Ministri Niko Peleshi iu përgjigj në seancën e sotme plenare akuzave të demokrates Ina Zhupa, e cila në fjalën e saj tha se mazhoranca po vendos ligje për miratim në mënyrë të përshpejtuar, që sipas saj u shërbejnë disa grupeve dhe partisë për fushatë elektorale.
Në replikën e tij, Peleshi tha se çdo ligj hyn në kuvend sipas procedurave të parashikuara dhe se çdo legjislacion u shërben të gjithë shqiptarëve.
Peleshi tha se akuzat e Zhupës “janë aludime për të përhapur tymnajë”.
"Parlamenti nuk bën ligje vetëm për një parti. Ligjet janë për të gjithë shqiptarët, parlamenti nuk bën ligje vetëm për një periudhë deri në zgjedhje.
Aludim për të përhapur një tymnajë. Nuk ka ligj që futet befas në seancë dhe miratohet. Ligjet kalojnë në komisione dhe shqyrtohen.. nuk kemi pse paragjykojmë çdo hap.
Projektligji për paketën e maleve nuk shpërndan grante për socialistët e zonave malore por u shërben të gjithëve… është aty për tu vënë në zbatim para apo pas zgjedhjeve", tha Peleshi.
Xerro Ushtri . Nji Kazerme ,te ber gati t'na pjekin te gjalle ,Armiqte Shekullore me Gjenocidet e tyre , ky kurv filo greke ,qe kryepederasti km e ndroj me nji kokpidh akoma me grek qe s'di me lidh ushkuret . Ptuuuh putana antishqiptare
O Mero. Pse lejoni fjale te pista! Çedukoni brezin e ri qe lexon Temen. Hiqni vetem fjalen e piste ……