Vula e partisë, Basha depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë

23 Korrik 2024, 19:38Politika TEMA
Vula e partisë, Basha depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë

Në limite të afatit 5-ditor pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit, Lulzim Basha ka depozituar rekursin në Gjykatën e Lartë për vulën e partisë.

Rekursi prej 69 faqesh është hartuar dhe firmosur nga sekretarët e PD, Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa.

Tashmë, mbështetësit e Lulzim Bashës, që tashmë quhen demokratët euroatlantikë, kërkojnë hedhjen poshtë të vendimit të Gjykatës së Apelit, të datës 11 Qershor 2024.

"Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, depozitoi sot rekursin ndaj vendimit skandaloz të 11 qershorit.

Ne nuk e pranojmë paligjshmërinë, as nuk do lejojmë që padrejtësia të triumfojë.

Vlerat themelore të demokratëve nuk mund të tregtohen në pazarin e hallexhinjëve të SPAK, partia e parë properëndimore e Shqipërisë nuk mund të jetë streha e problemeve personale të një individi në konflikt me perëndimin, votat e demokratëve nuk mund të përdoren për allishverishet mes qeverisë dhe teatëropozitës për t’i dhuruar pushtetin në tavolinë Ramës, duke mbyllur listat dhe duke shkatërruar Reformën Zgjedhore.

Shqipëria meriton më shumë", lexohet në postimin e Demokratëve Euroatlantikë në Facebook.

4 Komente

  1. J
    Jo di, por dy more koke qip.

    Bashe shtrengoje sumen nuk ka me qyl, matu me elektoratin pasi te krijosh nje parti te re me nenkryekar koqen e kandarit te prish Azgan Haleja me falni Haklaj.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Freza V

      Luli je artist

      Përgjigjjuni
      1. L
        Latif Dreqi

        Ka dhe Roland Tullac bejkon...

        Përgjigjjuni
        1. L
          Likja

          O lul mavria a marrija, ke filluar me endra ne diell. Ik ore trushpelare ,se te pret burgu, ke vrare ke vjedhur. Je shitur ,ore njeri pa bythe k..qe e koke.....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje