“Koha të rishikojmë ligjin për komisionet hetimore”, Rama: S’mund të ngrihen komisione në bazë të thashethemeve

24 Nëntor 2023, 14:29Politika TEMA

“Koha të rishikojmë ligjin për komisionet hetimore”,

Rama: Së pari, ne nuk negociojmë me non gratën dhe e asnjë zëdhënës të non gratës. Këtë e kemi thënë që ditën e parë dhe nuk është e re. Non grata dhe zëdhënësit e tij që kanë marrë përsipër që për një hall krejtësisht personal me drejtësinë e re të kthejnë parlamentin në një shesh për të bërë përshesh dhe i gëzohen faktit që ndezja deri dhe e flakës në sallën e parlamentit merr dhenë nëpër të gjithë mediat e botës a thua se kjo sjell gjë tjetër përveç zhgarravitjes së imazhit të Shqipërisë, janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre. Parlamenti ka rregullat e veta, ka edhe kufizimet e veta sepse në kushtet kur rregullorja e parlamentit përcakton si masën më ekstreme nga vetë parlamenti përjashtimin për vetëm 10 ditë edhe të një zjarrvënësi atëherë ne nuk na mbetet asgjë tjetër përveçse me qetësi dhe durim të presim që drejtësia të bëjë drejtësi mbi ata që pengojnë forcërisht ushtrimin e detyrës së të tjerëve. Nga ana tjetër, këtu nuk ka asgjë për të negocionuar për shkak se është krejt e pavërtetë që kom hetimore mund të ngrihen thjesht dhe vetëm sepse një numër i caktuar firmtarësh iu teket të ngrenë një komision hetimor. Mënyra se si ngrihen komisionet është e përcaktuar në ligj dhe koornizuar edhe nga vendimet e Kushtetueses sepse po të ishte Kushtetuese në cdo nisëm për ngritjen e komisionit atëherë gjykata aso të kishte mundur të shpallte komisione antuikushtetuese hetimore sic edhe ka shpallur, që do të thotë me rastin e ngritjes së një komisioneve antikushtetues ka gabuar kuvendi, që kur kuvendi ngre një komision hetimor duhet ta ngrejë brenda kornizës kushtetuese dhe duke i marrë parasysh të gjithë to përcaktime të ligjit për arsyet pse dhe për mënyrën se si ngrihet një komision hetimor. S’mund të ngresh komisione bazuar në thashetheme që i ke përhapur vetë. Kjo nuk mund të bëhet pavarësisht se mund të kesh një mandat deputeti dhe deputetë që firmosin që thashethemet që ke përhapur të kthejnë në komisione hetimor. Së treti, është koha që të rishikojmë ligjin për komisionet hetimore duke marrë parasysh eksperiencën e gjithë ketyre viteve dhe dështimet e panumërta të komisioneve në gjithë këto vite. Dhe ky komision nuk është ngritur sepse nuk ka pasur vullnet nga anën tjetër për tu përfshirë ndërkohë kemi punuar gjatë këtyre muajve dhe kemi komnsideruar dy drejtime. E para, integrimin e vendimeve të Kushtetueses për komisionet në ligjin e komisioneve hetimore dhe e dyta, burimin e vetë ligjit tonë të komisioneve që është ligji gjerman i komisioneve hetimore.

Kam të gjithë studimin nga grupi i punës për të ndërhyrë në ligjin për komisionet hetimore. Një nga të dhënat është që Shqipëria mban numrin rekord, me diferencë, për numrin e komisioneve hetimore që ka ngritur në gjithë këto vite. Nëse i referoheni historisë së komisioneve hetimore, dhe nxirrni përfundimet se cilat kanë prodhuar rezultat, dhe ose cuarjen përpara organeve të drejtësisë të gjetjeve me gjasë, të natyrës penale do shihni se është bërë shumë zhurmë në vite për shumë pak gjë. Ne nuk mund të jemi rast unikal në Europë, për mënyrën si i trajtojmë komisionet hetimore por edhe në këtë pikë, duhet të jemi një vend europian.

2 Komente

  1. a
    ardit

    O pis ,o djali i vasesit...ata deputete i kane zgjedhur sqiptaret de ligji te detyron te bashkepunosh.Nuk ke faj ti...1000 vete duhen te te vene flaken ...se e ke bere Shqiperine si pone te nde e te Zahos.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      BRAVORAMA MOS JA HAP SHTEGUN!!!!TI DREJTOHEN GJYK. KUSHTETUESE , NDERKAQ SHIKO PUNEN MOS MER SHUME ME KUFOMAT E SALEHKARAXHICIT, ILIRMUTPRESIDHJERIT POR EDHE LULBASHOVICIT QE DUHET TE PERGJIGJET NJESOJ SI SALEHU PER 21JANARIN ,PER SHITJEN E DETIT GERQISE ,PER VJEDHJEN NE RR.E KOMBIT ,PER PARATE RUSE E TE TJERA LIDHUR ME PISLLEQET ME UCK DHE DOSJEN QE KA PLOTESUAR BASHKE ME ALBINDENOVICIN KUNDER KUPOLES SE LAVDISHME TE UCK

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje