Samiti i Diasporës, Kumbaro: Shqipja prioritet arsimor përmes certifikimit dhe standardizimit

15 Prill 2026, 11:22Politika TEMA
Samiti i Diasporës, Kumbaro: Shqipja prioritet arsimor përmes

Në edicionin e katërt të Samitit të Diasporës që po mbahet këto ditë në Tiranë, gjatë panelit dedikuar gjuhës shqipe “Standardizimi dhe certifikimi i gjuhës shqipe në Diasporë”, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro theksoi rëndësinë e politikave të qëndrueshme dhe afatgjata për ruajtjen e gjuhës shqipe në Diasporë si dhe standardizimin e certifikimin e saj.

“Migracioni dhe krijimi i komuniteteve të mëdha shqiptare jashtë vendit kanë bërë që breza të tërë të rriten në mjedise shumëgjuhëshe, ku shqipja nuk është më gjuha e shkollimit, por shpesh mbetet vetëm gjuha e familjes.

Në këto kushte, sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë janë bërë më komplekse. Nuk kemi më të bëjmë vetëm me transmetim të natyrshëm të gjuhës nga një brez në tjetrin, por me nevojën për ndërhyrje të strukturuar arsimore.
Brezi i parë e ruan gjuhën spontanisht; brezi i dytë ka nevojë për mbështetje; ndërsa brezi i tretë rrezikon ta humbasë atë nëse nuk ndërtojmë politika të qarta dhe të qëndrueshme.
Kjo është arsyeja pse diaspora duhet të shihet jo thjesht si një realitet kulturor, por si një realitet arsimor që kërkon politika të posaçme, të menduara në mënyrë sistematike dhe afatgjatë. Prandaj kemi nevoje për një Agjenci Kombëtare për gjuhën shqipe. Kjo nuk është një çështje terminologjie, por një ndryshim thelbësor në qasje pedagogjike.", tha ministrja.

Ministrja e Arsimit, gjatë fjalës së saj shpjegoi edhe vizionin mbi të cilin do të hedhë themelet kjo agjenci, duke nënvizuar se kjo sfidë lidhet drejtpërdrejt edhe me vizionin tonë për Shqipërinë 2030.
"Mësimi i gjuhës si gjuhë e prejardhjes nuk i përgjigjet plotësisht nevojave të nxënësve që e mësojnë shqipen me ekspozim të kufizuar, në kohë të reduktuar dhe jashtë një mjedisi natyror gjuhësor.
Standardizimi në këtë fazë nënkupton ndërtimin paralel të dy shtyllave: ruajtjen dhe zhvillimin e kurrikulës së gjuhës shqipe si gjuhë e trashëgimisë, dhe njëkohësisht krijimin e një kurrikule të re për gjuhën shqipe si gjuhë e dytë apo e huaj, të përshtatur me realitetin e diasporës.

Kjo kërkon gjithashtu ndërtimin e një kornize kombëtare për gjuhën shqipe, e cila të përcaktojë nivelet e kompetencës gjuhësore dhe të harmonizohet me Kornizën e Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët (A1/2 B1/2 C1/2).
Nëse arrijmë ta ndërtojmë këtë sistem, ne nuk do të kemi bërë vetëm një reformë arsimore. Ne do të kemi krijuar një urë të qëndrueshme mes brezave, mes Shqipërisë dhe diasporës, mes trashëgimisë dhe së ardhmes", tha ministrja e Arsimit.
Në fjalën e saj, ministrja Kumbaro vlerësoi veçanërisht përpjekjet dhe organizimet e mësuesve e komuniteteve të diasporës për një qasje të unifikuar të gjuhës shqipe.

2 Komente

  1. O
    O Zooot cfare tjeter do te na shohen site.....

    Trump:kom tre dite qe (i pagjume) ndjek me interes te modh ket samit/gjullurdi tourkalvanoish, sunite,bektosha,tourkotsamides,kosovare, shpellare,katholika etj kesisoi "dhiaspordhash" shperndare neper bote ene ketu m'America,me lindi idhea te kerkoj edhe une rrenjet e gjishit tem gjermon dhe njekohesisht t'mesoj ene gjermanisht.... gezuar ramazonin!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lutje per ndihme.......! Emigranti

      Kush mundet ti thote zonjes Ministre Kumbaro se shqipja ndihmohet nepermjet sinjalit te RTSh-se ne internet per emigrantet. Nese dikush na dergon ketu email ose cel te zonjes Kumbaro, do ishim shume mirenjohes.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje