Kur flet Ilir Meta për 21 janarin!

22 Korrik 2024, 19:10Politika TEMA
Kur flet Ilir Meta për 21 janarin!

Kur sheh Ilir Metën të flasë për 21 janarin, të kujtohet vargu shekspirian: "O turp, ku e ke skuqjen?!"

Por kjo racë e dalë boje politikanësh, që kanë bërë çdo gjë në kurriz të popullit, duke i marrë gjithçka dhe duke mos i dhënë asgjë, i kanë ditët në liri të numëruara.

Lajmi i mirë është që SPAK nuk pyet as për këlthitjet, as për fletë-rrufetë e tyre.

Ilir Meta nuk është vetëm shkaktari kryesor i 21 janarit, por ai është i vetmi politikan i certefikuar si hajdut me zë dhe figurë, arsyeja e të cilit e shkaktoi atë ditë të trishtë për të gjithë shqiptarët.

Nëse për të tjerët ka dyshime, për të nuk ka, sepse ka dalë cullak përpara të gjithë njerëzve.

Si për t'u shpërblyer për atë që shkaktoi, Edi Rama e gradoi, së pari, kryetar Kuvendi dhe, më pas, president, pasi Sali Berisha e kishte shpëtuar më parë nga dënimi në gjykatë, duke shantazhuar Gjykatën e Lartë një ditë përpara vendimit.

Kjo klasë hipokrite politikanësh duhet të marrë fund, ndaj e vetmja shpresë të rrafshojë poshtërsitë dhe hipokrizinë e tyre ngelet Prokuroria e Posaçme, që u rri të gjithëve te koka si 'shpata e Demokleut', që herët a vonë, do t'ua presë fijëzat e mashtrimeve dhe të manipulimeve. (Namir Lapardhaja)

5 Komente

  1. S
    Shkembi

    I lumte bytha dhe hic te mos e rruaj, derisa drejtesia ecen me hapat e breshkes

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patriot

      Gjykata e larte! Kisha e vendit! Fisnike dhe shprese per te ardhmen e shqiptarve ne glob!

      Përgjigjjuni
      1. T
        T

        Po te dun amerikanet kta te gjithe bejne.harakiri .por ata sdun ta bejne se skan interesa per ktu .

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bregdeti

          Te lumte pena more gazetar. Nuk besoj se do ket drejtesi njerezore por ka edhe trima me drejtesi qe mud te mbeten ne historin e shqitarve te pas diktatures politikoekonomike. Dhoksa to theo

          Përgjigjjuni
          1. V
            Visi

            Kur flet Likja per 21 janarin te vjen per te dhiere jo vetem qe i tere vendi zbarkuan ne Tirane per skajun e atij bajge qe u kap me presh ne duar po edhe i certifikuar ne shume raste te tjera si hajdut me cizme e i paskrpullt .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje