Ç’kodimi i “Rithemelimit 2.0” që vjen nga baçja e parme e Berishës

27 Korrik 2025, 20:03Politika TEMA

Ç’kodimi i “Rithemelimit  2.0” që vjen nga

Nga Ylli Pata

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen politike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston një zakon.

Pak i çuditshëm dhe në dukje paksa absurd që në vitet 90 të shekullit të shkuar, e jo më sot që duket mjaft anakronik, kur edhe “Perandori” më i fuqishëm i botës “Donald the Orange” i ka treguar të gjithëve kuzhinën e perandorisë.

Gjithsesi, fjalët anakronizëm, demode, apo të lashta nuk kanë shumë kuptim për politikën shqiptare, e cila ka nisur të duket si një rezervat tërheqës.

Pasi, mjedisi i saj nuk është thjeshte një rezervat i përshtatshëm për safari, por ka edhe më shumë se kaq. Mund të udhëtosh në kohë, natyrisht jo në rezervatet me marioneta high tech të Steven Spilgergut, por në një Jurasic Park të vërtetë.

Ku dinosaurët, ata me mish dhe kocka jo vetëm ekzistojnë, por janë edhe trend, ngaqë shumë spin-doktorë dhe profesorë të paneleve e pikturojnë si varianti ekzotik i komandantit Che.

E në këtë jurasikun tonë këtu, nuk ka nevojë për “Origjinën e Specieve” për të lexuar politikën, pasi miliona vite të dikurshme janë koha që jetojmë. Pa qenë shprehje metaforike.

Në këtë logjikë, për tu kthyer te doket klasike të doktorit, “bahçja” e tij e mbështetësve mediatike ka qenë gjithmonë kolorite në përhapjen e legjendave urbane mbi sjelljen në publik dhe jashtë.

Sipas njërës prej tyre, në qëndrimet e tij ka dy gjëra që duhet të dëshifrohen. Berisha ka dy palë spin-a; njërin që përfaqëson mendimin e tij zyrtar personal, e njërin që përfaqëson qëndrimin zyrtar të PD-së.

I pari, ka shumë më rëndësi se i dyti. I pari nuk punon në paradhomën e doktorit në PD, është jashtë aty ku gatuhet baruti dhe C4 e propagandës së fuqishme kundër armiqve të Sali Berishës. i dyti, është zyrtar dhe skrivaninë e ka afër doktorit në ish-selinë e SHQUP, Ku koordinon pikat e përgjithshme të PR-it kryesisht në panelet e darkës, ku dhe dërgohen apo “këshillohen” emrat e “kalorësve sulmues”.

Dhe këto ditë, i pari pra, ai që përfaqëson mendimin “zyrtar” personal të Sali Berishës, hodhi kushtrimin e një “Rithemelimi 2.0”. Natyrisht që ai qëndrim nuk ka mahnitur askënd. Por ka dhënë një sinjal, për të gjithë ata që mendojnë se edhe mund të “çahet blloku” siç do të shprehej Frrok Çupi.

Në PD ka njerëz, të lashtë që kanë kaluar dertet e para me doktorin që i dinë përmendësh huqet e doket e tij, por çuditërisht edhe nga ata që në kohën e Berishës ishin kërthinj ose me pantallona të shkurtra si për shembull Gaz Bardhi apo Ervin Saljanji. Mësimi i kodeve dhe huqet është një nga manualet që mësohet në armatën e “Che”-së së Jurasic Park-ut shqiptar.

E sipas “kodifikuesve” të vjetër të kësaj gjuhe antike, i bie që “Rithemelimi 2.0” nuk është gjë tjetër, veçse një paralajmërim për të gjithë ata që kanë menduar të rebelohen, qoftë edhe për “divanin e vezirëve”, pra për një intrigë më të vogël.

“Rithemelimi I” ndodhi si një skenar i përgatitur në letër, ku partia do t’i merrej me çdo kusht Lul Bashës dhe “pretorianëve” të tij me shkop bejzbolli dhe spry me piper, me çdo kusht e çdo mjet. Maksimumi do të thirren ata që kishin pranuar të tradhëtonin “ish-delfinin” që u kthye në Judë apo Brutt.

Këtë e kuptuan shumë mirë të vjetrit e PD-së, të cilët as nuk u afruan në rikthimin e Berishës, pasi e dinin se gjithçka është një skenar i shkruar. U afruan një pjesë e atyre që pas 8 janarit, natën vonë shkuan në zyrën e katit të 20, por edhe disa të tjerë.

Ca me iluzione se mund të çanin, si përshembull Evi Kokalari, por edhe të tjerë “kokëfortë” që gjithë jetën kanë bërë beteja në mjedisin e ashpër të PD-së, ku natyrisht nuk kanë qenë të mirëpritur. Si Muslym Murrizi, Gazmend Oketa, Aleksandër Biberaj e të tjerë, të cilët nuk qëndruan gjatë.

Kësaj radhe, kushtrimi pë “Rithemelim”, ngjan si një thirrje me rreze të mesme veprimi. Pak a shumë si te filmi “Kapedani”, ku xha Sulo shef ëndërr se komandon bateritë e topave me dy të shkulura të mustaqeve. Po doktori, vërtetë është xha Saliu, por mustaqe nuk se ka pasur, madje legjendat thonë se nuk i janë dirsur kurrë…

TemA   

15 Komente

  1. N
    Nje Zote edin kus e mbron !

    Teori koti shkrime koti ketu 35 vjete... Nje njeri i vetem si Organizatore normal me disa mbeshtetes rreth e perqarke, te djegi te shkateroi te vjedhi te jape urdhera per vrasje dhe te dali gjithmone fitimtare kundra nje Populli te tere ! nje Zote e din.... dhe te dali kundra Drejtesise akoma me keqe nje Zote e din... Si ka mundesi nje njeri dhe Drejtesia nuk ka mundesi ta plasi ne Burg per te gjithe krimet qe i ka bere secilit shqiptare dhe shqiperise ! nje Zote edin se kush embron....se Herojnte jane per te vrare njeri tjetrin per nje gardh apo nej meter Toke te Xanun...ndersa Drejtesia kete kriminel se Areston dote akoma ?

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Po qe se akoma merreni me njē plak tē rrjedhur, ju jeni mē tē pjerdhur se ai.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Morfologu

        "k"! Ke harruar tre germat pasuese qe formojne emrin tend.

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Vetëm qorrat injorantë,me të meta të theksuara mendore mund të shkojnë akoma tek ballkoni i të korruptuarit non grata universal. Je i justifikuar.

          Përgjigjjuni
    2. N
      Nje Zote edin kus e mbron !

      Teori koti shkrime koti ketu 35 vjete... Nje njeri i vetem si Organizatore normal me disa mbeshtetes rreth e perqarke, te djegi te shkateroi te vjedhi te jape urdhera per vrasje dhe te dali gjithmone fitimtare kundra nje Populli te tere ! nje Zote e din.... dhe te dali kundra Drejtesise akoma me keqe nje Zote e din... Si ka mundesi nje njeri dhe Drejtesia nuk ka mundesi ta plasi ne Burg per te gjithe krimet qe i ka bere secilit shqiptare dhe shqiperise ! nje Zote edin se kush embron....se Herojnte jane per te vrare njeri tjetrin per nje gardh apo nej meter Toke te Xanun...ndersa Drejtesia kete kriminel se Areston dote akoma ?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kris

        Merua dhe Pata e tij jane si dy tartabiqe qe fryhen duke thithur gjakun e Sali Babe Berishes.Sa te rroje saliu ushqimin dhe fryrjen e kane te siguruar

        Përgjigjjuni
        1. v
          veterineri

          Po "rosa" jote ku futet çtu?

          Përgjigjjuni
        2. I
          Irma

          O Yll, ckodim eshte emer I formuar me parashtesen c, e cila I jep kuptim te kundert. Kodim, ckodim. Nuk perdoret apostrofi. Perdoret peregrine pyetes"c" qe eshte shkurtim I cfare, kur pyesim, por pa apistrof. P.sh. C'kodim perdorte Berisha ne dokumentation e shitjes se armeve Serbise? Ketu mund te vije apostrof.

          Përgjigjjuni
          1. A
            AI - i "Shqipêrisë pa këneta"!

            mos e vrisni mëndjen kot: Doktor vdekja ka mbrapa nje superfuqi qe e mbron! Ndryshe nuk do ti shpetonte kurre burgut me gjithe krimet qe ka bere!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pensionisti i Porcelanit

              Perbindeshi ordiner Salih Berisha, bir dhe dhenderr i Serbise, njeri nga tre agjentet e famshem serbo-greko-francez te Ballkanit, per 35 vjet i ka nxjerre dhe po e shemton Sistemin e Drejtesise ne gjoja Shqiperine Demokratike.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sali Berisha ne Litar

                E mbron Pellumb Pelinci i cili e ka deklaruar se Ai e vuri dhe Ai do ta heq ???? Jemi ne pritje !!!!!

                Përgjigjjuni
                1. t
                  timo

                  Mos e ndy emrin e Che-së!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. "
                    "BOHOTINA"

                    Ky SaliHu nuk ka lene gje pa i bere vendit. Deri ne lufte civile e futi. Nuk vazhdoj dot me bemat e gjemat e perbinshme te tij se i dini. Po kohet e fundit mesova dicka tjeter te tij. Tere ajo shpure pa tru qe ka rreth vetes, secilit i ka derguar nje leter me firmen e tij dhe u ka falur dicka nga hallemashja Shqiperi. Jam habitur, sikur ia kish lene vendin i ati...

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Luani

                      Ky eshte bere si mut i prishur.., po kaqe te pjerdhur jane keta te pd..!!

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Me dhimbje , Po ...

                        Te gjithe ne shqiptaret e mbrojme Berishen . Paradoks ? Jo , per fatin tone te keq , kjo eshte e vertete . Qe kur doli ne skene , ai ( S. B) u bartete me vete mallkimin dhe urimin , dashurine dhe urrejtjen ... Te dyja apo te gjitha kahjet e kthyen ne nje simbolike ku disa mbeshtesin shpresen per me mire dhe per te tjere e shikonin si Terr , si shkaterrim ... Dhe S. Berisha , mes ketij dueli te pa fund , hodhi shtat dhe , per te keqen e te gjitheve , vazhdon te vegjetoje . " Per gjithcka Njeriu eshte vete fajtore " , thote diku F Kafka . Une do te shtoja se edhe popujt , per gjithcka , Jane vete fajtor . S. Berisha nuk qendron atje me uren e zjarrit ne dore duke shkrumbuar kete vend , prej heroizmave te idioteve flamurnoke , paloke , voksh e ... apo nga " Mencuria " langaraqe " e gjekmarkeve... Jo , ate e mbrojme dhe e mbajne faktor te gjithe . Sigurisht ata qe merren me zejen pushtetore , Jane kontribues me superior . Qendrimi qe Po mbahet ndaj Berishes , ne bindjen time , provon se ne si komb jemi shume larg per te kuptuar e per te shijuar vlerat e lirise .

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje