Zbulohen 3 lejet e ndërtimit që Sali Berisha firmosi për fshatin turistik ku ka vilën. Ja si Argita transformoi një shtëpi 50m2 në vilën perandorike D5

23 Korrik 2024, 10:50Politika TEMA
Zbulohen 3 lejet e ndërtimit që Sali Berisha firmosi për fshatin

Hetimet pasurore të SPAK-ut ndaj çiftit Meta-Kryemadhi kanë vënë gishtin në plagën e shumë pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve. Ashtu siç tregoi ish-Presidenti Ilir Meta pasi doli nga disa orë pyetje, SPAK ka nisur të verifikojë origjinën e pasurisë të politikanëve nën hetim, duke kërkuar për shembull, se në ç’mënyrë Ilir Meta u bë pronar i vilës luksoze në Gjirin e Lalzit deri edhe duke hetuar se kush ja ka pajisur me mobilje dhe se me ç’para është paguar lulishtja luksoze përreth saj.

Në këtë mënyrë u mësua se vila e Ilir Metës është ndërtuar me një leje ndërtimi dhënë “Lura shpk” nga Këshilli Kombetar i Rregullimit të Territorit (KKRT) te drejtuar nga Ilir Meta në data 16.09.2000 kur ishte kryeministër i një qeverie me shumicë socialiste. Por tani, siç e ka konfirmuar prokurori Altin Dumani gjatë nje bashkebisedimi me gazetarë, hetimet pasurore kane filluar edhe per familjen Berisha.

Kur Ilir Meta në maj të 2010 merr vilën e Gjirit të Lalzit falë nje kontrate misterioze ''shkëmbimi'' (sic ka deklaruar Monika Kryemadhi pa shtuar detaje), ai ishte sërish në qeveri ne posicionin si zv.kryeministri, këtë herë në koalicion me Sali Berishën. Edhe Sali Berisha (përmes vajzes së tij Argita dhe dhëndrrit Jamarbër) është bërë pronar i një vile luksoze me kodi ''D5'' pak metra distancë nga ajo e Ilir Metës në të njëjtin fshat turistik.

Siç ka zbuluar redaksia investigative e Shqiptarja.com edhe Sali Berisha, ashtu siç kishte bërë Ilir Meta kur ishte kryeministër, i ka dhënë të njëjtës firmë ndërtuese ''Lura shpk'' disa leje për të zgjeruar fshatin turistik të Gjirit të Lalzit që në këtë mënyrë shndërrohet në një lloj Blloku veror pushimesh të qeveritarëve të Partisë Demokratike dhe të LSI-së.

Me 18 janar 2008 Sali Berisha në cilësinë e kreut të ri të KKRT miraton një studim urbanistik për një sipërfaqe 59.090 metra katrorë (parcela 4) dhe më pas me 13 janar 2009 aprovon një ndryshim urbanistik dhe një leje të re sheshi ndërtimi për fshatin turistik (parcela 5).

Me 1 qershor 2012, gjithnjë në krye të KKRT, Berisha miraton studimin urbanistik pjesor, zonë hotelerie dhe rezidenciale, pjesë e parcelës 9A pronë e familjes Cenaj, prape kompania zhvilluese ''Lura shpk'' për një sipërfaqe 6 hektarë.

Me 10 maj 2013 (pak javë nga zgjedhjet dhe kur tashmë i ndërgjegjshëm se është afër mundësisë së humbjes së pushtetit) Sali Berisha firmos një tjetër leje zhvillimore komplekse për ndërtimin e rezortit turistik “Lura”, gjithnjë për shoqërinë ''Lura shpk''.

Ai fshat i vogël turistik i inauguruar nga Ilir Meta që për të shkuar aty (siç ai vetë kujton) duhej helikopter, sapo u transformua në një vend pushimesh për familjen Berisha dhe të shumë ministrave të tij, u bë një nga fshatrat turistikë më luksozë të qarkut të Durrësit, i pajisur edhe me një rrugë të re të shpejtë të financuar gjithnjë nga qeveria e Partisë Demokratike.

Ashtu siç po e bën me Ilir Metën, SPAK ka nisur hetime pasurore edhe mbi familjen Berisha për të kuptuar (mes te tjerash) se me çfare fonde dhe në ç’mënyrë u bënë pronarë të vilës gjigande ''D5'' në Gjirin e Lalzit, aktualisht nën sekuestro për hetimet e skandalit të ish-klubit Partizani. Pasi edhe kjo vilë, ashtu si ajo e Metës, është e veshur me mister. Siç ka zbuluar redaksia investigative e Shqiptarja.com duke verifikuar të gjitha deklaratat e pasurisë të familjes Berisha, herën e parë që flitet për të, është në deklarimin e pasurisë të 2014 referuar viti 2013, kur Argita Berisha deklaron bashkëpronësinë e 50 % të një vila prej 50 metra katrorë në Gjirin e Lalzit e blerë sipas saj në 2004 për 50.000 euro dhe më pas “e rikonstruktuar”.

Por, a është kjo e vërteta? Vila buzëdetit që do të bëhej e Berishës me numrin ''D5'' ndodhet në zonën ''D'', ajo më luksoze të kompleksit. Siç është e dukshme dhe nga planvendosja e hartuar në fazën e projektimit që Shqiptarja.com ka siguruar, ne zonën ''D'' te fshatit turistik nuk ekzistojnë vila me një sipërfaqe 50 metra katrorë siç deklaroi Argita Berisha, por vetëm vila prej dy katesh me një sipërfaqe 300 metra katrorë, pra gjashtë herë më të mëdha se sipërfaqja e deklaruar. Të njëjtën siperfaqe gjigante ka edhe vila ''5D'' qe do te marre familja kryeministrore. Argita Berisha ka deklaruar një siperfaqe dhe nje shumë më të ulët se ajo reale për të fshehur origjinën e parave të përdorura për blerjen? Apo ka marrë një favor special dhe atë vilë e ka paguar me të vërtetë 1 të 6 e vlerës së saj reale? Po në ç'këmbim e ka përfituar këtë nder?

Gjëja e dytë e dyshimtë është se kontrata e blerjes rezulton e firmosur nga Argita Berisha jo në 2004 si pretendon ajo, por në 29.4.2013 dhe në fakt edhe çertifikata e pronësisë mban datën 23.05.2013. Pikërisht në të njëjtën ditë, pra me 10 maj 2013, siç edhe e pamë, Sali Berisha firmos në favor të kompanisë ''Lura shpk'' që po ndërtonte në Gjirin e Lalëzit një leje të re zhvillimore komplekse për ndërtimin e rezortit turistik “Lura” pikërisht aty ku kanë vilën Argita dhe bashkëshorti dhe ku babai kryeministër kalon fundjavat dhe pushimet verore.

Duke krahasuar dy fotot ajrore të zonës, duket se mes 2004 dhe 2013 vila ''D5'' e familjes Berisha realisht ndryshon. Madje sipas deshmitarëve ajo u prish totalisht dhe u rindërtua nga e para, si duket edhe nga ndryshimet e arkitekturës në krahasim me vilat e tjera. Me siguri vila e Berishes zmadhohet mëtej si përmasë dhe rritet edhe në lartësi duke u bërë në këtë mënyrë vila më e madhe e të gjithë vilave të tjera në këtë fshat turistik. Argita Berisha ka deklaruar nje kosto vëtëm prej 45.000 euro për punimet e zgjerimit dhe të rikonstruksionit të vilës. Por ama, duke parë përmasat e vilës te rikonstruktuar dhe luksin e saj, shifra reale duket të jetë shume shume më e lartë: Me cilat fonde është mbuluar diferenca mes shpenzimeve minimale të deklaruara për punime rindertimi dhe kosto reale? Dhe cila firmë ka realizuar punimet? A është përdorur e njëjta metodë me të cilën SPAK dyshon se ka përdorur dhe Ilir Meta, që do të thotë se për shembull lulishtja e tij e mrekullueshme  e vilës është realizuar nga një firmë që ndërkohë fitonte tendera publikë?

Do të jetë SPAK që do ta zbulojë këtë edhe për vilën e familjes së Berishës. Por ajo që dyshohet është se punimet e rikonstruksionit duket të jenë bërë pa leje: Pra vajza e kryeministrit gjatë kohë kur babai ishte në krye të detyrës, ka ndërtuar në Gjirin e Lalzit në mënyrë abuzive, duke realizuar pa leje një vilë gjigande me dhjetëra dhoma, sallone, impjant panelesh diellore dhe një park përreth. Mes vitit 2004 dhe 2013 vila presidenciale e familjes Berisha ishte mesa duket pa asnjë dokument, por duke parë afrimin e zgjedhjeve dhe humbjen e mundshme, familja Berisha u mobilizua për t’u bërë në rregull me letrat.

Ja pse shfaqet vetëm me datë 29 prill 2013 kontrata e blerjes dhe 5 ditë më pas, pra me 4 maj 2013, Argita e Jamarbër Malltezi legalizojnë vilën me Aluiznin duke paguar 950.000 lekë dhe duke u bërë në këtë mënyrë edhe pronarë të nje pjese tokës. Vetëm 19 ditë me vonë, pra me 23 maj 2013, marrin në kohë rekord çertifikatën e pronësisë. Sic a pame në të njetën kohë, pra me 10 maj 2013, Sali Berisha kishte firmosur një tjetër leje zhvillimore komplekse për ndërtimin e rezortit turistik “Lura”, gjithnjë  në favor te shoqërisë ''Lura shpk''.

Mungonte vetëm një muaj nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013: ato zgjedhje do të shënojnë fundin e qeverisë Berisha. Pushtetin në fakt e kanë humbur, por të paktën, vila buzë detit dhe zgjerimin e fshatit turistik e kanë shpëtuar. Deri sa nuk kishte një prokurori të pavarur si SPAK, manipulime të këtij lloji mbeteshin si sekrete në sirtarët e institucioneve. Por SPAK tani duket e vendosur të hetojë mbi origjinën e e pasurive të pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve dhe shumë shpejt edhe misteret e vilave të Gjirit të Lalzit do të fillojnë të qartësohen. Pas hetimeve pasurore mbi Ilir Metën dhe Flamur Nokën (edhe ai i perfolur si pronar i nje tjeter supervile në Lalëzjo larg nga ajo e shefit te tij), i ka ardhur radha më në fund edhe Sali Berishës dhe familjes së tij të japin llogari për pasuritë e tyre./ Shqiptarja.com

26 Komente

  1. N
    Njerez te paskrupullt !

    Ja si jane perdorur pasurite qe i takonin cdo qytetari apo cdo familie shqiptare ! Miliarda Euro ! mos te flasim per pasurite theset e fshehura dhe te shperndare ne njerezit e tyre te besuar !

    Përgjigjjuni

      1. T
        Tallavaja

        Dode Doci, pronar i Lura Shpk, e njeh mire kete metode, te korruptimit te politikaneve. Thirreni ate ne SPAK, mos i beni gje, por thuajini qe do te sekuestrojme cdo gje qe me, apo do te ngrijme aktivitetin, nese nuk tregon tere pislleqet qe ke bere me Ilir Metaj dhe Sali Bwrishen apo edhe shume te tjere atje rrotull. Ndryshe, te njohim mire sa vlen, qe nga shkolla e me pas. Kaq per tani.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Saliu dora vetë

          Kjo eshte nje nga ato qe Salì Berisha ka firmosur per te marr rushfet,po ju tregoj nje rast tjeter.Para zgjedhjeve te pergjitheshme te vitit 2013 Saliu firmosi lejen e ndertimit te komplesit The Best Construcsion pran TEGUT pyesi Flamur Noken sa canta me Euro morri?

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkembi

            Kaq pak?! Ky vampir e perdori Shqiperine si prone te te atit, por tejkalimi erdhi me vrasje e shqiptareve. Dhente zoti marrte c’meriton!

            Përgjigjjuni
            1. r
              rofte vampiri - u shofshin zagaret

              Shkembi ! Per cilin Ate e ke fjalen !? Biologjik apo qe e ka rritur !?

              Përgjigjjuni
            2. Blloku i PPSH duket si kopsh fëmijësh, para “blloqeve-komplekse” rezidenciale ku rrinë politikanët sot.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bektashiu i Tomorit

                Nuk kane te mbaruar pislliqet e Saliut dhe Like floririt te tij . Sa shume e kane vjedhur dhe dhunuar kete popull ! E kane gjetur gjuhen e perbashket spiuni serb me ate shqiptar , per te bere batredine me gjakun dhe pronat e shqiptareve , prandaj jane bere si te marre . Mos i zente dita, inshallah .

                Përgjigjjuni
                1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                  Ju kujtuat se privatizoi vetëm PD-në!

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    diana

                    Me keto fakte kurrupsioni i thoni atij gazetaruci blendi fefziuuu te mos thote genjeshtra ne tv.. por te vertetat e ndyra te politikaneve te kesaj kohe hipokrite qe por nji kohet te shkurter u bene pasanike miljarderesh me kapiale prona pa fund.Vjedhja e buxhetit te shtetit po rendon vendin ,kush do te pergjigjet.apo eshte personale???Spaku e byroja kombtare e hetimit po ecen me guxim ne zbulimin e ketyre krimeve te papara .

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lasgushi

                      Të djegë,shkatërojë vrasë e të mundohet të zhdukë Shqipërinë,kjo Bajgë.E të ketë sy e faqe pretendime,të vazhdojë të jetojë ky,pela sërbe dhe faqedjegura,së bashku me debilin borsalino, në këtë vilë të xhvatur në tokën e këti vëndi fukara,ska bythë ku të rijë.Prandaj o bura SPAK sekuastrojani.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rrebeli

                        Gjetje e sakte : blloku I Lenka cukos e co eshte nje vete ne uje perpara jetes dhe pasurive te Sali Berishes , Fatos Nanos , Ilir Metes dhe Edi Rames , pa ne vleresuar Flamur Noken , Tabaket , Xhackat etj. etj. Keta Jane apogjeu I se keqjes , I vjedhjes dhe plackitjes , I percudnimit te ketij vendi te bukur , nga ku shqiptaret Po ikin nga syte kembt . Keta Jane mizoria qe u Bejne leksione nderi e morali 24 ore permrs gojes se fevzinjeve , rakipeve , cimpekeve e ... I njihni se aty I keni sot e 30 vjet .

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Ska gje, ne demokratet ne byth e kishim dhe...

                          ...ne byth e kemi. Vota jone eshte per berishen

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            ILLYRIA

                            Pothuajse cdo njeri po te marre ate qe nuk i takon ndoshta edhe me shume, te vjedhe e shvas pasurite e te tjereve me ndihmen e Berishes , sigurisht do ta puthe atje ku sthuhet komunistin Berisha............Ju jeni turpi dhe poshtersia e atij vendi se nuk keni as karakter e as moral..........poshtersia dhe tradhetia jane per ju babe e nene......Ju as i modhi Zot nuk ka si tju ndihmoje.......ju fytyren mund ta keni si njerez te zakonshem, por te tille nuk jeni.....ju nuk e meritoni fjalen Njeri.......

                                    2. I
                                      I drejti

                                      He mo te persekutuar e pate vilen e xhaxhi Sales.Te djathtit te b.....Per vete mori prona po pronareve apo noc rrokun.Pse su dha edhe atyre nje cop toke ne Lalez apo slinte rradhe Likja.Mbajeni tju rroje per vere.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Atdheu

                                        Po e zeme sikur e ka ba me leket e veta ce ka dashe gjithe ate salltanet.Se ai thoshte bllokmenet me duar te pastra apo bani ce them une e mos bani ca baj une.Zhgenjim turp.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Emigranti

                                          Sali krimineli tere jeten e tij politike ka punuar vetem per familjen e tij po boll ma hapet barkun me nje plere lo beini presion Spakut ta ngjeshi ne burg e ti sekuestroje pasurite se sa ka e tre Shqiperia e ka vjedhur Sali qeni e Likja me Mutniken .

                                              Haram i pac votat qe ti dhame ne 92.O ZHGENJIM e TMERR i MADH.Pse ti dhame per te pasuruar veten familjen e njerezit e tu.Po njerezit e thjeshte nuk duan vila apo ju fale aparrtamentet e Enverit.Jua kalova bllokmeneve.Ti nje cop fshatari bashke me ate fshatarin tjeter Liken me vila ne Lalez po ish pronaret mor pushta.Yttt.ptu.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. V
                                                Vicidoli

                                                Kafsha e uritur me emrin Sali nga bythegrisur i Vicidolit na behet me saraje dhe pellet nga minarja cdo nate qe tu tregoje njerezve se beni si them une por mos beni si bej une. Ketyre ndyresirave duhet sekuestruar cdo gje.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Luihji

                                                  O popull shikoni cfar eshte bere nga te pangupurit kriminela vec per veten o populli mbeti dyerve te gjykatave per 30 vjet per te drejten e prones nuk ju japin keta e zgjellin pronen e tjerakujt per vete

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje