Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt dhe shkarkimi i Çuçit, Rama takim me Ballën e Gjiknurin në vilën qeveritare

10 Korrik 2023, 14:10Politika TEMA

Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt dhe shkarkimi i Çuçit,

Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme është takuar me disa përfaqësues të Partisë Sociliste pas zhvillimeve të fundit në këtë forcë politike.

Mësohet se kreu i qeverisë është takuar me Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Ulsi Manjën dhe Engjëll Agaçin tek Vila 30.

Takimi vjen pasi shkarkimit nga detyra të Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe propozimit në këtë post të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.


Ndërkohë po ashtu gjatë ditës së sotme u bë publike kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për të arrestuar Arben Ahmetajt dhe kontrollin e banesës së tij.

Kujtojmë së Bledi Çuçi u shkarkua nga posti i ministrit të Brendshëm pas skandalit ku djali, Rexhepi dhe vëllezërit e ish-deputetit të PS-së dhunuan brutalisht me shkopa bejsbolli dhe i drejtuan armë dy kushërinjve të fisi Maja pas konfliktit për guroren në Krujë.

2 Komente

  1. S
    Salkari

    Po me Mehdiun cbet mor qelbsit e SPAK ut ?? Po me Salianjin ?? Po me dosjet Klubi Partizani , Gerdeci , 21 Janari , Rruga e Kombit , Financimet ruse per ciftin Metaj - Kryemnadhi , CEZ me keto nuk meret SPAK-u ??? SPAK u formua te godase vetem te majtet ????????

    Përgjigjjuni
    1. Flisni aresyes!

      SPAK-u eshte formuar te merret me qirjet e Almes dhe ti beje iso dobiçit te Sheqere kurves. Me keto merret SPAK. Flaka i dalte!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje