Komisioni i Ligjeve/ PS kërkon të futen në ‘sitë’ politikanët, jo spiunë në Kuvend. PD: Shqiptarët duan të mësojnë të vërtetën, s’janë hakmarrës

21 Shtator 2022, 12:23Politika TEMA

Komisioni i Ligjeve/ PS kërkon të futen në

Komisioni i Ligjeve është mbledhur ditën e sotme dhe po shqyrton projektligjin e propozuar nga socialistët me anë të të cilit kërkohet dënimi i krimeve të së kaluarës duke vendosur në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nëse ata kanë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani.

Nga ana tjetër, PD ka depozituar amendamente, që kërkojnë hapjen e plotë të dosjeve të ish-sigurimit. Kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj tha se përjashtohet vetëm hapja e dokumenteve që prekin sigurinë kombëtare, ose ato dokumente që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me shtetet e tjera. 

Alibeaj theksoi rëndësinë e deklasifikimit të dokumenteve që njihet ndryshe hapja e dosjeve, duke iu mundësuar qytetarëve shqiptarë që të njihen me të vërtetën mbi të shkuarën, teksa nënvizoi se kjo nismë nuk do të çonte në hakmarrje mes qytetarëve shqiptarë.

“Historia ka provuar se shqiptarët nuk janë hakmarrës. Ajo pjesë që ka pësuar që ka vuajtur a treguar se nuk janë hakmarrës. Nuk kanë urrejtje, kane vetëm një kërkesë; të drejtën për të njohur të vërtetën se çfarë ka ndodhur. Është detyrimi ynë që si ligjvënës që të ndërtojmë mekanizma ligjorë të nevojshme, për atë që ne përfaqësojmë.

Duke i hapur rrugë deklasifikimit të plotë të gjithë dokumentave e të ish sigurimit të shtetit. Diskutimi për deklasifikimin, apo hapja e dosjeve ka qenë i pranishëm gjatë këtyre viteve në tryeza të ndryshme. Kuvendi ka bërë disa përpjekje në këtë drejtim, përfshirë të fundit në vitin 2015 për të drehtën e informimit për dokumentet e ish sigurimit.

Ne besojmë se këto janë përpjekje të pamjaftueshme. Për shumëkënd hapja e dosjeve ka qenë o një diskutim i parakohshëm,  që mund të shtynte shqiptarët drejt hakmarrjes. Ky skepticizëm ka rezultuar se nuk është i vërtetë. Askush nuk ka kërkuar hakmarrje. Një gjë ka ngelur, interesi për të ditur të vërtetën. Ka ngelur edhe psikoza e shantazhit. Shoqëria shqiptare e këtyre 30 viteve ka ngelur në gjurmët e koshiencës që ishte një situatë jo e mirë ajo se çfarë ka ndodhur përgjatë periudhës së sistemit komunist.

Në emër të grupit parlamentar të PD paraqesim këto amendamente që çdo qytetari t’i jepet e drejta për të njohur historinë e regjimit komunist”, deklaroi Alibeaj.

 

1 Komente

  1. S
    Shpani ( Spanet )

    Ky esht një proqest i doemosdoshëm për tu zbardhur , se pse polikika apo politikanët e pezmatuar kan ndenjtur boll nën hienat e grabiteqareve e të ardhur ketu si Tabor ?.. Si mund të ecësh natën pa han dhe pa drit ?.. ????

    Lini një Përgjigje