Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seancën plenare! Sot dorëzojmë rekursin në GJL për vulën

23 Korrik 2024, 12:35Politika TEMA
Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat ka paralajmëruar pazarin e rradhës sipas tij mes Sali Berishës dhe Edi Ramës se ditën e premte do të mbylli sërish listat.

Basha tha se duke qenë se të dy kanë problem me drejtësinë, me mbylljen e listave duan që mos të kenë grupe parlamentare, por grupe kamikazësh që të mbrojnë veten.

“Dyshja e tangos, ka mbyllur pazarin që ditën e premte me sebepe e justifikim të neveritshme, të bashkojnë votat për të kaluar këtë atentat kushtetues”, u shpreh Basha.


Ndër të tjera, ai theksoi se Gjykata Kushteutese, e ka shpallur si antikushtetuese paktin mes Berishës dhe Ramës në 2008, për të mbyllur listat.

Sipas tij, ky pakt mes opozitës dhe maxhorancës, ” i shërben Edi Ramës dhe Sali Berishës të konsolidojnë kontrollin mbi vartësit e tyre”.

“Duan të mos kenë grupe parlamentare por grupe kamikazësh për të mbrojtur veten e tyre nga drejtësia”, tha ai më tej.

Basha: Në seancën e fundit, është pakti i 2008 Edi Ramës dhe Sali Berishës për të mbyllur listat që rihapi Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj. Sot qytetarët kanë të drejtë të votojnë dhe vendosin vetë se kujt ja japin votën dhe kë dërgojnë në parlament.

Ndryshe nga pakti Bersha-Rama, që kjo e drejtë ju ka kaluar kryetarëve të partive me supozimin që përzgjedhja e tyre do të shmangte kandidatë më të kaluar problematike, por që nuk ndodhi këtu. Që në 2009, persona me të shkuar kriminale infiltruar parlamentin se deputet.

Që në 2021 kemi kërkuar hapjen e listave, por që u shpërdorua, duke bërë një gjasme hapje, që ruante 1/3 të listës si monopol të kryetarëve të partive. GJK e ka rrëzuar dhe e ka quajtur antikushtetuese.

Tani, dyshja e tangos, ka mbyllur pazarin që ditën e premte me sebepe e justifikim të neveritshme, të bashkojnë votat për të kaluar këtë atentat kushtetues. I shërben Edi Ramës dhe Sali Berishës të konsolidojnë kontrollin mbi vartësit e tyre. Duan të mos kenë grupe parlamentare por grupe kamikazësh për të mbrojtur veten e tyre nga drejtësia.


Basha tha gjithashtu se sot do të dorëzojnë rekursin për vulën në Gjykatën e Lartë.

1 Komente

  1. H
    Hajde bucko ktheu nga ke ardhur, por kujdes se mos

    Ashtu eshte e vertete nuk e luan as topi i serbeve, Lul ke "haruar" te shkuaren tende kur punoje ne Kosove per UNMIK pa diplome por me deftese pjekurie ate te gjimnazit dhe dorzoje listat emerore te ushtarebve te UCK tek daj Fazllici dhe ishe deshmitar i shtepise se VERDHE ne Shqiperi ku serbeve u merreshin organet duke ja percjelle keto shpifje te derguarit te kurves Kari Del Ponte. Sa per listat e hapura emerore per deputet ja u dhjet te gjitheve, je i vetmi Kryetar Partie kur ke qene i PD se trasheguar nga krimineli Sali qe lista e mbyllura i dorzoje ne KQZ 10 minuta para mbylljes se afatit ligjor dhe ne to vendosje cfare te donte pidhi duke servirur ne Parlament parazite Dash Shehun, Fatmir Mediun e me rradhe dhe ke denigruar figura qe mbanin gjalle PD e shkaterruar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje