Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi foli për ngritjen e Komisionit të Dezinformimit dhe Komisionin antikorrupsion, duke thënë se janë shumë të rëndësishme për vlerat e demokracisë dhe jo vetëm.
Gjithashtu ai shprehu keqardhjen që opozita nuk është bërë pjesë në këtë përpjekje për të vazhduar rrugën drejt modernizimit të shtetit shqiptar.
"Ishte udhë pa krye që s’po sillte asnjë produktet për ta. Në mars opozita ju kthye jetës normale të parlamentit, që prej asaj dite besoj se kemi pasur një sesion të frytshëm.
Një nga aktet me rëndësi ka qenë amnistia penale. Besoj se kanë përfituar një numër i konsiderueshëm të dënuarish.
Një tjetër moment i rëndësishme ratifikimi i marrëveshjes për pensionet. Marrëveshja me Italinë për emigrantët. Dhamë një shembull kontributi për krizën që ka dhe artikulon BE.
Ka dhënë një model për BE-në në lidhje me adresimin e çështjeve që lidhen me emigracionin e paligjshëm. GJK e ka certifikuar këtë protokoll.
Keqardhje që opozita nuk është bërë pjesë e dy komisioneve, të Posaçëm Anti-korrupsion dhe për Dezinformimin. Nuk lidhen me luftën politike të përditshme por me të ardhmen e Shqipërisë",- tha Çuçi.
Por lidhet me fasaden qe ripjellja don te vendose.
Opozita e sateme , me komunistin kriminel Sali Berisha dhe gjithe fundrrinat ... Plehrat e llagemeve komuniste .