Në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë do të mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve për të shqyrtuar propozimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike si dhe 2 kërkesat e depozituara nga Partia Socialiste.
Partia Socialiste ka propozuar ngritjen e dy Komisioneve të reja të posaçme, përkatësisht një për realizimin e Reformës Zgjedhore dhe tjetrin si Komision i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.
Ndërkohë Partia Demokratike ka depozituar kërkesën “Për zhvillim të mocionit me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë” në lidhje me gjetjet e OLAF për Fondet nga programi IPARD.
Mbledhjet e mëparshme të Konferencës së Kryetarëve janë shoqëruar me përplasje të forta mes palëve dhe me debate. Një çështje e ngritur vazhdimisht nga demokratët ka qenë ajo e zhvillimit të seancës për prezantimin e planit të qeverisë, si dhe është kërkuar dhe shkarkimi i Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Akuzat ka qenë të shumta për mazhorancën, nisur që nga shkelja e rregullores së Parlamentit dhe Kushtetutës e deri tek heqja e të drejtës së fjalës në Kuvend.
Sikur nuk i NJOHIN zgjedhjet keta, do ti dorezonin mandatet dhe Saliun! Apo thjeshte Sali e edvin tallin trapin me shqiptaret??!! Eh...!!!