Avokati Romeo Kara thotë se me marrjen e çështjes së ’21 Janarit’ nga ana e SPAK, do të kemi hetim në themel dhe rikualifikim të veprës penale.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kara u shpreh se Sali Berisha mund të cënohet nga deklarimet e Lulzim Bashës.
Ndërsa Ilir Metën, Kara e cilësoi sebepin që çoi në protestën e 21 Janarit, për shkak të korrupsionit të tij. Kara tha se SPAK duhet të hetojë pronat e Metës.
“Tani do të kemi hetim në themel, nga e para. Do të kemi rikualifikim të veprës penale. Do të kemi një hetim në gjithë zinxhirin komandues të Gardës, por edhe personat që kanë ndikuar në prishjen e provave.
Nëse Basha do ishte peng, nuk do ishte ndarë nga Berisha. Bëhet fjalë për serverin, ka pasur filmime por edhe inçizime. Ka pasur edhe persona të tjerë të huaj, që kanë ardhur atje për të ndihmuar. Ka pasur shkelje të të gjitha normave ligjore.
Poltikisht, Berisha ka dy ditë që kërkon të afrohet me grupin e Bashës dhe Bashën. Është e vlefshme të thirret Basha, Berisha ka frikë dhe mund të cënohet seriozisht nga deklarimet e Bashës. Berisha është personi kyç, ka zotëruar pushtetet kudo ku ka qenë. Meta ishte sebepi, ka qenë korrupsioni i Metës. U çua opozita e asaj kohe.
Politika nuk është vetëm numër, por edhe moral. Unë sugjeroj SPAK të shkojë të shohë, joins avenue Londër 18, është pronë 46 milionë euro. Ka edhe 700 mijë euro rent të paguara nga Qipro. Ka të bëjë me një politikan shqiptar. Kemi bishop avenue, prapë në Londër. Janë bërë me offshore. Kjo ngjarje duhet zbardhur”, theksoi ai.
Nga brenda Prokurorisë së Tiranës nga 2 ish Oficerë të Policisë Gjyqsore thuhet se, materialet/provat kryesore të 21 Janarit 2011 janë zhdukur nga njerzit e Berishës dhe PD në Prokurori. Ky veprim është bërë që në atë kohë, pikërisht që në orët e para ku provat kryesore janë prishur shumica që në ved-ngjarje nga njerzit më të besuar të Sali Berishës në Polici, Gardë dhe Prokurorinë e Tiranës dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Në 2013 sapo u mësua se PD humbi Zgjedhjet, është bërë një kontroll Top Sekret në ambjentet e Prokurorisë së Tiranës dhe Laboratorin e Kriminalistikës së Policisë së Shtetit, për të parë nëse kishte ngelur ndonjë material/provë nga vrasjet e 21 Janarit 2011. Në zhdukjen e materialeve/provave të vrasjeve të 21 Janarit 2011 janë përfshirë disa persona me emër, që janë dhe sot personat më të afërt dhe KILLERA të familjes Sali Berisha dhe gjenden sa në PD dhe në Sistemin e Drejtësisë. Gjin Gjoni di shumë si-qysh-tek, Agron Kuliçaj di shumë si-qysh-tek, por dhe Lulëzim Basha di shumë dhe do duhet të thirret nga SPAK për të treguar, gjithashtu dhe Flamur Noka di shumë dhe çfarë roli ka pasur në kërcënimin e punonjësve në Policinë Kriminale që u morën me provat në momentet e para pas vrasjeve dhe shpërndarjes së Protestës. Edhe në SHISH ka pasur materiale për 21 Janarin 2011, por përsëri vazhdon "qetësia" që tregon se, njerzit e Berishës dhe PD në këtë institucion shumë të rëndësishëm zbulimi çfarë nuk kanë bërë, mbuluar, zhdukur, manipuluar për t'i shërbyer "Shefit Perandor" Sali Berisha. Tani SPAK do duhet të hetojë gjithçka nga fillimi, ku më e rëndësishmja është rikthimi i materialeve të Serverit të KM ku ka boll materiale e prova.