, Presidenti Donald Trump, qoftë në mandatin e parë, qoftë në të dytin, peshat e rënda të diplomatëve i ka rezervuar për vendet e rëndësishme, si për shembull Charles Kushner, përkatësisht krushkun e tij në Paris, apo Richard Grenell, i cili shërbeu si ambasador në Berlin gjatë mandatit të parë. Ndërkaq, personazhet të besuar brenda rrethit të afërt janë dërguar në vende të rëndësishme si Izraeli apo vendet e tjera aleate të Lindjes së Mesme.
Në rajonin tonë, emërimi që bëri përshtypje së fundmi ishte ai i gazetares Kimberly Ann Guilfoyle, si ambasadore në Athinë.
Kaliforniania Guilfoyle, një personazh i rëndësishëm i MAGA-s dhe rrethit të afërt të Trump ishte edhe në Tiranë së fundmi, ku u takua me kryeministrin Edi Rama. Investimi i fuqishëm i gjigandit ExxonMobile në ujrat e Greqisë është një sinjal i rëndësishëm për këtë emërim. (Një tjetër emër i njohur për ne, përkatësisht Yuri Kim, është një nga drejtuesit e gjigandit amerikan të hidrokarbureve).
Pikërisht, duke u nisur nga kjo logjikë dhe traditë, ka bërë lajm emërimi në Tiranë i një ambasadori që nuk vjen nga shërbimi diplomatik.
Bëhet fjalë për gjenralin lejtnant Eric P. Wendt, dekreti për të cilin ka mbërritur edhe në Senat. Gjenerali Wendt, një ushtarak i nivelit të lartë që ka drejtuar Komandën e Operacioneve Sppeciale të NATO-s, ndër të tjera është i specializuar për çështjet e Lindjes së Mesme, ku ka shërbyer edhe si konsulent për marrëdhëniet ndërmjet Izraelit dhe Autoritetit Palestinez. Në shtatorin e vitit 2020, gjatë mandatit të tij të parë, Presdenti Donald Trump e emëroi gjeneralin Wendt si ambassador në Katar, por kandidatura e tij nuk arrit të shkojë në senat, pasi siç dihet në nëntor të atij viti, Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale.
Emërimi i gjeneralit që ka shërbyer për 30 vjet në elitën e forcave speciale amerikane, atë të berretave të gjelbra, ka shkaktuar mjaft diskutime e natyrisht hipoteza, pore dhe teori konspirative në rrjeti dhe në emisionet televizive.
Ku janë prodhuar mjaft versione të shkaqeve, pasojave dhe peshës që do të ketë veterani i këmbësorisë së US Force në selinë e Rrugës së Elbasanit.
Megjithatë, fakt është që nuk duket, e nuk ka sit ë jetë një rastësi ky emërim, i cili ka edhe sinjalin, apo peshën e tij specifike. Që do të sqarohet edhe më shumë gjatë hiring-ut që gjenerali Eric Wendt do të ketë në Komitetin e Punëve të Jashtmet ë Senatit Amerikan.
Megjithatë, si për ta ilustruar këtë lajm, me një zhvillim të disa viteve më parë, duket se puzzle merr një formë së paku më të plotësuar.
Bëhet fjalë për Janarin e vitit 2022, përkatësisht më shumë se 4 vjet më parë.
Në atë kohë, Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale në Europë (SOCEUR) ka njoftuar se një shtab i saj pararojë do të ngrihet në Shqipëri.
Pas publikimit të këtij lajmi, pati edhe një deklaratë të Kryeministrit Edi Rama në atë kohë, i cili theksoi: “Doli deklarata e Komandës së Forcave Operacionale Speciale të SHBA e cila operon për Europën dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës së forcave operacionale speciale. Venddodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë një ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët tanë shqiptarë.
Pjesa më e rëndësishme është që sot kemi marrë një lajm fantastik që kemi disa kohë që punojmë, është shprehje e një besueshmërie shumë të lartë dhe bashkëpunimi shumë të afërt. Falenderoj publikisht që se kam me fort qejf por duhet bërë.
Realisht Yuri Kim duhet falenderuar për lehtësimin që i ka bërë këtij ndërveprimi duke na mundësuar që të jemi në një komunikim më të lartë prej një kohe të qendrueshme dhe pse jo të gjatë. Për ata që qahen, ku i kemi armët, helikopterët, pushkët, etj jemi një vend i NATO-s, dhe tashme kemi shtabin bazë të Forcave Operacionale Speciale të SHBA-ve”, tha Rama, në janarin e 2022.
Gjasat janë që ai angazhim ushtarako-politik i SHBA ka ardhur koha të konkretizohet dhe të menaxhoheet nga një profesionist i dorës së parë, i cili përveç spaletave të gjeneralit do të ketë dhe ato të kryediplomatit amerikan në Shqipëri.
TemA
Kushner nuk eshte diplomat, eshte sipermarres njelloj si Trump dhe i denuar me burg per kanosje dhe mashtrim... Trump i dha falje presidenciale dhe e emeroi ambasador ne France! Vetem gafa ka bere qe kur ka ardhur ne France... vetem diplomat nuk eshte!!! Eshte thjeshte babai i dhendrrit!!!!
Nganjehere ne kemi tendencen te mbi-interpretojme veprimet e administrates amerikane dhe te mendojme qe logjika e tyre ndjek linja koherence, sic ka qene tradita e atij shteti. Pershtypja ime eshte se administrata amerikane eshte se fundi me shume impulsive dhe i ngjan me shume lojtarit te pingpongut sesa atij te shahut.
Pse investimi Amerkan me Exxon Mobile per nafte ne “ujrat eGreqise”? Jane nedetin Jon, te Shqiperise dhe Greqise. Mundesia me e madhe eshte per Nikelin e Korces…
Sa hamendje qe bejme per ti dhene rendesi vetes. Ne praktike emrimet politke behen ne vendet qe nuk kane rendesi politike ose jane te sigurta politikisht ne varesi te shtet qe ben emerimet. Emerimet poitike behen per te shperblyer presdientin ata qe e ndihmuan te fitoj zgjedhjet apo ndonje akstion tjeter qe larteson emerin e tij. Pra arsyeja eshte mjaft e thjeshte. "Ne baze te ndihmes qe i ka dhene Trump po e bejme amabasdot dhe por e cojme..... ku? ...ku?... Ne Shqiperi nuk na prish pune dhe ai eshte i kenaquer. OK do ta cojme amabasodr ne Shqiperi) Se mos harroj ne 2020 Trump e emeroj ambasador ne Qatar por nuk mundi te konfirmohej se zgjedhjet e reja u bene para konfirmimit. ( pra ja kishte borxh nje vend amabasador) Imagjnata per trupa speciale, rendesin e Shqiperise rajonit etj jane perralla qe i tregojme vetes qe te na zere gjumi rehat se jemi te sigurt.
Kesaj i thone: “pirdh o Ylli bej perona, ca te gjata ca te holla”. Dmth Trumpi do ta beje Shqiperine qender te forcave operacionale te ShBA…nderkohe qe ai do ta nxjerri komplet ShBA jashte Natos, dhe ta dobesoje Evropen. Per cfare i duhet kjo force ne Evrope dhe posacerisht ne Shqiperi?! Sa kohe eshte Trumpi ne pushtet, s’ka vendime strategjike, por vetem teka dhe qorrollepsje.
Gjeneral i kushnerit per pronat e sazanit
Diplomati profesional në të situatat, duron, qendron, flet dhe vepron me diplomaci, kurse, një person "ordiner" i "punësuar" në funksionin e diplomatit, ndonjëherë në një moment, i harron metodat diplomatike, ose ndryshe e humbet durimin dhe e flet të verteten që nuk duhej thënë....!!! Punën e ketij gjeneralit, që po vijka si ambasador i Amerikës në Shqiperi, po ta diskutojmër siç diskutohet per sportin, personalisht jam "tifoz" 100%, i ardhjes sê tij si ambasador, sepse besoj, që nuk do kalojë shumë kohë pas ardhjes sê tij në Shqiperi, kur të njifet me dosjet e Sali Shiqere Viçidolit, të Sali drogës, me Sali hajdutin, me Sali rraspihe spihunin, me Sali talibanin, me Sali Serbo-Ruso-Iraniano filin dhe me Sali shkerdhaten, qê ka quajtur Amerikën, motren e madhe të kombit Shqiptar, si një shtet kapitalisto-imperialist, qê ka dashur të bombardojë ambasaden Amerikane, qê i ka epitet-uar ambasadoret e Amerikës në Shqiperi me epitete Viçidoli, njërën Lavire, tjetren kurvë orgjishë etj etj, në një moment ketij ambasadori do ti bije poshtë maska e diplomatit dhe do kallzojë fytyren e tij të vertetë të një gjenerali Amerikan, duke e shkelur mizen e mutit Sali Shiqerja, me çizmen e tij të gjeneralit.
Fillimi i mbare, gjysma e punes. First stage: Shqyrtojme listen e ish - funksionareve te USA embassy ne Shqiperi ne lidhje me 1- Travel and Tours office ne embassy, 2- kontrata DIA CEZ me dhomen e tregetise amerikane, 3- te gjithe ish punonjesit shqiptare ne Halliburton...I Second stage: I futim ne siten financiare, i skedojme, i klasifikojme dhe i eleminojme FILLIMI I MBARE GJYSMA E PUNES...
Post Scriptum: Mbasi skedohen, klasifikohen dhe ne proceduren e CIA ( classified), do te thote nese njeri nga elementet e permendur me siper konsiderohet i rrezikshem kur krimi financiar perben element shantazhi atehere eleminohet ne vend. Perse??! Sepse njeri nga elementet e mesiperm gjate procesit te hetimit ose skedimit del se ka qene urdherues ne incidentin e plagosjes USA president Trump gjate fushates elektorale, atehere?,! "Kur miu e ben rruge" cfare ndodh??!
Mbase ve dore amb i ri dhe ndihmon eshe shqiptaret te shpetojne nga kthetrat e rames.
Une do te gjykoje ndryshe emerimin e tij ne krye te Ambasades amerikane tek ne . Deri me sot jemi shtyre si jemi shtyre pa vemendjen e duhur ne drejtim te krijimit te FA . Bota po zjen dhe konfliktet po shtohen njeri pas tjetrit . Deri me sot kemi shkuar me ato mendje se askush nuk na kercenon mbasi jemi nen nje obrelle . Jemi aleate me perendimin dhe antar te NATos. Kjo eshte e pa mjaftueshme per te qene shtet sovran kur nuk ke kapacitete te mjaftueshme ushtarake . E si mund te vazhdojme me keto koncepte kur fqinjet tane armatosen dhe kane 5 fishuar kapactetet ushtarake . Erdhi koha qe ne ti kthehemi tezes .Ta hedhim vallen ne gojen e ujkut . Shaheni nga mengjezi deri ne darke ate burre por shume gjera ,qe ishin pervoje historike e popullit tone ,tregojne se ska rruge tjeter per te qene i sigurt dhe sovran .Koncepti se kete na e ruaj greku ,kete italjani e turku nuk pranohen qe fatet e tua tja varesh te tjerve . Boll me show . Ti respektojme fqinjet eshte detyre paqeje por ti harrojme te shkuaren eshte detyre kombetare te nxjerrim konkluzjone. Boll me me kulla e gradacela per te futur ne xhep pasuri qe nje dite i hypen avjonit e i le glasat vendit per te jetuar si shejke ne cdo cep te botes . Te hedhim syte nga rritja e modernizimi i FA. Pikerishte ky duhet te jete dhe motivi i ketij ambasadori me pervoje ushtarake. Te mos lejoje Ramen e Saliun te livadhisin sic kane livadhisur deri me sot, por tu kujtoje se konfliktet sot hapen edhe nga nje ide e cmendur e se shuares .
merr nje cop leter e shkruaj nje histori .