Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u shpreh sot se rritja e qëndrueshme e ekonomisë konfirmon progresin e pandalshëm të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Koçiu solli në vëmendje në rrjetet sociale rezultate konkrete, si rritja e pensioneve, ulja e papunësisë, rritja e investimeve të huaja dhe e të ardhurave nga turizmi.
Numri dy i qeverisë theksoi se tashmë ka paga dhe pensione më të larta për qytetarët, ndërsa papunësia është në minimumin historik prej 8.1%.
Po ashtu sipas zv/kryeministres, janë regjistruar rekord investimesh të huaja që arrijnë në 1.6 miliardë euro në vit.
“Kemi mbi 20 mijë biznese të reja vetëm gjatë vitit 2025. Po ashtu kemi 5.72 miliardë euro të ardhura nga turizmi”, nënvizoi Koçiu.
Ky progres, sipas zv/kryeministres Koçiu, hap një kapitull të ri për vendin, duke krijuar më shumë mirëqenie për qytetarët, nxitur investime strategjike, përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe duke çuar përpara “Punët e Shqipërisë” drejt standardeve europiane.
Kociu, mos u merre me keto, mbasi ke lene pularine vetem.
Sa tē shesim drogē plot, republikēn e kemi tē fortē.
O kociu po per ke zhvillohet Shqiperia, se per shqiptare jo....!
Koçiu, kështu të ka urdhëruar shoku Edi të thuash?
Ku eshte mireqenia per qytetaret moj debile. A jane qytetare ata 550 mije pensioniste qe marrin me pak se 200 mije leke ne muaj. Ju aq leke i shpenzoni ne dite vetem per kozmetike. Zoti marrte hak per cfare po i beni ketij populli.